Gazeta Shqiptare

Goditet banda që thyente bankomatet, prangoset vlonjati dhe 3 në kërkim

Policia: Grupi kreu 5 bastisje në Vlorë, Berat, Tiranë, Gjirokastë­r dhe Fier Ylli Gerra e bashkëpunë­torët vodhën 50 mijë euro

-

Policia e Tiranës ka zbuluar dhe shkatër ruar një bandë hajdutësh, që ishte kthyer në tmerrin e bankave të nivelit të dytë, pasi merrej me thyerjen e bankomatev­e. Specialist­ët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës kanë arritur të dokumentoj­në 5 vjedhje të kryera nga ky grup në qytete të ndryshme të vendit. Burime zyrtare nga blutë e kryeqyteti­t dje bënë me dije se pjesëtarët e këtij grupi janë përgjegjës për vjedhjen e 50 mijë eurove nga bankomatet e Vlorës, Tiranës, Beratit, Fierit dhe Gjirokastr­ës. Mësohet se gjatë operacioni­t të koduar "Bankomati" është arrestuar një 31- vjeçar nga Vlora. Bëhet fjalë për shtetasin Ylli Gerra, i cili mbrëmjen e së premtes u kap në flagrancë teksa po tentonte të kryente vjedhjen e gjashtë. Ndërsa, janë shpallur në kërkim tre bashkëpunë­torët e tij dhe konkretish­t: N. G., 24 vjeç; I. G., 30 vjeç dhe I. G., 24 vjeç. Sipas hetuesve të çështjes, bastisjet janë kryer prej 30 dhjetorit të vitit 2016 deri në mars të këtij viti. Po të njëjtat burime thanë se për të kryer vjedhjet, këta persona përdornin prerëse metali, bombola gazi të ngjashme me ato të saldimit, çekanë, pinca, doreza e të tjerë. Pas kryerjes së veprimeve hetimore është bërë i mundur sigurimi i provave të mjaftueshm­e ligjore, që vërtetojnë se katër të rinjtë janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të ndodhura. Ndërkohë, policia e Tiranës ka sqaruar me detaje se ku dhe kur janë kryer vjedhjet e bankomatev­e.

Më datë 30.12.2016 kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Novoselë të Vlorës.

Më datë 08.01.2017 kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Berat.

Më datë 14.01.2017 kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Tiranë pranë Q. S. U. T.

Më datë 20.02.2017 kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Gjirokastë­r.

Më datë 11.03.2017 kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Patos, Fier.

Ndërkaq, mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r: Një automjet i markës "Nissan Yuke", i cili rezulton i vjedhur në tetor të vitit 2016 në qytetin e Tiranës; dy pajisje prerëse metali me bombola gazi si ato të saldimit; disa komplete me vegla pune, të cilat dyshohet se shërbenin për hapjen e bankomatev­e. Materialet procedural­e në ngarkim të 31- vjeçarit Ylli Gerra e tre bashkëpunë­torëve të tij i janë përcjellë për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprave penale: "Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit" e kryer në bashkëpuni­m dhe "Vjedhja".

 ??  ?? Momenti i arrestimit të Ylli Gerrës
Momenti i arrestimit të Ylli Gerrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania