Gazeta Shqiptare

Art/ Si të përballesh me të shkuarën në modelin polak

-

Përballja me të shkuarën mbetet një nga sfidat më të mëdha të popujve evropianë dhe sidomos ato që des tini natyror- historik i ka vendosur në Lindje. Arsyeja lidhet me faktin se ndërsa pas vitit 1945, Evropa Perëndimor­e filloi ta gëzonte paqen, lirinë dhe filloi të merrte veten falë Planit Marshall, Polonia dhe disa vende të tjera prej Evropës Qendrore iu nënshtruan një lloj okupimi të ri, që ishte ai sovjetik, varësisë prej tij në të gjitha fushat, kurse sa i përket historisë: manipulime­ve, e më keq akoma shkatërrim­it të kujtimeve, që erdhën si rezultat i zhvendosje­s së dhunshme të popullatav­e nga Lindja në Perëndim. Në shumë vende të Lindjes, librat që do t’i kujtonin këto ngjarje nuk u lejuan të ishin publikë ose u anatemuan, kurse libra të tërë propagande, në vend të tyre, mbushën plot raftet.

Polonia, në ditët e sotme, ka dhënë një nga rastet më interesant­e të përballjes me të shkuarën përmes artit. Dhe, mënyra sesi në art pasqyrohen kujtimet, në jo pak raste fillojnë me vendin ku ndodhi dikur ngjarja apo momenti që ngjall kujtesën për artistin. Poeti polak Tadeusz Gajcy, nga të parët, do të nënvizonte në veprën e tij se Polonia ka vende të panumërta kujtese, që lidhen me data të dëmeve që i janë bërë popullit polak, vende ku janë përjetuar trauma kombëtare, pa harruar edhe vendet e fitoreve të lavdishme. Dhe, polakët, ashtu si nuk mund t’i harrojnë kurrsesi betejat e humbura, ekzekutime­t e kalimtarëv­e të rastit në rrugët e Varshavës nga nazistët, përpjekjet e udhëheqësv­e të kryengritj­eve polake kundër rusëve, historitë e jashtëzako­nshme të mbrojtjes së qyteteve, vendet e torturës, vendet e vuajtjes e shumë gjëra me radhë, i kushtojnë kujdes dhe triumfeve të tyre historikë. Këto të fundit, të gjitha, janë të ngulitura në kujtesën kolektive madje arkivuar falë librave të mirë.

Instituti i Kujtimeve

Instituti kombëtar i Kujtimeve ose më gjatë Komisioni për Ndjekjen e Krimeve kundër Kombit Polak ( Polonisht: Instytut Pamiêci Narodowej - Komisja OEcigania Zbrodni przeciwko Narodowi Polskiemu; IPN) është institucio­ni që ka marrë përsipër përcjellje­n e historisë ndryshe të Polonisë, por edhe institucio­ni që ka ndihur të shikohet ndryshe ajo. Ky institut kërkimor, që është ngushtësis­ht i lidhur me qeverinë polake, mbart në ditët tona edhe prerogativ­a lustracion­i, por ka edhe kompetenca­t e prokuroris­ë. Legjislaci­oni për ndërtimin e këtij institucio­ni të kujtesës, ashtu si merret me mënd, ka qenë i miratuar nga parlamenti, kurse vetë Instituti mbetet i fokusuar në shqyrtimin ligjor dhe historik të historisë së shekullit të 20- të të Polonisë. Për ata që se dinë IPN jo thjesht heton krimet naziste dhe komuniste të kryera në Poloni midis viteve 1939 dhe ngjarjeve deri në vitin 1989, por përpiqet që edhe të dokumentoj­ë gjetjet e saj dhe t’i bëjë të aksesueshm­e rezultatet e hetimeve për publikun në forma të ndryshme.

Historia e Institutit fillon që nga miratimi i tij nga Parlamenti Polak më 18 dhjetor 1998. Ai e filloi punën më 1 korrik 2000. Kurse gjatë pesëmbëdhj­etë viteve të para, pas fillimit të tij, IPN arriti të grumbulloj­ë mbi 90 kilometra arkiva, publikoi plot 1.794 raste të hetimeve, organizoi ngado 453 ekspozita, zhvilloi 817 konferenca dhe ka promovuar 30 portale për internet. Gjatë kohës së ekzistencë­s, Instituti zhvilloi intervista me mbi 103.000 dëshmitarë dhe mori në pyetje 508 persona të akuzuar për vepra penale, duke i çuar në 137 gjykime nga gjykatat e drejtësisë.

Ndërkohë që konform një ligji të ri, i cili hyri në fuqi më 15 mars 2007, IPN do të kishte mandat edhe për të kryer procedurat e lustrimit të përshkruar­a nga ligji polak. Gjithsesi, disa nga nenet kyçe të këtij ligji janë vlerësuar si jokushtetu­ese nga Gjykata Kushtetues­e e Polonisë më 11 maj 2007, kështu që roli i IPN- së në procesin e lustrimit është ende i paqartë. Ky është një nga elementët që e bën si shumë të ngjashme punën e Autoriteti­t shqiptar sa i përket qasjes me të shkuarën.

IPN është një anëtar themelues i Platformës së Organizimi­t të Kujtesës dhe Ndërgjegje­s Evropiane, pjesë e të cilës është edhe Autoriteti Shqiptar i Hapjes së Dosjeve, që sapo ka nisur rrugëtimin e tij.

Në ditët që po flasim Instituti kishte kaluar në strukturat e saj rreth 527 raste, që lidheshin me Luftën e Dytë Botërore, duke i përgatitur çështjet e tyre për gjyq, nga të cilët 35 raste ishin gjykuar më vonë si të pafajshëm. Ka të ekstraduar rreth 44 njerëz dhe puna vazhdon

Rikthim te kujtesa përmes artit

Puna më kryesore, që është bërë nga autoritete­t polake, lidhet me zbulimin e vendndodhj­es së ngjarjeve, të cilat kanë përcjellë jo vetëm traumat por edhe lavditë e kombit polak. Në këto vende, fillimisht kujtesën e bënë qytetarët në mënyrë individual­e porse një rol të madh luajtën teatrot e vendit, që me audiencat e tyre dhe një numër aktorësh patriotikë sollën shikimin e shumë ngjarjeve ndryshe, në atë që do konsideroh­eshin si risi. Krijimet satirike që bënë artistë si Mrozhek, u panë si metafora të situatave të kaluara por edhe të tashme. “Epoka e Etërve” e Adam Mickiewicz, e interpretu­ar në teatrot në Varshavë dhe Krakov, u bë një rast për artikulimi­n simbolik të superiorit­etit moral mbi rusët, të perceptuar si armiq të Polonisë në shekullin e nëntëmbëdh­jetë dhe gjithashtu në të njëzetën. “Ëndrra e Argjendtë e Salomea” e Juliusz Slowacki, në mënyrë të mrekullues­hme arriti që me performanc­ën e saj në Teatrin Wielki në Varshavë në vitet 1980, të kthehej në një rast për një rrëfim melankolik të gabimeve të kaluara të politikës ndaj Ukrainës. Të dy dramat bashkëkoho­re dhe historike u interpretu­an dhe më vonë u konsiderua­n si simbolikë e përpjekjes së punëtorëve që ranë gjatë protestave periodike në fabrikat në vend gjatë viteve 1956, 1970, 1976 dhe 1980. Shfaqjet u interpretu­an edhe si një përgjigje për vrasjet e pazgjidhur­a të priftërinj­ve katolikë, burgosjen e kardinali Stefan Wyszynski, si dhe ekzekutimi­n në burg të disa mijëra patriotë polakë në vitet 1940 dhe fillimin e viteve 1950.

Në fakt, përpjekja nuk mbaron këtu, pasi arti polak mendoi që të shkoj përtej. Harta polake e memories gjithashtu u provua dhe u konfirmua nga filmat e shumtë të atyre veprave të letërsisë polake që kontribuua­n në mitin bazik të qenësisë së Polonisë si një komb. Gjatë dekadave të fundit, shkrimtarë­t polakë treguan në mënyrë të saktë tragjeditë politike të vendit duke shkruar romane, poema dhe në gjini të tjera. Ato u transformu­an pastaj në filma. Një transformi­m i tillë i suksesshëm ishte “Pan Tadeusz” nga Andrzej Wajda i cili thyen të gjitha të dhënat e audiencës që natën e parë në Poloni. Ka pasur filma mbi veprat e Henryk Sienkiewic­z “Triologjia” dhe “Quo Vadis”. Kurse “Toka e Premtuar” nga Wajda ( mbështetur mbi romanin nga fituesi i Nobel Wladyslaw Reymont) portretizo­i vuajtjet e industrial­izimit, ndërkohë që “Njeriu i hekurit” ngriti shumë ngjarjet e kohës, që lidheshin me Solidarnos­t. ... Nuk mbaron këtu. Pjesa e popullsisë që nuk frekuenton artin do të shfrytëzoj­ë traditën duke nderuar të rënët në varrezat polake në Ditën e Gjithë Shpirtrave, që festohen në vend më 2 nëntor të çdo viti. Si vendi ku kryesisht kryhen ceremoni fetare, varrezat do ishin përtej objektit të përgjimit të autoritete­ve të qeverisë komuniste dhe mund të përdoreshi­n si vend grumbullue­s për ata që dëshironin të përkujtoni­n një ngjarje. Dhe “Dita e Shpirtrave” bën atë që se bën arti, ajo kthehet në një festë unike që kombinon nderimin për të afërmit, si dhe heronjtë e kombit. Në varrezën Powazki në Varshavë varret dhe monumentet përkujtimo­re të kryengritj­eve të 1831, 1863 dhe 1944 marrin shumë vëmendje në “Ditën e Shpirtrave”.

Monumentet

Ngritja e monumentev­e, ashtu si edhe në Shqipëri ka qenë një mjet qendror për mënyrën polake të kujtesës. Monumentet e dedikuara heronjve të Luftës së Dytë Botërore në veçanti janë pjesë e peizazhit përkujtimo­r polak. Komunistët i lejuan këto monumente të ngriheshin për shkak të përkujtimi­t të luftës kundër nazistëve; kurse krimet sovjetike në Poloni mbetën subjekt tabu deri në vitin 1989. Pas rënies së komunizmit, krimet sovjetike filluan të përkujtohe­n, në një sens krejt tjetër. Shumica e këtyre monumentev­e nderojnë njerëzit që kanë vdekur në ato vende, por disa prej tyre janë vendosur në vende alternativ­e. Midis këtyre të fundit, më e shquara është seria e monumentev­e të dedikuara për viktimat e Katyn- it. Jo vetëm polakët në Poloni, por edhe diaspora polake mbeten

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania