Gazeta Shqiptare

Të fala Sinanit

-

telefonin.

Në çast, ndeza dritat dhe celularin për t’i telefonuar shoferit, por, kur ndjeva se telefoni i tij nuk kishte sinjal, e hodha mbi shtrat dhe po vishesha.

Si u qetësova disi, në mendje më mbeti imazhi i bëshëm i shoferit,.. shoferit që më shërben për transporte­t e mallrave. Nga ai e pata atë mëngjes të hidhur. Po gjithsesi… mos e paragjykon­i shoferin tim. Ai nuk është aventurier... Ai kryen transporte nga shteti fqinj, po vuan nga dëshira e mirë për t’i kënaqur të gjithë,

dhe kjo e bën të befet, gjithmonë i shqetësuar,.. por… edhe si tejet i ngatërruar!

Në kroskotin e kabinës së tij gjen përherë të ngjitura copa letre, me shënime adresa, e numra telefoni. Me porositë që sjell e me porosi që con. Në disa prej tyre shkruhet sipër, urgjente. Aty mpleksen porosi të vjetra e porosi të reja, porosi që janë kryer apo që presin të kryhen. Ato më të vjetrat kuptohen lehtë : se letrat e tyre kanë më shumë njolla grasoje apo vaji nga i makinës. Te rejat janë taze.

Ndërsa, porositë më të veçanta e më të rëndësishm­e, ai i ngjit te pasqyra e mesit të kabines dhe i kujton sa herë bën injetro apo eshte i detyruar të shohe pas, pavarsisht se e pengojnë “pak” gjatë manovrimit.

Pra, kabina është si memoria e tij, funksionon si hark disk për lëvizjet që kryen. Ai gjithmonë është në lëvizje, gjithmonë duke kërkuar adresa apo persona të njohur e të panjohur. Mund të të thoje që, për pak, po mbërrij dhe ti mund të presësh tërë ankth: orë të tëra, mbase dhe ditë të gjata pa mbarim. Dhe të qëllojë që edhe të mos të vijë fare.

Sakaq ka raste qe ti s’e pret dhe ai të shfaqet në derë për të shkarkuar. Ndodh, që nga nxitimi, ngarkesën time ta lërë diku tjetër e porosinë e të tjerëve ta lërë tek unë e të zhduket si fantazëm. E keqja është se për këtë nuk njofton në çastin e duhur.

Kohë më vonë, pas shumë përpëlitje­sh nëpër telefona, sigurisht qe gjithesejc­ili do ta gjeje të vërtetën.

Provova ta marr sërish ne telefon dhe mësova se porsa pat kaluar kufirin për në shtetin fqinj ku ai prej vitesh edhe banonte së bashku me familjen.

Mësova, gjithashtu, se shqetësimi i atij mëngjesi ishte për një sobë ngohjeje e përdorur që Sinani e dërgonte për familjen e vet këtu në vendlindje.

Që dy fëmijët e vegjël të Sinanit prisnin të ngroheshin nga ajo sobë… Ndaj, pra, shoferi më nisi me mesazh edhe numrin e celularit të gruas së tij. Të Sinanit pra. Unë i premtova se do ta zgjidhja atë problem. Dhe, me të vërtetë, duke qenë motiv njerëzor dhe, sigurisht prekës, do të ndihmoja për ta zgjidhur.

Po mendoja të merrja makinën e të shkoja në magazinë, të ngakoja sobën e Sinanit, e të nisesha drejt një ure… ura ..; Ura e Milotit ! Më erdhi në mendje. Në cast, u stepa. Truri im tashmë ishte i vetëdijshë­m dhe perceptont­e me saktësi objekte e distanca reale.

Ura e Milotit… shumë larg!.. Dhe,.. Dhe e pamundur.!! Në axhendën e ngjeshur të ditës sime nuk gjeja hapësirë për atë udhëtim.

Për këtë i kërkova ndjesë,.. dhe ajo e kuptoi situatën time, ndaj takimi u la pas tri orësh Te Rrethrrotu­llimi i Zogut të Zi ku, në përgjithës­i, sic më tha, ndalojnë furgonat që vinin nga zona e saj.

Si formova numrin e celularit, po hetoja personazhe­t e mundshëm për të qëllu-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania