Gazeta Shqiptare

Tërhiqet Rama: Ndjesë për thirrjen drejtuar policëve

Pas thirrjeve reagon ministri i Brendshëm, Demiraj: Ndëshkim për punonjësit e policisë Berisha: Zgjedhjet farsë, çunat e krimit janë të partisë- shtet

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama trazoi poli tikën dhe institucio­net përgjegjës­e për ruajtjen e rendit në vend me deklaratën drejtuar policëve që pas orarit të punës të mbledhin vota për PS- në. "U bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit që në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtoh­en për të marrë sa më shumë vota për PSSH. Në 4 vitet e ardhshme ta bëjmë policinë që të jetë në mesataren e policive së BE", deklaroi z. Rama nga Kuçova. Por pas reagimeve të shumta, kreu i qeverisë u tërhoq nga deklarata e bërë dy ditë më parë. Përmes një postimi në rrjetin social, kryeminist­ri shkruante: "Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për policët. S'ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësi­t, por gabimi mbetet i imi", shkruan Rama. Pas thirrjes së Ramës që u kërkoi policëve pas pune mbledhjen e sa më shumë votave për PS- në, reagoi ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, nëpërmjet një statusi në "Facebook". Ai shkruan se do të ketë ndëshkim të rëndë për ata punonjës policie që favorizojn­ë partitë politike gjatë fushatës. "Policia dhe punonjësit e saj janë 24 orë në zbatimin e ligjit dhe sigurisë publike. Përgezoj punën e jashtëzako­nshme të javëve të fundit në luftën kundër drogës dhe inkurajoj të gjitha strukturat që të punojnë edhe më fort në këtë drejtim. Mbështes pa rezerva çdo punonjës të ndershëm të policisë. I vendosur që të pastrojmë përfundimi­sht Policinë e Shtetit nga personat e inkriminua­r dhe që kanë qenë pjesë e trafiqeve. Ndëshkimin më të rëndë, për ata që favorizojn­ë partitë politike gjatë fushatës zgjedhore", shkruan z. Demiraj. Ish- kryeminist­ri Kreu i LSI- së dënoi dje deklaratën e kryeminist­rit Edi Rama, i cili tha se "policët pas punës të bëjnë fushatë për PS- në". "Përfshirja e policisë në fushatë cenon rendin. Nuk mund të pranohen presionet e falangave të krimit të Rilindjes. Në 4 vite çdo punë e bërë nga Rama ka qenë qesharake", tha z. Vasili. Sali Berisha reagoi fort pas deklaratës së Ramës për Policinë e Shtetit, ai shkruan se "Noriega" bëri atë që nuk e ka bërë as diktatori i fundit komunist. Me një postim në faqen e tij në "FB", ai shprehet: "Me këtë thirrje Edi Rama tregon qartë dhe përfundimi­sht se kjo që po zhvillohet në Shqipëri është thjesht një farsë elektorale për të mbajtur me çdo kusht karrigen e tij. Në narko- republikën e Noriegës, zgjedhjet janë farsë, ligjet janë letër e vdekur, çunat e krimit janë vetëm militantë të partisë- shtet, partisë kanabiste. Ndaj dhe Noriega dje bëri atë që nuk e ka bërë as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar. Ai nga Kuçova, në kundërshti­m flagrant me ligjet e vendit lëshoi klithmën që vijon: ' I bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtoh­en për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE'. Me këtë thirrje Edi Rama tregon qartë dhe përfundimi­sht se kjo që po zhvillohet në Shqipëri është thjesht një farsë elektorale për të mbajtur me çdo kusht karrigen e tij. Në foto keni edhe përcaktime­t ligjore, të cilat për Noriegën janë thjesht një letër higjienike apo letër e vdekur", shprehet z. Berisha.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Elbasan
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Elbasan
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania