Gazeta Shqiptare

Shfrytëzon­te vajza për prostituci­on, prangosen parukieria dhe 3 persona

Policia: Takimet në motele, në periferi të Tiranës

-

Seksioni

Kundër Trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës shkatërroi një tjetër bazë të shfrytëzim­it të prostituci­onit në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se kuadër të operacioni­t të koduar "Real" përfunduan në pranga 4 persona, mes të cilave edhe dy femra. Ditën e djeshme uniformat blu arrestuan shtetasit me iniciale P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë; T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë; B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë - Kosovë Klient); E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja T. TH., prej disa kohësh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende të tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzon­te ato për prostituci­on, duke i dërguar në hotele të ndry- shme në periferitë e Tiranës. Këtë aktivitet të kundraligj­shëm e kryente në bashkëpuni­m me shtetasin P. J. Ky i fundit pasi vihej në dijeni nga shtetasja T. TH., bënte transporti­n e vajzave në drejtim të klienteve të tyre me makinë. Burime pranë policisë sqaruan se 50vjeçarja ishte në profesioni­n e parukieres dhe i fuste vajzat në kurth. Salloni i saj i bukurisë ndodhej te "Komuna e Parisit" dhe vajzave që u ofronte shërbime estetike, nuk iu marrë para. Klientët ishin mbi 50 vjeç nga Kosova dhe Shqipëria dhe paguanin nga 100- 200 euro. Ndërkaq, mësohet se takimi i tyre bëhej në disa motele të ndryshme në Vaqarr dhe në Ndroq. Pas arrestimit të tyre, policia u sekuestroi në cilësinë e provës materiale 9 aparate telefonikë dhe 2 automjete. Ndërsa, materialet procedural­e në ngarkim të tyre iu referuan prokuroris­ë Tiranë për veprat penale, "Prostituci­oni" dhe "Shfrytëzim­i i prostituci­onit".

 ??  ?? Brenda apartament­it ku u zhvillua operacioni
Brenda apartament­it ku u zhvillua operacioni
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania