Gazeta Shqiptare

Masakra në Sukth, merret në pyetje zyrtari i policisë

Zgjerohen hetimet për rastin e vrasjes së Ervin Dalipajt e Juxhin Dautajt Prokuroria thërret të afërmin e viktimës

-

Mësohet se për llog ari të dosjes së vrasjes së 2- fishtë në Sukth është pyetur një zyrtar i policisë së qytetit të Durrësit. Ndërkohë dje dhe pardje janë kryer disa kontrolle në zonën e Shijakut dhe Sukthit për ngjarjen. Prokuroria e Durrësit merr në pyetje një zyrtar të policisë së qytetit bregdetar për vrasjen e Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt. "ABC News" ka mësuar se prokurorët kanë marrë në pyetje shefin e krimeve në policinë e Durrësit njëherazi i afërm i Dalipajt. Burimet thonë se gjatë seancës së marrjes në pyetje me cilësinë e personit që ka dijeni, shefi i krimeve ka mohuar se ka dijeni apo informacio­n se kush janë atentatorë­t e 25 prillit, që ekzekutuan brenda në makinë Ervin Dalipajn, i shpallur në kërkim dhe shokun e tij Juxhin Dautaj. Mësohet se ai u ka thënë hetuesve se si Dalipaj, ashtu edhe Dautaj rezulton se kishin shumë konflikte me persona të ndryshëm. Veç shefit të krimeve, mësohet se prokuroria ka pyetur edhe disa persona të tjerë, të afërm të viktimave apo shokë me të cilët shoqërohes­hin, por pa ndonjë rezul- tat konkret në lidhje me zbardhjen e autorësisë së vrasjes. Nga ana tjetër, burimet sqarojnë se Dalipaj edhe pse ishte person në kërkim, strehohej mes Tiranës dhe Durrësit në vende të ndryshme, por pa rënë në duart të policisë. Edhe ditën e ngjarjes, dy viktimat kish- in qëndruar në Tiranë në zonën e "Ali Demit" nga ku janë nisur për në Durrës, ku edhe u ekzekutuan pranë një servisi makinash.

Për këtë ngjarje ende nuk ka ndonjë të arrestuar edhe pse policia dyshon se janë identifiku­ar makinat nga ku vrasësit kanë qëlluar në drejtim të Dalipajt e Dautajt, që po udhëtonin me një makinë të marr me qira. Për këtë ngjarje - thonë burimet - gjatë ditës së premte janë kryer disa kontrolle banese në Shijak dhe Sukth, ku janë gjetur armë e sende të tjera të paligjshme. Por që pritet ekzaminimi karahasues e balistik i armëve të gjetura për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

 ??  ?? Viktima Ervin Dalipaj
Viktima Ervin Dalipaj
 ??  ?? Viktima Juxhin Dautaj
Viktima Juxhin Dautaj
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania