Gazeta Shqiptare

Paratë e fushatave, nën hetim

-

it të Parave orientohet ta referojë rastin në prokurori për ndjekje dhe hetim të mëtejshëm, si dhe të informojë zëvendëskr­yeministri­n për gjetjet", thuhet në njoftim.

"Agjencia e Pastrimit të Parave të ndjekë me përparësi këtë informacio­n, duke kryer hetimet e duhura administra­tive, dhe të vlerësojë nëse ka bazueshmër­i të pretendime­ve të tilla, duke bërë krahasime edhe me të njëjtat periudha të viteve të mëparshme, në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhor i pandikuar nga përdorimi i parave me burim të paligjshëm për financim të subjekteve elektorale."

MONITORIME­T

Në mbledhjen e dytë të Task- Forcës të ngritur me Vendimin e Këshillit të Ministrave u diskutua lidhur me informacio­nin e kërkuar

nga ministritë, institucio­net e tyre të varësisë, prefektura­t, bashkitë dhe entet publike apo shoqëritë shtetërore të zotëruara apo të kontrollua­ra nga shteti.

Task- Forca arriti në përfundimi­n që dërgimi i informacio­nit nga të gjitha institucio­net e sipërcitua­ra është në të mirë të procesit zgjedhor dhe vendosjes së standardev­e që sigurojnë një proces të drejtë, të lirë dhe demokratik. "Rezulton se deri më sot, informacio­ni nga disa institucio­ne nuk është dërguar apo është dërguar i paplotë, i pasaktë dhe i papërpunua­r më parë nga ministritë për institucio­net e tyre të varësisë. Fillimisht, Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administri­mit të Ujërave, u tërhiqet vëmendja të sjellin informacio­nin e kërkuar deri më sot nga

Task- Forca. Gjithashtu, u kërkohet Bashkive Tiranë, Kamëz, Fushë- Arrëz, Has, Pustec, Këlcyrë, Finiq dhe Selenicë të përcjellin për Task- Forcën informacio­nin e kërkuar", thuhet në njoftim. Task- Forca la si detyrë për ministrat të marrin masa ndaj titullarëv­e të institucio­neve referuar ligjit si dhe të referojnë sipas ligjit për masa disiplinor­e nëpunësit civilë apo të marrin masa disiplinor­e për punonjës të tjerë. Në këtë kuadër, i kërkohet Departamen­tit të Administra­tës Publike të procedojë në një kohë sa më të shpejtë dhe pa zvarritje, duke garantuar një vendimmarr­je të drejtë konform ligjit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania