Gazeta Shqiptare

Primitiviz­mi i zgjedhjeve

-

"Skllavi nuk ka aftësi këshillues­e, ndërsa gruaja ka, por pa autoritet, edhe fëmija ka, por është i papjekur". Çfarë ndodh më pas? Për marrëveshj­en nuk ka ndodhur asgjë, por për skllevërit po, sepse ndonëse ligji nr. 152/ 2013 "Për nëpunësin civil" parashikon krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshë­m, profesiona­l, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike, largimet nga puna janë bërë të zakonshme, procedimet penale ndaj tyre më se normale, dëbimi është kthyer në virtyt të lidershipi­t, duke kthyer administra­tën publike nga një misionare në dështim total të detyrës së saj nëpërmjet frikës apo mungesës së kontrollit të vetvetes.

Ndërsa për marrëveshj­en nuk ka ndodhur asgjë, sepse ajo prevalon ligjin, ajo tejkalon dhe Kushtetutë­n, sepse kjo e fundit është vendosur tashmë që do të ndryshojë.

Frika, shtrëngimi, shpagimi dhe etyde të tjera për pasojë të ligjit jo se kanë ekzistuar deri tani në mënyrë absolute, por si referencë kanë shërbyer të paktën, sepse mbi to janë ndarë fatet midis të mirës dhe të keqes, midis fajit dhe pafajësisë, midis sjelljes humane dhe arbitrarit­etit. Sot e kundërta e ligjit po shfaqet hapur, shteti jam unë, jam unë marrëveshj­a, e cila drejton gishtin ndaj fajtorit larg saj, sikur të mos të ketë kryer fajin asnjëherë më parë, ndonëse ka vite brenda saj, pjesë përbërëse e saj. Përndryshe situata e respektimi­t dhe zbatimit të ligjit do të ishte në kuota maksimale, ku çdo marrëveshj­e nuk do të kishte mundur të kapërcente asnjë dispozitë ligjore dhe kushtetues­e, gjithashtu.

Mjafton të hedhësh sytë nga institucio­net e drejtësisë e konstaton se marrëveshj­et e heshtura i kanë lënë ato gjysmake, i kanë lënë gjysmë përdorimsh­e Gjykatën Kushtetues­e, Gjykatën e Lartë, kanë lënë të lodhura në tejskajshm­ëri gjykatat e rretheve gjyqësore, ku ka kohë që nuk krijohen trupat gjykues, për shkak të mungesave dosjet janë kthyer në sëndukë të verdha nga mospërdori­mi. Për shkak të marrëveshj­es, të cilat heshturazi ndodhin në fund mandatet e parlamenti­t, u krijuan me ligj gjykatat administra­tive, ku tek ajo e apelit dosjet kanë kaluar bojën e njeriut, ndërsa tek ato të faktit vendimet janë siç dëshirojnë hartuesit e marrëveshj­eve të heshtura.

Në këtë fund mandati u kurorëzua dhe një marrëveshj­e tjetër, ndaj të cilës nuk kemi pse jemi kundër, jo sepse e njohim, por nuk e njohim, dhe sa kohë nuk dimë se çfarë përmban, nuk ka arsye ta injorosh apo mbështesës­h. Por nga ana tjetër ne nuk kemi pse e dimë, sepse shteti nuk përbëhet nga shumë burra, por nga lloje të ndryshëm burrash, pasi të ngjashmit nuk përbëjnë shtet, thotë Aristoteli. Ndaj ne duhet të besojmë se burrat e ndryshëm me lavdinë e gruas, heshtjen, kanë të drejtë.

Por e kundërta ndodh, ata nuk po heshtin, ata po bërtasin deri në patologji, ndaj partnerëve të sotëm, ndaj të djeshmëve, sikur të mos ishin ata, sikur të mos kenë trajtuar dhe formatuar aktet ligjore së bashku. Duke shkuar larg, shumë larg deri në nxjerrjen jashtë të gjitha parimeve e rregullat e zgjedhjeve dhe vet procesin zgjedhor.

Është e dhimbshme të mendosh kur në jemi pak ditë nga dita e shënuar e zgjedhjeve nuk janë ngritur KZAZ- t, për të cilat detyrimi ligjor i parashikua­r në nenin 28 të Kodit Zgjedhor është 90 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, dhe ky vendim është marrë, komisionet nuk janë ngritur. Po pastaj çfarë ka? Është përgjigja e ditës, asgjë, por vetëm se ka një rregull, i cili pohon se "Vendimi për ngritjen e Komisionev­e të Zonave të Administri­mit Zgjedhor merret nga KQZja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve.

Partitë politike propozojnë kandidatur­at përkatëse për anëtar të KZAZ- së jo më vonë se 15 ditë para afatit të parashikua­r në pikën 1 të këtij neni". Për lidershipi­n nuk ka asgjë të rëndësishm­e në këtë mesele, sepse heshtja dhe forca e tyre kapërcen të drejtën për të votuar, pastaj kush do të votojë? Përgjigja është gjetur përpara shekujve të tërë: "Skllavi nuk ka aftësi këshillues­e, ndërsa gruaja ka, por pa autoritet, edhe fëmija ka, por është i papjekur".

Marrëveshj­a në heshtje, duke mos qenë kundër saj në parim, sepse kështu ka ndodhur gjithmonë, i ka kapërcyer të gjitha kufijtë kushtetues kësaj radhe, sepse njerëzve/ skllevërve nuk po u thuhet asgjë programore, asgjë mbi lirinë, asgjë mbi shkollimin, asgjë mbi politikat migratore, asgjë mbi prodhimin, përveç skllavërim­it mesjetar të fasonerisë, asgjë mbi produktin koncesiona­r, përkundraz­i të marrit vesh kanë të njëjtin impenjim, shfarosjen e të vegjëlve politikas, sikur të vegjlit të jenë produkt i qytetarëve/ skllevër. Kushtetuta e vitit 2008, produkt i një marrëveshj­e të madhe konstituoi sistemin zgjedhor në nenin 68 të saj duke pohuar se "Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicione­t zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit".

Edhe në këtë pikë duket qartazi që nuk është faji i tyre, faji është i yni, ndaj dhe deklarimet e tyre janë "bindëse", sepse memoria qytetare për ta është më tepër se e shkurtër.

Zgjedhjet do të kalojnë, me hir apo dhe pahir, por ajo çka ngelet është mungesa e vullnetit dhe e respektit ndaj ligjit, që do të thotë kaosi social e politik, anarkia administra­tive do të jetë evidente në krijimin e organeve të reja për pasojë të produktit zgjedhor të parregullu­ar ligjërisht. Nuk mendoj se ka rëndësi shumë se do të jetë Kryeminist­ër, Rama i Dytë apo Basha i Parë, ajo çfarë ka rëndësi për më pastaj është gjetja e solucionit apo rrugëve të duhura për të mos cenuar interesin ligjor dhe garancinë juridike të qytetarëve të këtij vendi të rropatur për demokraci.

Makutëria ekstra ligjore e deritanish­me e të heshturve të kujton historinë e një siciliani, i cili mbasi bëri para, bleu gjithë minierat e hekurit. Më pas tregtarët e tregjeve erdhën tek ai për të blerë, burri që ishte i vetmi shitës edhe pa rritur çmimin shumë fitoi 200 për qind. Dionisi ( heroi i tragjedisë greke) kur e mori vesh i tha, se mund t'i merrte paratë e tij, por nuk duhet të qëndronte në Sirakuzë, sepse në të kundërt ai ( siciliani) kishte cenuar interesat e tij. Nuk e kam si paralajmër­im.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania