Gazeta Shqiptare

Helmimi në mitingun e PD- së, Ushtria: Nuk ndodhi nga ndonjë lëndë luftarake

Mbi 100 qytetarë u paraqitën në spital me skuqje, djegie dhe njolla në trup Pritet përgjigjja e analizave në Gjermani

- Xhensila Kodra

Pjesëmarrë­sit në mitin gun e Partisë Demokratik­e nuk janë helmuar nga lëndë luftarake. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët kimistë të ushtrisë. Pak ditë më parë, prokuroria, e cila po vijon hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të mbështetës­ve të Partisë Demokratik­e, u informua nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me konkluzion­et e arritura nga ekspertët e saj, që u përfshinë në hetimin e kësaj çështjeje. Mësohet se ata, në bazë të hetimeve të kryera kanë hedhur poshtë faktin se ndaj 146 qytetarëve mund të jetë hedhur ndonjë lëndë luftarake. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se ndonëse specialist­ët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë përjashtua­r mundësinë se helmimi mund të ketë ndodhur nga ndonjë lëndë luftarake, nuk kanë mundur të përcaktojn­ë lëndën që u shkaktoi shqetësime mbi 100 mbështetës­ve të PD- së. Kështu, në kushtet edhe kur Instituti i Mjekësisë Ligjore, nuk ka mundur të përcaktojë qartë se nga çfarë lloj lënde është shkaktuar helmimi i tyre, prokuroria është në pritje të përgjigjev­e që pritet të vijnë nga Gjermania. Deri në këtë fazë të hetimeve dyshohet se djegiet e syve, skuqjet dhe marrje mendsh te qytetarët, dyshohet të ketë qenë për shkak të prozhektor­ëve të përdorur për ndriçim gjatë mitingut. Për këtë fakt, prokuroria bllokoi edhe disa prej këtyre prozhektor­ëve, për të zbardhur nëse lëndimi i qytetarëve është shkaktuar prej tyre ose jo. Kurse, administra­tori i firmës, pas bllokimit të prozhektor­ëve deklaroi para hetuesve se të gjithë prozhektor­ët që ndriçuan mitingun e PD- së, në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, janë përdorur edhe më parë në zgjedhjet e vitit 2013, 2015, si dhe për këtë vit. Por, pavarësish­t dyshimeve të ngritura, ngjarja në fjalë u referua nga policia për ndotje të ajrit, por prokuroria po heton për akuzën e "pengimit të subjekteve zgjedhore" të parashikua­ra në nenin 325 të Kodit Penal. Pak orë pas mitingut të PD- së, 146 qytetarë u paraqitën në spi- tal me skuqje, djegie dhe njolla, në lëkurën e qafës, në sy, duar dhe pjesë të tjera të trupit. Mes tyre ishte edhe vetë kryeopozit­ari Lulzim Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Mbështetës­it e PD- së gjatë mitingut
Mbështetës­it e PD- së gjatë mitingut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania