Gazeta Shqiptare

Rama: Çudia e fushatës, përfshirja e presidenti­t

"Më vjen shumë zor, ndihem i sëkëlldisu­r kur dëgjoj ulërima e kërcënime" "Jo më Shqipëria e partive të tepsisë së pushtetit"

-

Kryeminist­ri Edi Rama shigjetoi sër ish dje ish- kreun e LSI- së, Ilir Meta. Pas votimit të listës së anëtarëve të organeve të vetingut, Rama deklaroi për gazetarët jashtë Kuvendit se çudia e kësaj fushate zgjedhore është përfshirja e presidenti­t të zgjedhur. Ai e vlerësoi fushatën e këtyre ditëve si të qetë, si nga retorika ashtu edhe nga parandalim­i i ndotjes së mjedisit. "Fushata elektorale - të gjithë qytetarët e kanë parë, të gjithë ne e shohim, - është fushata më e qetë që kur e mbaj mend unë nga pikëpamja e retorikës, mosndotjes së mjedisit. Kemi ndaluar ndotjen e mjedisit me postera, banera, flamuj, fotografi dhe lloj- lloj karagjozll­ëqesh që e kanë tensionuar jashtëzako­nisht shumë fushatën në të shkuarën. Nga fakti që palët sigurisht thumbohen me njëra- tjetrën, sigurisht kanë idetë e tyre, polemizojn­ë, ka momente kur kalojnë edhe masën e jetës normale, por sigurisht brenda normalitet­it të plotë. Ajo që e ka bërë fushatën të çuditshme, është futja e presidenti­t të zgjedhur në fushatë. Nuk dua të bëj komente për këtë, sepse fokusi ynë në këto 7 ditë të mbetura janë njerëzit, dhe ne kemi njerëzit në mendjen, zemrat e tyre, sfidën për të arritur që t'u shpjegojmë se na duhet fuqia e plotë", - deklaroi z. Rama. Po dje, gjatë mitingut të PS- së në Lezhë, z. Rama reagoi për deklaratat e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili po ashtu nga Lezha pas dhunimit të një mbështetës­i të LSI- së foli për armatosje të popullsisë. Rama tha se ndihet i keqardhur dhe i sëkëlldisu­r kur shikon e dëgjon ulërima e kërcënime. "Unë do t'jua kthej besimin me përkushtim, me vendosmëri dhe me kurajë e kokëfortës­i për t'ia dalë që, siç hapëm portën e drejtësisë, të hapim edhe portën e administra­tës së shtetit për qytetarët, jo më partitë e tepsisë së pushtetit. Më vjen shumë keq, shumë zor. Ndihem shumë i sëkëlldisu­r kur shikoj gjëra që nuk do donim t'i shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do donin t'i dëgjonin më. Çirrje, ulërima, kërcënime... Por Shqipëria që duam, nuk është Shqipëria e ulërimave, kërcënimev­e dhe e partive të tepsisë së pushtetit. Duam shtet për çdo shqiptar, për çdo prind e për çdo familje pavarësish­t bindjeve politike. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjet e tyre, por shteti është i detyruar t'u shërbejë të gjithëve", - theksoi Rama. Ai foli sërish për institucio­ne që nuk iu shërbejnë qytetarëve, duke marrë si shembull hipotekat, që janë drejtuar nga zyrtarë të LSI- së. "Sa prej jush janë ndjerë të zhgënjyer kur kanë dalë nga një zyrë shteti? Sa herë jeni detyruar të paguani para nëpër hipoteka? Sa herë ka ndodhur që atë që jua jep ligji, nuk jua ka dhënë Maliqi? Kjo, ose do mbarojë më 25 qershor me një votë të bashkuar për PS- në, ose do të vazhdojë dhe të gjithë ata që i çojnë votat te partitë e tjera do vazhdojnë të paguajnë të parët çmimin e kësaj mungese pjekurie", - deklaroi Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe ish- kreu i LSI- së, Ilir Meta
Kryeminist­ri Edi Rama dhe ish- kreu i LSI- së, Ilir Meta
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania