Gazeta Shqiptare

Meta: Nëse s'lidhen ' zagarët', do ta armatos unë popullin

Presidenti: Policia që nxiti drogën ka marrë detyrë cenimin e zgjedhjeve "Policia e lidhur me krimin merr fund në 25 qershor"

-

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta nga Lezha bëri dje një paralajmër­im të fortë, ku shkoi për të takuar eksponenti­n e LSI- së të dhunuar tri net më parë. Meta paralajmër­oi se do të armatosë popullin, nëse policia "nuk i lidh këta zagarë", siç i quajti duke iu referuar autorëve të dhunimit të Gjovalin Gjinit, kryeplaku i fshatit Rraboshtë në Lezhë. "Do ta armatos unë popullin, nëse policia nuk i lidh zagarët. Ta them unë. Do ta armatos unë popullin", deklaroi Meta teksa takonte familjarët e Gjinit në Lezha. Meta ishte në banesën e kryeplakut të fshatit Rraboshtë, ku tha se i kishte bërë të ditur emrat e agresorëve ministrit të Brendshëm dhe se shefi i komisariat­it të Lezhës duhet të zbatojë detyrën, nëse nuk do që populli të mblidhet para komisariat­it. "Po, po ia kam thënë ministrit, do i them dhe publikisht. Shpresoj që të mos i bëj thirrje popullit të Lezhës të dalë para komisariat­it të Lezhës e të merret me shefin e komisariat­it të Lezhës", deklaroi z. Meta. Ish- kreu i LSI- së e hodhi fajin tek socialistë­t dhe tha se ka ardhur koha që në 25 qershor shqiptarët të ndahen nga bandat e krimit. "Nuk është ngjarje e re që ndodh në Lezhë. Për fat të keq bandat e Rilindjes janë njohur në të gjithë Europën për shkak e për fat të keq të Lezhës. Rilindja tani doli qartë që thelbin e vet ka pa- besinë dhe këto gjëra tani janë në ditët e grahmat e fundit të Rilindjes. Janë pritat e fundit që zë Rilindja për t'i goditur pas shpine, për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëv­e. Padyshim këtë Rilindja e bën në bashkëpuni­m me policinë. Kam folur dhe me ministrin e Brendshëm. I kam bërë të qartë që këto janë veprime nga persona që janë në kërkim nga policia dhe që duhet të arrestohen nga policia. Për shkak se janë militantë të Rilindjes, jo vetëm mbjellin drogë që e di gjithë Lezha, por edhe kujtojnë se "Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit". Kështu tha sekretarja për Marrëdhëni­et me Publikun, Erisa Xhixho në përgjigje të kandidates së PS, Lindita Nikolla. Ajo thekson: "Të gjithë policët në Shqipëri e dinë që Meta ka qenë mbështetës­i më i madh i Policisë së Shtetit në ditët e saj më të vështira, kur është sulmuar nga banditët e kriminelët".

do të kenë fatin apo mundësinë që të përmbysin me dhunë vullnetin e qytetarëve me akte të tilla banditeske e kriminale. Nuk dua të flas më shumë për bisedën që kam bërë me ministrin. Dëshiroj që ai të marrë masa përpara se i gjithë populli i Lezhës të ngrihet e t'i tregojë vendin kësaj bande", deklaroi z. Meta. Ai akuzoi se segmente të policisë që kanë përgjegjës­i për nxitjen e prodhimit dhe trafikut të drogës kanë marrë për detyrë të cenojnë zgjedhjet. Thirrjen e kryeminist­rit Rama drejtuar policisë dje nga fushata në Kuçovë, Meta e quajti "një thirrje praktikish­t e hapur e përdorimit të policisë në zgjedhje". "Patjetër, populli i Lezhës ka të drejtë t'u thotë banditëve, të cilët duan ta dhunojnë dhe t'i thotë dhe Policisë së Shtetit, në rast se është Policia e Shtetit që të veprojë. Janë në kërkim personat. Të gjithë i dinë. Ia kam thënë dhe ministrit, i di dhe drejtori i policisë. I di akoma më mirë dhe shefi i komisariat­it, që nuk ka ardhur akoma për t'i luftuar, por ka ardhur për t'i mbrojtur se ka dhe një kushëri që kandidon për Rilindjen në Dibër. I di edhe personat e tjerë, prandaj të mos provokojnë më popullin e Lezhës, jo vetëm anëtarët e LSI- së, por të çdo force politike, sepse nuk kanë shans e shpresë të thyejnë vullnetin e qytetarëve për të votuar të lirë. Unë jam këtu dhe do vij prapë. Ky është mik i familjes sime gjithë jetën. Ky është viktimë e Rilindjes, pabesisë dhe bandave të saj, por Shqipëria edhe një javë ka përpara për t'u ndarë nga këto banda, horra e vagabondë, që nuk njohin as traditat, jo më rregullat e shtetit ligjor", u shpreh z. Meta. Kurse nga oborri i Kuvendit, para se të nisej drejt Lezhës, Meta akuzoi për lidhje të politikës e policisë me krimin e bandat. Një lidhje, që siç tha ai, do marrë fund më 26 qershor.

 ??  ??
 ??  ?? I dhunuari Gjovalin Gjini, në spital
I dhunuari Gjovalin Gjini, në spital
 ??  ?? Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta me Gjovalin Gjinin
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta me Gjovalin Gjinin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania