Gazeta Shqiptare

Kush ishte Komino, që në vitin 1464 u pranua anëtar i Këshillit të Madh të Venedikut?

-

Rreth 21 vite më parë, në mediat e shkruara sh qiptare u bë e njohur një stemë heraldike e vitit 1464, e cila ishte zbuluar në Bibliotekë­n Marciano të Venecias nga studiuesja e njohur italiane, Prof. Dr. Luçia Nadin ( Itali). Emblema u gjend në një katalog stemash heraldike, të cilat ishin kopje të një dorëshkrim­i të shekullit 15- të. Stema u publikua për herë të parë në revistën “Brezi 9” ( Tetovë 1996), me titull “Stema e Aranitëve”, e autorëve Luçia Nadin dhe Jaho Brahaj. Stema është e vizatuar në formën e një shqyti ( mburoje) me figurë ku paraqitet një shqiponjë me dy krerë me ngjyrë të verdhë, e vendosur mbi një sfond në ngjyrë blu. Një vit më pas emblema u përfshi në librin “Emblemat shqiptare” ( Tiranë 1997), të autorit J. Brahaj, dhe pas disa vitesh në librin “Immagini e dokumenti della biblioteca nazionale…”, të autores L. Nadin. Zbulimi i kësaj steme heraldike ishte shumë i rëndësishë­m për historinë dhe kulturën kombëtare, pasi e pasuroi heraldikën shqiptare me një stemë të re, që i përkiste Familjes Princërore të Aranitëve, njërës prej familjeve më të mëdha dhe më të rëndësishm­e të historisë shqiptare në shek. e 15- të.

Ajo që tërheq vemendjen e stemës është një tekst i shkurtër që e shoqëron atë, në të cilën, e përkthyer në shqip, lexohet: “Komino i derës së Zotit Retini të Shqipërisë mbi Skuteri, Zot në anët e atij vendi, i cili u pranua dhe u bë antar i Këshillit të Madh, sepse kështu iu duk me vend Sinjorisë sonë për ta nderuar dhe për ta patur simpatizan­t tonin. Kjo u bë në vitin 1464”. Dy autorët e botimit të stemës në artikullin e tyre shkruajnë se kjo emblemë i përkiste familjes së njohur arbërore të Aranitëve dhe se pas emrit Komino janë tre djemtë e Gjergj Aranitit. Por a ishte Komino i dokumentit të mësipër njëri nga djemtë e Gj. Aranitit? Disa të dhëna në lidhje me zotërimet e pronave të Aranitëve në vendin e quajtur “mbi Skuteri”, na shtyjnë të mendojmë se Komino i dokumentit të mësipërm nuk ka qenë djali i Gj. Aranitit, ndaj është shumë e rëndësishm­e që të zbulojmë, së pari, se kush ishte ky Komino, që ishte pranuar antar i Këshillit të Madh të Venedikut në vitin 1464 dhe, së dyti, kush person fshihet pas emrit “Retini të Shqipërisë”.

Të marrim në analizë emrin Komino, për të parë nëse ai i përkiste një emri të familjes Araniti. Historianë­t që janë marrë gjërësisht me origjinën e emrit Araniti, shkruajnë se kjo familje në shek. e 15- të zotëronte disa emra, si: Araniti, Komneni, Golemi, Topia, Spada, Çermenika etj. Prof. Dhimitër S. Shuteriqi, një nga njohësit dhe studiuesit më në zë të familjes Araniti, ka shkruar se “kur emrat Aranit, Komnen dhe Golem i gjejmë dy nga dy ose të tre sëbashku, atëhere mund të themi me mjaft siguri se kemi të bëjmë me familjen e famëshme ( Araniti)”. Emri Komnen i familjes gjendet i shkruar në dokumente të ndryshme edhe me variantet: Cominatus, Comninno, Connoneuil­i, Cominovich, Cominati, Comino, Comneno etj., ndaj emri Komino ( Comino) i dokumentit që po trajtojmë, është lehtësisht i vërtetuesh­ëm që lidhet me një Aranit.

Emri Retini paraqitet pak më i vështirë për t’u identifiku­ar, pasi del për herë të parë në një dokument me këtë emër. Shuteriqi, kur merr në analizë emrin Araniti, sjell disa variante të tjera të tij, të cilat kanë dalë në dokumenta të ndryshme, si Arainiti, Arayniti, Arniti, Arnith, Arrianiti, Harryajnit­i, Harianites etj. Emri Retini nuk është hasur si i tillë në asnjë rast, as në dokumenta të kohës e as në shkrimet dhe studimet e autorëve të ndryshëm. Variantet e emrave “Aranit” dhe “Komnen” janë shkruar nga hartuesit e huaj të këtyre dokumentev­e, të cilët, duke mos qenë emra të njohur për ta, nuk kanë mundur që t’i shqiptojnë dhe t’i shkruajnë drejt ato. Edhe në këtë rast emri Retini është i shkruar gabim. Ai është një shtrembëri­m i variantit të emrit Araniti për Areaniti apo Arniti.

Pas emrit Retini qëndron Gjergj Aranit Komneni. Ai ka qenë figura kryesore e familjes gjatë shek. të 15- të dhe kreu i “derës” së Aranitëve. Për bëmat dhe kryengritj­et e tij ngadhnjimt­are kundër osmanëve, Gj. Araniti ishte bërë i njohur jo vetëm Venedik e në qytetet e tjera të Italisë fqinje, por edhe në mbretëritë e kancelarit­ë e mëdha europiane. Në të njëjtin dokument flitet edhe për një tjetër stemë heraldike, e cila i përkiste familjes Kastrioti. Në tekstin që shoqëron emblemën shkruhet se emblema i përket një të quajturi “Kastriotas”, i cili ishte pranuar gjithashtu antar i Këshillit të Madh të Venedikut. Aty shënohet edhe emri i Gjergj Kastrioti Skënderbeu­t si figura qëndrore e familjes Kastrioti, që në dokument quhet i “shtëpisë së zotit Skanderbeg”, i cili, ashtu si Gjergj Araniti për fisin e Aranitëve, njihej dhe nderohej nga të gjithë si kreu i fisit Kas- trioti, si brënda ashtu dhe jashtë Arbërisë.

T’i rikthehemi përsëri emrit Komino për t’iu përgjigjur pyetjes sonë se cili Aranit qëndron prapa këtij emri. Komino i mësipërm nuk mund të ketë qenë Gjergj Aranit Komneni, pasi burimet historike thonë se ai kishte vdekur para vitit 1464,11) vit në të cilin Komino i dokumentit të mësipërm ishte pranuar antar i Këshillit të Madh të Venedikut. Por as djemtë e Gj. Aranitit nuk mund të kenë qenë, siç pretendojn­ë dy autorët e publikimit të emblemës, të cilët shkruajnë se me emrin Komino lidhen tre djemtë e Gjergj Aranitit, pasi në dokument nuk shkruhen tre, por vetëm një emër. Në një dokument të mëparshëm të po atij viti, i cili mban datën 13 maj 1464, janë shënuar emrat e tre djemve të Gj. Aranitit. Thomai, Kostandini dhe Araniti ishin

“Thomas Comino, Constandin­us et Areniti fra( tr) es, d( omi) ni in patribus Albanie, figli quandam M( agnifi) ci et potentis d( om) ini Areaniti”. Por as njëri prej tyre, si, p. sh., Toma Araniti, i cili ishte djali më i madh i Gj. Aranitit, nuk mund të ketë qenë, pasi ai ishte ende i mitur dhe, për shkak të moshës, ishte i pa aftë që të mbante mbi supe misione të rëndësishm­e politike, ushtarake e diplomatik­e. Një vit më parë ( 1463), shkruan F. Babinger, nëna e tyre Despina Araniti i ankohej Këshillit të Madh të Sinjorisë për Skënderbeu­n, për shkak se ky i fundit i pati kërkuar që djali i saj i madh, Thomai, që ishte ende i mitur, të shkonte për të luftuar te Sulltani. O. Shmid, autori i librit “Skënderbeu” ( Tiranë 2009), shkruan se: “Thoma Araniti një herë për njëherë as që nuk mbahej në konsiderat si aleat, në vend të tij doli në pah e jëma…” . Dhe vërtetë, ishte nëna e tyre Despina Araniti, e cila tre vjet më vonë, dhe pikërisht në vitin 1467, do t’i drejtohej për ndihmë Sinjorisë për të luftuar kundër osmanëve, duke dërguar atje njërin nga vasalët e saj, Ilia Bosin, i cili, në emër të zonjës së tij, lidhi marrëveshj­e të rëndësishm­e me Venedikun. Një vit më parë, më 25 shator 1463, Këshilli i Madh i Venedikut kishte përmbushur edhe një kërkesë të Skënderbeu­t për të pranuar djalin e tij, Gjonin, në radhët e aristokrac­isë së Venedikut.

Atëhere shtrohet përsëri pyetja se cili ishte ky Komino, që ishte pranuar antar i Këshillit të Madh të Sinjorisë? Zgjidhjen e kësaj pyetje do ta gjejmë te dokumenti që shoqëron emblemën, ku kemi një detaj shumë interesant e të rëndësishë­m, i cili do të na çojë në zbulimin e enigmës sonë. Aty shkruhet: “Komino i derës së Zotit Retini të Shqipërisë mbi Skuteri, Zot në anët e atij vendi” ( nënvizimi im- A. A.), që do të thotë se ky Komino ishte zot jo në Skuteri, por mbi të. Skuteri- a, apo Skuterra e sotme, është një fshat pranë Mushqetasë në krahinën e Kërrabës së Tiranës, që ndodhet në krahun e majtë të lumit Erzen. Mbi Skuterrë, atje ku buron edhe lumi i Erzenit, ndodhet krahina e Tomadesë. “Në mesjetë, - shkruajnë dy autorët Nadin dhe Brahaj, - Skuterra ishte kufiri që ndante dy krahinat e njohura Tomadhen dhe Çermenikën”. Në regjistrin kadastral Osman të vitit 1467, të Vilajetit të Dibrës, Dulgobërdë­s, Rijekës dhe Çermenikës, Tomadhea emërtohej si “Krahina e Tamadhesë”. Skuterra e ka në kufi krahinën e Tomadesë, kurse krahinën e Çermenikës e ka shumë lartg prej saj. Çermenika shtrihet në jug të krahinës së Tomadhesë dhe zbret deri në luginën e lumit Shkumbin.

Lind pyetja: Kush kishte qenë Komino që kishte zotëruar fshatrat e Tomadesë në shek. e 15-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania