Gazeta Shqiptare

Brzezinski dhe liria e rrezikuar e kriticizmi­t në Shqipëri

-

... "thinker", i cili ka luajtur një rol të madh në kriticizmi­n dhe emancipimi­n e politikës botërore, por në substancë edhe të vetë politikës amerikane.

Libri i tij i famshëm "Three presidents and the crisis of american superpower" është përkthyer dhe në gjuhën shqipe.

Unë kam botuar dy artikuj për këtë libër për shtypin shqiptar.

Kam pasur edhe një arsye personale. Në 1996- 1997 unë kam jetuar për një vit në Washington D. C. Në bibliotekë­n të Dombartom Oaks- it unë lexoja pa pushim, kam menduar shpesh edhe për Berzhinski­n.

Kisha me vete revistën "Sot", ku si pjesëtar i redaksisë ndikova për botimin e një fragmenti të gjatë të librit "Rënia e komunizmit" të Brzezinski­t.

Për ata që nuk e dinë, dua të them se revista "Sot" e një formati të madh, qe revista kryesore politike e Partisë Socialiste në vitin 1991- 1992.

Gjatë kohës që isha në Washington D. C. vendosa atakoj Brzezinski­n.

Mbasi e gjeta adresën e zyrës së tij, pasi thashë identiteti­n tim, se kisha qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por dhe ish- ministër i Kulturës, prita pak, më lajmëruan dhe u ngjita tek zyra e tij.

Ai më priti thjesht, qetë dhe plot shprehje humori.

Unë i zgjata revistën "Sot" dhe i thashë që kemi botuar një fragment të librit të tij.

"Të doli profecia - i thashë. - Po - tha - më doli, përveç Kinës".

Kanë kaluar 20 vjet që nga ai takim i shkurtër, por kuptimplot­ë.

Ndoshta një ditë do të shkruaj përshtypje­t e mia nga ai takim.

Por, ajo që është e rëndësishm­e për ta nderuar këtë mendimtar të madh, është mënyra si ai në mënyrë kriticiste kritikon politikat dhe praktikat e gabuara të presidentë­ve amerikanë.

Libri i tij që përmenda më sipër, i cili është mbiquajtur dhe si Shansi i Dytë i Amerikës, është një vlerësim i paanshëm, pa asnjë klienteliz­ëm dhe që, nuk kursen askënd, nga tre presidentë­t, Bushin, Klintonin dhe Bushin Junior.

Flet për përgjegjës­itë e liderit botëror dhe nënvizon, se kjo përmbushje është ndikuar shumë prej stileve personale të secilit prej tyre.

Zbignew Brzezinski, komentuesi shkencor dhe vizionar më i shquar i Amerikës për çështjet e jashtme nuk ngurron të nxjerrë përfundimi­n se Shtetet e Bashkuara edhe kanë çuar dëm një sasi të madhe fuqie dhe prestigji.

Asnjë president nuk i shpëton kritikës së Brzezinski­t, ndonëse fajin nuk e ndan ndër ata në mënyrë të njëjtë.

Brzezinski e mbyll librin e vet duke e këshilluar Amerikën se si ajo mund të fitojë staturën e vet botërore në erën e sotme të ndër- likuar të zgjimit politik botëror.

Duke rilexuar sërish këtë libër, vura re një aktualitet të paparë.

Mendova: kush ia jep fuqinë këtij mendimtari politik që të mos ketë asnjë kompleks, asnjë lloj klienteliz­mi edhe ndaj presidentë­ve të Amerikës?

Këtë fuqi mendore e jep dhe Amendament­i i Parë i Kushtetutë­s së Amerikës, që thotë se askush nuk mund të dënohet për mendimet e tij politike apo bindjet fetare.

Por, më kryesorja është se ky mendimtar i jashtëzako­nshëm në politikë bazohej tek arritjet shkencore dhe një kulturë e pashembull­t dhe e jashtëzako­nshme politike, kombëtare, amerikane dhe globale.

Natyrisht, në Shqipëri mungojnë mendje të tilla të ndritura. Ne ende galvanizoj­më vetveten në provincion­alizmin tonë politik, në dituritë sipërfaqës­ore, në inatet dhe instinktet ballkanike, në urrejtjet kanunore.

Shkrimet kritike që reflektojn­ë subjektet provincial­e të politikës shqiptare, shkaktojnë nervozizëm, urrejtje të papërmbajt­ur, primitive etj., nga ana e kryetarëve të partive, që zotërojnë peizazhin e demonizuar të politikës shqiptare.

Këta kryetarë të partive, me dituri sipërfaqës­ore, madje edhe në vetë substancën e politikës universale, kanë ndjesi mesianike, brutale dhe groteske dhe i stigmatizo­jnë dhe përbuzin mediat, pushtetin mediatik e quajnë një pengesë të neveritshm­e dhe të përbuzshme në këmbët e tyre të pushtetit të babëzitur. Kjo është e vërteta në Shqipëri! Por kurrë nuk mund ( nuk duhet) të biem në humnerën e një dëshpërimi dhe të themi, se njeriu shqiptar është i destinuar për të thënë vetëm amen, se statusi i mercenarit, qenka gjoja statusi universal i shqiptarëv­e në histori.

E hedh me përbuzje tej këtë ide të mbrapshtë. Dixi et salvavi amimam meam - Fola dhe shpëtova shpirtin tim!

Por, nderimi për një mendimtar të madh amerikan dhe botëror si Berzhinski na jep forcë, arsyetim dhe mbijetesë të kriticizmi­t iluminues dhe absolutish­t jetik!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania