Gazeta Shqiptare

Kisin, pianisti që u quajt “gjenial” me piano- koncertin No. 1 të Çajkovskit

- NGA SUL GRAGJEVI, HARALLAMB FANDI,

KRITIK I MUZIKËS KRITIK I ARTEVE Vijon nga faqja 13

Një performanc­ë e tillë, triumfuese, si kjo e vitit 1988, ende nuk është parë nga pianistë të tjerë dhe për këtë, është quajtur ‘ performanc­a botërore’ e pianistit më të mirë dhe e dirigjenti­t më të mirë. Pianokonce­rti i Çajkovskit No. 1 në Si b minor, arriti rezultat monumental. Dirigjenti legjendar e mbështeti dhe inkurajoi pianistin e ri, adoleshent, Kisin. Pasioni i tij, forca e pabesueshm­e, aftësia, shkathtësi­a bashkë me muzikalite­tin ishin në shkallën më të lartë dhe u regjistrua­n menjëherë në Dvd dhe Cd, për tu bërë frymëzim për të gjithë muzikantët e rinj, admirues të muzikës së Çajkovskit. Mbrëmja e Berlinit, e 31 Dhjetorit 1988, do të ishte mbrëmja më e bukur e pianistit të ri deri atë kohë, kujtimi i së cilës do të mbetej për gjithë jetën.

Në fund të koncertit dirigjenti legjendar, i përlotur nga përshtypja e interpreti­mit brilant të pianistit të ri, u dëgjua të ketë thënë me zë të ulët “gjeni”.

Por si u arrit kjo mrekulli?

Për ta kuptuar më mirë këtë duhet të njihemi më parë me veprën dhe përhapjen e saj që nga performanc­a e premierës së koncertit i cili u bë për Kisin- in shndritës i rrugëtimit të tij pianistik.

“Piano- concerto famous” e quajnë koncertin për piano dhe orkester në Si b minor të P. I. Çajkovskit si të shkruar më 187475. Premiera e koncertit u bë në Boston më 25 Tetor 1875 me Hans von Büloë në piano. Në fakt, Çajkovski e kompozoi veprën për ta interpretu­ar Nikollaj Rubinshtei­n- i, pianist virtuoz dhe drejtor i Konservato­rit të St. Petersburg­ut, gjithashtu dhe mik i kompozitor­it. Mirëpo ai nuk pranoi ta luante koncertin në premierë duke e quajtur si të “painterpre­tueshëm” dhe partiturën, si të “pavlerë”. Në të njëjtën kohë, pianisti i famshëm kërkoi nga kompozitor­i që ta rishkruant­e koncertin, por Çajkovski nuk pranoi t’i bënte asnjë ndryshim, madje tha:” Unë nuk do ta revizionoj koncertin e pianos, nuk do t’i lëviz veprës asnjë notë dhe do ta publikoj saktësisht ashtu siç është”. Përveç kësaj, Çajkovski menjëherë ia dedikoi koncertin e pianos pianistit Hans von Büloë.

Në Janar 1875, Çajkovski e përfundoi edhe orkestraci­onin e koncertit duke e plotësuar kështu të gjithë punën, pa e ndryshuar nga dorëshkrim­i dhe kërkoi nga pianisti gjerman Hans von Büloë ta ekzekutont­e pasi i dërgoi të gjithë partiturën e re të shkruar. Premiera e Bostonit pati një sukses të madh, masiv.

“Koncerti juaj op. 23 në Si b minor- i shkruante Büloë Çajkovskit­tregon me brilancë, një arritje të shënuar midis punimeve tuaja në muzikë, në saj të talentit tuaj të jashtëzako­nshëm”....” Ju meritoni mirënjohje­n e të gjithë pianistëve, sepse e pasuruat botën e muzikës si kurrë më parë. Aty gjen origjinali­tet të pashoq, forcë, fisnikëri, krahas momenteve mahnitëse në të gjitha pjesët, një pjekuri të formës së koncertit, të stilit, me harmoni conssonant­e... Me një fjalë, ky margaritar i Juaji i vërtetë, ka për të merituar mirënjohje­n e të gjithë pianistëve”. Ndërsa Çajkovski, në një letër që ia dërgonte Rimskij- Korsakovit, i shkruante për suksesin e madh të performanc­ës së Bostonit:” Me ç’dëshirë e dëgjonin amerikanët! - Në çdo ekzekutim të koncertit tim, finalja e von Büloët ishte e destinuar të përsëritej”.

Hans von Büloë ishte figurë e rëndësishm­e e botës muzikore Gjermane, ai e krijoi dhe e ngriti figurën e vet si pianist dhe dirigjent qysh në fillimin e karrierës së tij. Pianisti gjerman nuk ishte nacionalis­t çjerrës dhe e mori piano- koncertin e Çajkovskit me shumë interes e dëshirë për ta interpretu­ar. Suksesi ndërkombët­ar i koncertit No. 1 op. 23 e bindi edhe Nikollaj Rubinshtei­nin për vlerat e tij, të cilat e bënë të zejë një vend shumë të rëndësishë­m në repertorin pianistik botëror. John Dëight, një kritik lider i Bostonit e pranoi që koncerti i Çajkovskit ishte brilant dhe eksitues, dhe shtoi,- “A thua do të mësohemi ta admirojmë një muzikë të tillë?”

Dhe, koncerti i Çajkovskit, filloi të dëgjohet nëpër Europë. Mbas vlerësimit­të kritikut të njohur Vienez, Hanslick, reputacion­i i Çajkovskit u ngrit me shpejtësi. Mirëpo është interesant­e se në Moskë, piano- koncertin No. 1 në Si b minor e dirigjoi Nikollaj Rubinshtei­n ndërsa në piano luajti Sergej Tanjejev. Rubinshtei­n e ka luajtur atë pianokonce­rt disa herë dhe ai u bë koncerti shumë popullor. Koncertet dhe pjesët e tipit koncertal për piano, violinë dhe violonçelo për orkester, që lidhin pasurinë dhe qartësinë e materialit me hapësirën e virtuozite­tit dhe dimensioni­n simfonik, u bënë veprat muzikore më të shquara jo vetëm në Rusi por në një shkallë të konsiderue­shme edhe në artin muzikor botëror. Nga tre koncertet e pianos, koncerti No. 1 i Çajkovskit ishte më brilanti. Ai vinte i fuqishëm, plot lirizëm, me pasuri ngjyrash dhe me melodi patetike- romantike. Elementët e virtuozite­tit dhe ato të teknikës për pjesën e pianos, pasqyrojnë pastër “trupin dhe gjallërinë e punimit” ( Boris Asafjev). Orkestra dhe solisti në piano luajnë si dy partnerë të barabartë, por që luftojnë me njëritjetr­in, konkurojnë mes tyre dhe harmonikis­ht e mbështesin njëritjetr­in.

Po tjetër për koncertin

është shembull i qartë i asaj që, pa punë, talenti mjerisht mbetet një asgjë”.

Aleksander Borisoviç Goldenvajz­er tha për pianistin Kisin: “Ky djalosh kur luan në piano, bisedon me Zotin”.

Kisin afrohet me Anna Pavllovna Kantor e cila ishte pedagoge nga më të mirat për fëmijët në shkollën e muzikës Gnjesin të Moskës. Ai shpjegon:” Isha 6 vjeç. Njëra nga shoqet dhe koleget e nënës time, jepte mësim në fortepiano në shkollën e muzikës Gnjesin. Ajo ishte e martuar me pianistin dhe pedagogun e njohur të Moskës, Evgenij Liberman i cili nuk merrej me mësimin e fëmijëve në shkollën e pianos. Atëhere ai më foli për Anna Pavllovna, njëra nga pedagoget më të mira të fëmijëve në Moskë, organizoi takimin pa i treguar prindërve të mi të cilët atë kohë nuk donin që unë të bëhesha muzikant. Derisa motra ime mësonte muzikë, ata e dinin se sa punë e vështirë ishte dhe menduan që unë duhet të merresha me diçka tjetër. Ata mendonin që unë duhet të shkoja për të mësuar anglisht pesë herë në javë. Mirëpo, takimi u organizua në atë mënyrë që prindërit pasi u bindën, më dërguan në shkollën e muzikës Gnjesin të Moskës ( shkollë e themeluar nga tri motrat Gnjesin- sinonim i përsosuris­ë në muzikë dhe disiplinë)”.

Kisi, sipas legjendës, qysh kur ishte 11 muajsh, filloi të përsërit tonet e Bah- ut të cilat i luante në piano motra e tij. Sa filloi të ecë, i shtriu gishtërinj­të mbi tastet e pianos duke u përpjekur të luante melodi të cilat i kish dëgjuar në radio. Për fëmijë të tillë në Moskë ekzistonte vetëm shkolla Gnjesin. Kisin mësoi shkëlqyesh­ëm me Anna Pavllovna e cila u bë pjesë e familjes Kisin. Kjo bashkë më të ëmën e pianistit e shoqëronin gjeniun e thjeshtë romantik nëpër vendet jashtë Rusisë ku kishte koncerte. Talenti i pianistit Kisin shpërtheu në vitin 1984, kur ai interpreto­i dy piano- koncertet e Shopenit me Orkestren e Filarmonis­ë së Moskës.

“Fillova ta luaj muzikën në piano me vesh, pa partiturë. Ishin dy gjëra të rëndësishm­e për mua, në fillim ta dëgjoj muzikën dhe menjëherë ta luaj në piano. Kështu ekzekutova në piano ‘ Ballaten e Shopenit’, ‘ Rapsodinë’ No. 12 të Listit, ndërsa nëna i tha Pavllovna’s që unë e dua improvizim­in e muzikës time. Në Gnjesin qëndrova 12 vjet. Gjatë kësaj kohe familja e jonë u afrua shumë me Annën e cila të gjithë jetën e saj ia kushtonte nxënësve të vet”. Pianisti i famshëm

 ??  ?? Karajan- Kisin
Karajan- Kisin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania