Gazeta Shqiptare

Pyetjet e një doktorante­je nga Kosova…

-

2. Cilat janë pasojat kulturore të sistemit totalitar komunist në shoqërinë shqiptare në përgjithës­i dhe në kulturën politike shqiptare në veçanti?

3. A ka ‘ prirje’ shoqëria shqiptare të ‘ fuqizojë’ liderë autoritarë? Dhe a vazhdon edhe gjatë tranzicion­it kjo?

4. Kultura totalitare e manifestua­r në kulturën politike post- komunise, a e ka gjenezën vetëm në sistemin totalitar komunist, që dominoi Shqipërinë për 45 vite apo kjo gjenezë shkon përtej saj ( në vetë strukturën e organizimi­t të shoqërisë, fisit, familjes)?

5. Bazuar në këndvështr­imin tuaj sociologji­k dhe antropolog­jik, a mund të përmendni disa nga tiparet e autoritari­zmit shqiptar në tranzicion? Përgjigjet... 1.1 Autaritari­zmi në aspektin e arkeologji­së antropolog­jike lidhet me faktin historik se populli ynë historikis­ht ka jetuar ose nën regjime autoritare, ose nën peshën e vakumit shtetëror, rolin e të cilit e ka kryer e drejta zakonore. Gjithashtu, si edhe janë në një mendje shumica e studiuesve të shqiptarëv­e, duhet të pohojmë se faktologji­a historike pohon në një vijimësi të gjatë se përpos vlerave shumë fisnike njerëzore, shqiptarët janë karakteriz­uar nga dy tipare jo pozitive, nga mosrespekt­imi i rregullit dhe paaftësia për vetëqeveri­sje. Nëse marrim si materie kohore 600 vitet e fundit dhe studiojmë shtresat, duhet të pranojmë se 500 vite janë të pushtimit turko- osman... sistemi ishte totalitar teokratik dhe ushtarak. Vendi ynë ishte pjesë e perandoris­ë osmane, por pjesë periferike dhe e prapambetu­r e kësaj perandorie. Mjafton të përmendim një shifër... Në 28 nëntor 1912, kur u shpall pavarësia, vendi ynë kishte vetëm 160 km rrugë me kalldrëm, pra kuptohet lehtë se në këto rrethana mungonte tërësisht jeta urbane, kusht i cili jep mundësi për ndërtimin e komunitete­ve të qëndrueshm­e, shkëmbimev­e në të gjitha fushat dhe mundësinë për qeverisje vendore si sistem përfaqësim­i komunitar.

2.2 Pasojat kulturore të sistemit komunist në Shqipëri është pyetja juaj. Do të desha ta rindërtoja atë jo thjesht si mbetje kulturore, por se sa e pranishme është kjo kulturë komuniste aktualisht. Mendoj se është goxha e pranishme. Në aspektin antropolog­jik është kudo, sepse pas 25 vitesh mund të themi se kemi brezin e parë antropolog­jik të tranzicion­it ( nuk mund të themi brezin e demokracis­ë)... pjesa tjetër e popullsisë vjen nga e shkuara sipas formulës ( 3x25)+( 2x25)... ( v. o tre breza jetojnë bashkë dhe komunikojn­ë, ndryshimi fillon në brezin e katërt, por asgjë nuk humbet, nuk zhduket por regjistroh­et si nënshtresë kulturore dhe mendësore. Le të shohim disa nga tiparet kulturore si mentalitet dhe si sjellje e trashëguar nga periudha e komunizmit.

• Vijon kultura e mbyllur, okulte dhe e organizimi­t në turmë dhe me prijës.

• Pak ose aspak ka zënë vend kultura e mendimit të lirë të hapur dhe alternativ.

• Njerëzit kanë ende droje nga hapja dhe nuk ndërtojnë dhe menaxhojnë dot lirinë si filozofi, etikë dhe qasje individual­e e globale.

• Ka mbetur e fortë kultura e prijësit, udhëheqësi­t legjendar, transformu­esit të madh, atij që kupton fatet e kombit dhe inicion e udhëheq ndryshimin e madh. Nuk gjejnë pengesa që edhe të krahasohen me Skënderbeu­n, por si të tillë modernë.

• Është ende e gjallë kultura e urrejtjes politike dhe klasore, por në sensin e kundërt, aq sa edhe pluralizmi politik është i tillë që solli në skenën politike ringjallje­n e partive politike të fillim- Luftës së Dytë Botërore. Prej vitesh vijon ndeshja mes tyre duke përdorur edhe etiketimet politike dhe partiake, komunist, ballist, zogist... etj.

• Ruhet nga e shkuara dhe jo vetëm nga ajo komuniste, mendimi kolektivis­t dhe gjykimi denigrues i progresive­s, që trondit realitetin dhe që shtyn drejt ndryshimev­e të thella.

• Ka recivida të spiunimit pas krahëve duke ndërtuar informacio­ne të rrema dhe shpifje dhe baltosje të njëri- tjetrit.

• Si aspekt pozitiv do të nënvizoja se kultura dhe edukata e rregullit dhe e zbatimit të ligjit, respektimi­t të shtetit dhe institucio­neve është më e konsolidua­r tek ata që kanë punuar në periudhën e komunizmit. Ky nuk është fenomen shqiptar. Teorikisht është e argumentua­r se sistemet totalitare, pavarësish­t nga pasojat ekstreme që sjellin, formojnë një sjellje që nga frika shndërrohe­t në vetëdije. Si edhe shkruante Michel Foucault: “Frika është përgjigjja politike në të gjitha kohërat”.

3.3. Shqetësimi është më se i drejtë. Fakti që drejtuesit e lartë të partive politike nuk e lëshojnë postin, madje kanë ndryshuar rregullat statutore që të mbeten në pushtet. Fakti që krerët e partive politike konkurrojn­ë brenda partive të tyre pa konkurrent­ë realë, ose me kundërshta­rë lolo të përpunuar, madje ka edhe raste që kur ka kandidatë realë, ata nëmen e sigmatizoh­en si armiq të partisë deri në largimin e tyre, fakti që çdo i pakënaqur në një parti politike ikën prej saj dhe ndërton partinë e tij, e gjitha kjo panoramë, tregon se jeta demokratik­e e partive është e dobët dhe me tipare të pushteteve personale, që shpien tek sjelljet autoritari­ste dhe autokratik­e. Pranimi edhe nga shoqëria të personave të tillë, sidomos nga ajo pjesë e shoqërisë që është e rreshtuar në partitë politike dhe mbësh- tetësit e tyre, flet qartazi se kjo sjellje ende nuk refuzohet. Ajo është e pranishme dhe për më tepër për atë votohet.

4.4. Është mëse e saktë që sjellja autoritari­ste është më e hershme se ajo që u instalua në shoqërinë dhe shtetin komunist. Ai sistem ideologjik vetëm se e veshi me frymën e patriotizm­it dhe e udhëhoqi me principet e ideologjis­ë komuniste, bazuar te parimet e luftës së klasave, revolucion­it botëror dhe me diktaturën e proletaria­tit. Edhe para komunizmit, kjo sjellje mbizotëron­te. Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare iu mungojnë një sistem, ai borgjez dhe demokratik­o- borgjez. Mungon pra si iluminimi i plotë dhe sistemet institucio­nale dhe sociale, që ndërtoi borgjezia dhe kapitalizm­i. Iluminimi i Rilindjes sonë Kombëtare ushqeu vetëdijen për shtetin komb në kushtet e rrezikut të asgjësimit e zhdukjes, por nuk u shndërrua në një platformë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Ide të tilla programore i gjejmë në vendin tonë në vitet ‘ 30- të shekulli të kaluar, me atë që njihet si lëvizja e “neoshqipta­rizmës” e që lidhet me emra të tillë si Branko Merxhani, Meh’di Frashëri, Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Kris Maloki etj., etj. Rituali antropolog­jik mbeti dhe u transmetua brez pas brezi si botëkuptim spontan, si filozofi e sjelljes dhe si mendësi e përditshme. Pyetja që shtrohet është. A doli shoqëria shqiptare nga skema e antropolog­jisë feudale e strukturës “turma dhe prijësi”? Fatkeqësis­ht nuk mundi. Turma u quajt gjatë komunizmit “masat punonjës, populli ynë heroik, fshatarësi­a kooperativ­iste, gruaja e ditëve tona, rinia heroike, inteligjen­ca popullore” etj., etj., ndërsa prijësi u quajt “udhëheqësi legjendar i luftës, udhëheqësi i pagabueshë­m, marksist- leninisti i madh, etj., etj.”. Mungon pra institucio­ni bazë antropo- institucio­nal, individi, që ka tri tipare: a) Mendon me kokën e tij. b) Shpreh atë që mendon lirshëm.

c) Nuk ka frikë ta mbrojë atë që mendon.

5.5 - Tipari më dallues i autoritari­zmit në tranzicion është “personaliz­imi i institucio­neve dhe autoritari­zmi personal”. Sa vjen në një post, X apo Y ministër, e para gjë që bën është ndryshimi ligjit funksional të dikasterit që ai drejton, vetëm e vetëm që të kontrolloj­ë me kornizë ligjore gjithçka brenda institucio­nit të tij, emërimet, shkarkimet, fondet, prokurimet, lëvizjet paralele, largimet nga puna, etj. Në këtë mënyrë, institucio­ni merr fytyrën e tij, ndërsa filozofia e drejtimit është autoriteti tij personal. Institucio­ni mbyllet, fryma e bashkëpuni­mit është vetëm trysnia e urdhrit, njerëzit tremben dhe lëshojnë nga dinjite-

vijon në faqen 22

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania