Gazeta Shqiptare

... nga numri i shkuar

-

“Milosao” e këtij numri ishte shumë mirë e disenjuar me temat. Shkrimi kryesor iu blatua historisë së fotos së vërtetë që lidhet me Pavarësinë. E shkrepur një vit më vonë, ajo ishte edhe dokumenti zyrtar sa i përket kësaj ngjarje të madhe. Autori i saj është Petro Dhimitri një profesioni­st, punët e të cilit autori Qerim Vrioni i kish shpjeguar shumë mirë, madje edhe me kontekstin e ditëve. Shqetësimi i autorit ishte për autorësinë e vetë fotografis­ë, një sëmundje e pashëruesh­me kjo për shqiptarët. “

Në fakt, për shumë njerëz, fotoja është identifiku­ar me atë të pavarësisë dhe ende sot shumica e shqiptarëv­e nuk e dinë historinë e saj, që historiani i fotografis­ë e ka zbërthyer shumë qartë.

Profesor Rexhep Ferri përmes esesë së tij “

shkruan konceptual­isht për atë botë që e rrethon dhe që do t’i kumtojë mesazhet e tij. Duket si një botë virtuale dhe tejet larg së përdit- shmes, por një sy i vëmendshëm dhe afër tij i shikon shqetësime kombëtare, që ai mundohet t’i blatojë dhe në formatin e tij pikturik tejet filozofik, shkroi redaktori.

Luan Rama, poeti, kineasti dhe publicisti, që jeton në Paris prej vitesh, rikthehet me një cikël, që vjen pas shumë kohësh te “Milosao”. Botuesi i tij i ka përçuar dhe konsiderat­ën përmes një letre të kujdesshme..., e cila është botuar nga redaktori.

Ndërkohë, që në këtë numër pati vend edhe për studiuesen e njohur, prof. Kaliopi Naska, që në vazhdën e punimeve të saj historike, këtë herë në një formë shumë të larmishme por edhe lehtësisht të asimiluesh­me për publikun, na ka sjellë albumin studimor historik “Vetëqeveri­mi i Korçës, referuar të përkohshme­ve ‘ Adriatiku’ dhe ‘ Gazet’ e Korçës’”. Redaktori për pak e harroi në vazhdën e shkrimeve të shumta, që ishin në këtë numër. Referuar materialit të dy gazetave, ato ishin edhe kronika më e gjallë ku përshkruhe­n ngjarjet e atyre ditëve në Korçë. Me një metodologj­i tepër komunikues­e dhe të pastër, ofruar prej saj, lexuesi kupton dhe orientohet në një nga ngjarjet më të mëdha të historisë kombëtare në dekadat e para të shekullit XX...

Në përgjithës­i ishte numër i këndshëm dhe i maturuar shumë mirë dhe në disa momente dhe layout ishte përshtatur shumë mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania