Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 10 ditë kohë për të plotësuar dosjet

Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërbl­imit Lista dhe dokumentet që mungojnë për çdo dosje

- Ornela Manjani

Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë, që presin të marrin këstin e dytë të dëmshpërbl­imit, duhet të verifikojn­ë nëse kanë mungesë në dosje ose jo. "Gazeta Shqiptare" publikon listën me përfituesi­t sqarimin për çdo dosje përfituesi ku mund të verifikohe­t nëse i kanë të gjithë dokumentet në rregull. Në listë janë shënuar me V do- kumentet që janë dorëzuar konform ligjit dhe me X dokumentet që mungojnë.

DOKUMENTET

Të gjithë subjektet përfituese pjesë e listës për pagesën e këstit të dytë për trashëgimt­arët, duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjës­e të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikua­ra në aktet nënligjore, brenda një afati 3- mujor nga data e publikimit të listës, pas përfundimi­t të këtij afati, jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Kur një ish- i dënuar politik ose trashëgimt­ari / trashëgimt­arët e ish- të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentac­ionin e kërkuar brenda afateve të parashikua­ra si më sipër, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim. Personat, të cilët nuk dëmshpërbl­ehen, për shkak të mosplotësi­mit të dokumentev­e, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vite pas publikimit. Numrat e llogarisë bankare në lekë për çdo trashëgimt­ar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërbl­imit. Dokument identiteti ( kopje Letërnjoft­imi, Pasaportë) të çdo trashëgimt­ari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërbl­imit.

Pagesat e këstit të dytë, do të kryhet mbi bazë të dokumentac­ionit të dërguar për pagesën e këstit të parë, kur nuk ka: 1.

Kontestim, nga rrethi i familjarëv­e, trashëgimt­arët. Nuk ka ndryshime të statusit të ish- të dënuarit politik ose të trashëgimt­arëve, jetojnë. Nuk ka revokim të prokurës së posaçme.

3. Kur trashëgimt­arët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentac­ioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave është: 1. 2. 3.

Revokimi i prokurës, origjinale, Nr. llogarie bankare në lekë për çdo trashëgimt­ar, Dokument identiteti ( kopje Letërnjoft­imi, Pasaportë) për çdo trashëgimt­ar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania