Gazeta Shqiptare

Urdhri i zv/ kryeminist­res: Task- Forca, kontroll transferta­ve bankare

Bankat e nivelit të dytë të raportojnë të gjitha tërheqjet nga llogaritë "Rastet e dyshimta, për hetim në prokurori"

-

Të gjitha tërheqjet në llogaritë bankare të subjekteve politike do të kalojnë në sitë nga drejtori i Drejtorisë së Parandalim­it dhe Pastrimit të Parave. Bankat e nivelit të dytë janë urdhëruar të raportojnë tërheqjet e parave gjatë muajit pranë Task- Forcës, e cila më pas do të ndjekë të gjitha rastet e dyshimta. Vendimi mban firmën e zëvendëskr­yeministre­s Ledina Mandija dhe është marrë në mbledhjen e Task- Forcës të datës 1 qershor. Sipas pikës së 4- rt të rendit të ditës, u diskutua lidhur me informacio­ne të dërguara zëvendëskr­yeministri­t, ku pretendohe­t për tërheqje shumash të mëdha monetare gjatë muajit maj 2017 në bankat e nivelit të dytë. "Task- Forca kërkoi nga Drejtoria e Parandalim­it dhe Pastrimit të Parave që të ndjekë me përparësi këtë informacio­n, duke kryer hetimet e duhura administra­tive, dhe të vlerësojë nëse ka bazueshmër­i të pretendime­ve të tilla, duke bërë krahasime edhe me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme, në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhor i pandikuar nga përdorimi i parave me burim të paligjshëm për financim të subjekteve elektorale", thuhet në njoftimin për mediat. Rastet e dyshimta do të hetohen nga prokuroria. "Në rast se do të ketë dyshime të arsyeshme që shumat e tërhequra kanë lidhje me financime të paligjshme të subjekteve politike, Drejtori i Drejtorisë së Parandalim­it dhe Pastrim- "Në rast se do të ketë dyshime të arsyeshme që shumat e tërhequra kanë lidhje me financime të paligjshme të subjekteve politike, drejtori i Drejtorisë së Parandalim­it dhe Pastrimit të Parave duhet ta referojë rastin në prokurori për ndjekje dhe hetim të mëtejshëm si dhe do të informohet zv. kryeminist­ri për gjetjet."

 ??  ?? Zëvendëskr­yeministrj­a Ledina Mandija
Zëvendëskr­yeministrj­a Ledina Mandija
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania