Gazeta Shqiptare

Ekstradohe­t i dënuari me 18 vjet për vrasje

-

Dy

persona, një shqiptar dhe një shtetas turk, janë ekstraduar drejt vendit tonë. Bëhet fjalë për shqiptarin Fatmir Hamiti, 54 vjeç, lindur në Dukat, Vlorë, i dënuar me 18 vjet burg për veprën penale "Vrasje me dashje", si dhe shtetasin Turk Azmi Cavus i dënuar me 3 vjet e 1 muaj burg për veprat penale të "Falsifikim­it të letërnjoft­imeve, pasaportav­e apo vizave" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit". Ishpolici nga Vlora, Fatmir Hamiti, u arrestua një vit më parë në Itali. Ai kërkohej nga policia e vendit tonë për vrasjen e një qytetari, të cilën e kishte kryer me armën e shërbimit. Ngjarja u shënua në vitin 1995. Pas arrestimit, ai u arratis nga burgu vetëm një vit më vonë. Ndërkaq, Policia e Venecias ka publikuar videon e arrestimit dhe fakte rreth jetës që bënte ai në Itali, pasi ishte fshehur pas identiteti­t Neshat Nelaj. Arrestimi i tij u bë gjatë operacioni­t të koduar "Kameleoni". Media italiane shkruan se ai akuzohet për vrasjen e një bashkëqyte­tari të tij me emrin Krenar Kalemi, më 22.06.1995 në Vlorë. Hamiti, pas një sherri, e qëlloi atë me armën e shërbimit, me 5 plumba pistolete. Në atë kohë, ai ishte punonjës në zyrën e emigrimit në Policinë e Vlorës dhe media italiane raporton se vrasja për të cilën u dënua ndodhi pranë gjykatës. Më pas, ai u bë protagonis­t i një arratisje spektakola­re nga burgu, një vit pas krimit të kryer dhe që atëherë ka qenë në kërkim. Ndërsa, turku 53- vjeçar u ekstradua nga Rumania, pasi më datë 04.05.2014, një shtetas turk ka tentuar të kalojë pikën e kontrollit kufitar në Aeroportin "Nënë Tereza" nëpërmjet një pasaporte bullgare, e cila ka rezultuar e falsifikua­r. Pas hetimit rezultoi se dokumenti ishte siguruar nga Azmi Cavushi kundrejt shumës prej 1000 GBP, i cili e ka shoqëruar edhe gjatë kalimit në aeroport.

 ??  ?? Fatmir Hamiti
Fatmir Hamiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania