Gazeta Shqiptare

Kisin- Karajan?

-

Më 1988, Kisin takohet me Herbert Karajanin për interpreti­min e piano- koncertit të Çajkovskit. Hyrja e Kisinit në skenë dhe afrimi me dirigjenti­n ishte e qetë dhe si e papritur. Impresario i tij, Hans- Dieter Gohre e ftoi Kisinin dhe familjen e tij të qëndrojë në Munich para se të fillonte turin e tij në Austri dhe Zvicër, me ‘ Virtuozët e Moskës’. Në mëngjes Gohre e thirri pianistin e ri dhe bisedoi me të për koncertin e Berlinit. Karajani, pasi kish parë rregjistri­met e Kisinit që ia kish dërguar ky, ishte dakord që të dirigjonte koncertin e pianos me Kisinin. Evgenij Kisin mbante mend detajet e çdo minute të takimit me Karajanin si dhe efektin e jashtëzako­nshëm të dirigjenti­t mbi të: “Anna Pavllovna Kantor, më tha mua që nuk e kisha luajtur asnjëherë ‘ Fantazinë e Shopenit’ që e kisha bërë gati për Karajanin”- tha pianisti i ri. Efekti ishte i dukshëm i dyanshëm. “Kur mbarova së luajturi në piano, kujtohet Kisin, “ia hodha sytë Karajanit, bëra disa hapa drejtë tij dhe ai më dha një të puthur, hoqi syzet dhe fshiu lotët me një shami dore”. E shoqja e Karajanit i tha pianistit Kisin mbas takimit: “Jam martuar më të tash 30 vjet por asnjëherë nuk e kam parë atë në këtë gjendje të thellë emocionues­e”. Evgenij Kisin, është një talent i jashtëzako­nshëm në piano. “Unë studioj më tepër se 5- 6 orë në ditë sepse talenti nuk mund të realizohet pa punuar. Kur ishte në majën e talentit të tij, pianisti Amerikan, Van Cliburn, fitoi Konkursin Ndërkombët­ar “Çajkovski’ për piano, me piano- koncertin No. 1 op. 23 në Si b minor dhe ky

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania