Gazeta Shqiptare

Të fala Sinanit

-

të vërtetën. Le që do të dukesha qesharak para saj dhe fëmijeve. Dhe, që atë cast, mendova për shoferin… jo vetëm për porosinë, po, më tepër, për të marr informacio­n për Sinanin, përshkrimi­n e tij fizik, gjithashtu edhe hollësi të tjera rreth statusit të tij.

Kjo do të ma qetësonte disi ndërgjegje­n.

Kunati i Sinanit: një burrë thatim dhe energjik, ishte i mirëinform­uar rreth personit tim. Që në takimin e parë, ai m’u hodh në krah duke më përqafuar si të njiheshim prej vitesh. Njërën dorë ma mbajti në sup gjatë bisedës, e, me tjetrën nuk lëshonte dorën time. Pasi më pyeti, se pari, për familjen më bombardoi me pyetje për Sinanin aq sa po më hutonte edhe më.

- Më ka marrë malli shumë për Sinanin; shkonim shumë me njeri tjetrin,.. po më thuaj… më thuaj dicka për shejtanin, ato balluket i ka akoma apo i ka prerë ?

- I ka prerë pak.. - i thashë duke qeshur, paksa i përmbajtur duke mos ditur asgjë për pamjen e tij.

Po të mos i ketë prerë !… më thosh një zë i brendshëm. Nuk do të harroja që t’i kërkoja shoferit të më sillte një foto të Sinanit në rastin më të parë.

- Edhe që është shëndoshur e kam marrë vesh….- vazhdoi ai.

- Po, ka marrë ca kile.. - pasova unë.

- Eh… mor mik, e di që s’i thua të gjitha… po e kam marrë vesh që si derr është bërë. Po të punosh në furrë buke, e ç’farë do bësh tjeter!.. Po mirë që filloi punë aty se ngeli roje .. si buf nate, .. vetëm natën nuk punohet gjithë jetën, or mik.!

Pronari e di që e ka për zemër, po, siç kam dëgjuar, edhe shefi i policisë së zonës paska respekt e do t’i bëjnë letrat… për hajër qoftë !.. po hajt, or mik, pimë një kafe!

Ai më lëshoi dorën dhe më tregoi derën e një lokali.

Për t’u shmangur, i tregova makinën që kisha lënë me fleshët ndezur , për më tepër doja t’i shmangesha pyetjeve të tija të shumta. Eh Sinan ,.. Sinan, në ç’bela më ke futur ,.. mendoja me vehte.

Nuk duhet të piqesha me askënd, pa takuar më parë me shoferin nga i cili me siguri do të kisha informacio­n të bollshëm për t’u përballur me situata të tilla.

Duke çuar cantën te makina, më pyeti se kur mund t’i dilnin letrat Sinanit, sa e paguante pronari në muaj, sa paketa cigare pinte në ditë, e për kë ngrinte dolli kur uleshin në klubin e atij fshatit. Para se të mbyllja portbagazh­in, më spjegoi se çfarë kishte brenda çanta duke e hapur e përcaktuar një e nga një.

- Këto dy kile duhan i ka për pronarin, po është duhan ama! ndërsa kjo shishja

me raki është për madh,… atë të letrave !.

Më sqaroi se fasulet ishin të reja e zienin shpejt, e për gjizën, kur ta provonin të lokali i fshatit, le t’i jepnin përshtypje­t në telefon.

Mbylli bisedën me dy këshilla specifike për Sinanin : Të linte duhanin, e të hiqte ca kile.

Gjithashtu, më tha se isha i ftuar në festën që do të organizoni­n ditën që do të kthehej Sinani në fshat. shefin e

Për çudi, shoferin munda ta kap në telefon. Kishte për të shkarkuar pranë Kryqëzimit të Doganës e do të qëndronte mbi gjysmë ore aty. Më premtoi të pinim një kafe bashkë.

Mora makinën e nxitova, se mos më ikte. U ula në lokalin ku lamë takimin dhe prisja me padurim që të vinte.

E pikasa nga larg tek ecte me duar në xhepa e duke u lëkundur herë majtas e herë djathtas. Pa u ulur mirë, e pyeta: - I ka prerë balluket Sinani !?? - Nuk e di, se mos e kam parë ndonjëherë..- mu përgjigj dhe iu drejtua kamarjerit për t’i dhënë porosinë.

Kjo më befasoi: mendova se bënte shaka, sepse diçka e këtillë nuk ishte në natyrën e tij. - Të lutem, e kam seriozisht.! - Të vërtetën po të them, nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time.- vazhdoi ai qetësisht. - Po sobën ku e more..?!! - Ma solli komshiu im atje që ja kishte dhënë pronari i Sinanit , per gruan e Sinanit !.

- S’po të kuptoj ! - e ndërpreva duke e parë në sy.

- Po më dëgjo njëherë, mor burrë, që ta kuptosh !… Atje ku banoj unë kam një

komshi pensionist. Jeton i vetëm, po është zotëri burrë. Ai, çdo të shtunë shkon në fshatin e lindjes e kthehet të hënën. Ështe disa orë larg ai fshat, por ia vlen që të shkosh. Unë vetë nuk kam shkuar, por ç’ndodh ne atë fshat i di të gjitha se m’i thotë gjitoni që sapokthehe­t. Ai vend shquhet për një verë të rrallë që prodhon. Atje ai ka prona, ullinj e vreshta e një shtëpi rrethuar me limona. Shtëpine e prindërve qe nuk i rrojnë. Por ka edhe një mik të ngushtë, mik të fëmijërisë. Ai,. është pronari i Sinanit. Miku i tij, veç vreshtave, ka një furrë buke në qendër, ngjitur me lokalin kryesor të fshatit. Kur takohen, komshiu im i flet për mua mikut të vet, e miku i tij i flet për Sinanin. E kur ndahen, komshiu vjen e më tregon për Sinanin e miku shkon e i tregon Sinanit për mua. Kështu unë di shumë për të e ai për mua, po s’jemi takuar kurrë.! – beri nje pauz per te rrufitur kafene e vazhdoi:

Burrat e moshuar në atë fshat ulen në lokal me një gotë uzo, dy cironka e tri kokrra ullinj në pjatë, me orë të tëra qajnë hallet e gjithë botës. Në darkë, burrat ja thonë

Dikush që erdhi nga jashtë lokalit e njoftoi se shkarkimi kish mbaruar dhe unë

e shoqërova shoferin me makinën time.

Kamioni i tij qëndronte në një fushë me gropa pranë një ndërtese të vjetër. Fusha lidhej me një rrugë të paasfaltua­r e cila përfundont­e në rrugën kryesore e, më pas , në autostradë.

Ai u ngjit me ngadalë në shkallët e kabinës, duke u kapur në dorezën metalike.

Unë i zgjata çantën për Sinanin, të cilën e futi, me vështirësi, në derën e kabinës në të cilën të shumtën e hapësirës e kishte bllokuar me trupin e vet. Më pas, u ul në sedile duke peshuar rëndë, dhe i rehatuar , nxori nga kroskoti një palë syze të mëdha të harkuara me xhamat me refleks . I kapi me dy duar nga bishtat dhe me një lëvizje delikate po i kalonte mbi veshë, e, me siguri ato do t’i mbulonin një pjesë të konsiderue­shme të fytyrës.

- Kam edhe një porosi, – i thashë, kur pash që erdhi çasti i nisjes.

Ai tërhoqi sërish syzet me ngadalë, po me të dyja duart dhe i vendosi në pjesën para timonit. Dhe u kthye nga unë. - Më thuaj.... - Dua t’i bësh të fala… Të fala Sinanit..!

- Pa diskutim…- ma ktheu, duke u zgjatur për të marrë bllokun e letrave.

Shkëputi njërën nga fletët dhe e ngjiti me kujdes në një nga vendet bosh që kish mbetur mbi kroskot. Sipër shkroi Të FALA SINANIT, dhe më poshtë emrin tim dhe numrin tim të telefonit. Pasi la stilolapsi­n, në një mbajtëse të posaçme, u kthye nga unë;

- Nesër mbrëma kam mbërritur e në darkë takoj komshinë, pas tre ditësh, të shtunën që vjen, ai niset… të dielën atje, te Klubi i Fshatit porosia është e mbaruar.

Vendosi sërish syzet, i dha gaz makinës, e duke lëshuar freksionin me ngadalë, kamioni u nis duke u lëkundur bashkë me të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania