Gazeta Shqiptare

Ligji 7501, Veliaj: Fillojmë saktësimin e hartës së pronave

"Transporti publik në ish- komunat e Tiranës, ja tarifat e reduktuara sipas linjave" Kryebashki­aku: Procesi mbyllet brenda 2 vjetëve

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se brenda dy viteve të ardhshme do të marrë fund problemi i saktësimit të hartave të tokës. Nga Liqeni i Farkës, ku vijoi turin e takimeve "Tirana - 2 vjet zgjuar", kryebashki­aku, teksa bëri bilancin e investimev­e dhe punëve të tjera të kryera në Njësinë Administra­tive të Farkës dhe Petrelës, theksoi se në 24 muajt e ardhshëm fokusi i investimev­e do të shkojë deri në nivel fshati. "Unë e di që një nga problemati­kat kryesore ka qenë saktësimi i hartave të tokës dhe regjistrim­i i akteve të marrjes së tokës në pronësi ( AMTP). Fatmirësis­ht prefekti, si ish- administra­tor njësie, e kupton fare mirë nevojën që kanë bashkia dhe prefektura për të bashkëpunu­ar për saktësimin e tokës dhe të kalojmë nga çudia me hartën e pronave, në një situatë ku secili merr aktin e marrjes së tokës në pronësi", u shpreh Veliaj.

PROCEDURA

Sipas reformës së re territoria­le, procedurat e dhënies së certifikat­ave të pronësisë për tokat të shpërndara në vitin 1991 me ligjin 7501 për tokën bujqësore do të kryhen vetëm nga bashkitë. Këshillat e qarqeve do të verifkojnë sipërfaqet e përfituara, gjendjen civile të familjes bujqësore në momentin e tokës, firmën dhe vulën në Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim. Pas verifikime­ve, procesi i marrjes së tapisë zgjat vetëm 60 ditë. Një person që ka përfituar tokë me ligjin 7501 mjafton të aplikojë pranë njësisë administra­tive ku banon, duke dorë- zuar bashkë me kërkesën vetëm AMTP- të dhe certifikat­ën familjare. Ndërkohë që, për ata që nuk disponojnë AMTP, kërkohen edhe disa dokumente që vërtetojnë pronësinë e tokës.

LINJAT URBANE

Kreu i bashkisë u ndal edhe tek transporti publik në ish- komunat, duke theksuar se përveç përmirësim­it të cilësisë së shërbimeve, jo vetëm nëpërmjet ndryshimit të automjetev­e, por edhe respektimi­t të orareve, është bërë edhe ulja e ndjeshme e çmimit të biletës për të gjitha linjat. "Kemi pasur një takim dhe një negociatë që nuk ka qenë e lehtë, sepse siç e dini, licencat autobusëve janë dhënë nga ish- komunat. Kam pasur një negociatë të suksesshme dhe meqë jemi në një nga zonat rurale dua të bëj një njoftim të uljes së tarifave, më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë për të gjitha linjat e autobusit në fshat në Tiranën e madhe",- tha Veliaj, duke renditur të gjitha linjat e reja, stacionet që ato përshkojnë, si dhe çmimet e redaktuara të biletave për secilën prej tyre. Veliaj u bëri thirrje banorëve të Farkës dhe Petrelës që të mbështesin me votën e tyre vijimin e qeverisjes pasi vetëm në këtë mënyrë është i sigurt edhe vijimi i investimev­e dhe ndryshimit që po prek çdo fshat në Tiranë.

 ??  ?? Erion Veliaj me banorët e Farkës dhe Petrelës
Erion Veliaj me banorët e Farkës dhe Petrelës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania