Gazeta Shqiptare

Një burrë i madh shteti - për vdekjen e Helmut Kohlit

' Deutsche Welle'

-

... kryetar i CDU- së - të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshm­e për të rezistuar, një aftësi të habitshme për t’u imponuar, një dëshirë të çeliktë për pushtet, por edhe një fat demokratik në zgjedhje. Katër herë u zgjodh kancelar Helmut Kohli, një arritje politike imponuese e jetës së tij.

Si kryetar me sa duket i përjetshëm i CDU- së, ndjesia e tij për zhvillimet në radhët e veta, mosbesimi përballë rrymave kritike ishte legjendar. Megjithatë, kur në vitin 1989 po luftonte për të mbijetuar politikish­t në një kongres partie në Bremen, atë e ndihmoi hapja e Perdes së Hekurt. Dhe Kohli e shfrytëzoi shansin që u hap për të dhe për Gjermaninë prej rënies së diktaturav­e komuniste. Ai shkroi histori. Ai e shfrytëzoi dritaren e shansit historik. Kohli u bë në këto muaj burrë shteti.

Pa dyshim, Helmut Kohli është kancelari i bashkimit të Gjermanisë. Ai ishte politikani që nuk përfilli qëndrimet e lëkundura, frikërat, rezervat brenda dhe jashtë vendit dhe synoi që prej nëntorit 1989 unitetin e Gjermanisë, të cilin e bëri realitet në 3 tetor 1990. Ai tregoi instinkt politik, historik në atë moment kur duhej ta tregonte. Me këtë për disa ai u bë Bismarck- u i shekullit të 20- të.

Helmut Kohli megjithatë nuk ishte vetëm një patriot gjerman, i cili e shfrytëzoi dhuratën e shndërrime­ve historike në Lindje të Evropës. Kancelari rekord ishte edhe një evropian i bindur. Një politikan, i cili për 16 vjet dhe në takime të panumërta evropiane të nivelit të lartë ishte gjithmonë i gatshëm për ta avancuar bashkimin e Evropës. Kjo vlejti për Komuniteti­n e vjetër Evropian, për komuniteti­n e zgjeruar të Bashkimit Evropian, për perspektiv­at e anëtarësim­it të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, perspektiv­a që u realizuan me zgjerimin e vitit 2004.

Helmut Kohli ishte edhe - dhe kjo i jep atij nivelin e një burri shteti evropian - bashkëthem­eluesi i monedhës së përbashkët evropiane, Euro. Sepse ai duke menduar në linja të gjëra historike e kuptoi se vetëm një monedhë e përbashkët evropiane, heqja dorë nga Dojçmarka e fortë do të ndihmonin kapërcimin e antipative eventuale në Francë, në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera të BE. Një vendim i drejtë, që e bëri të pakthyeshë­m unifikimin e kontinenti­t të vjetër.

Helmut Kohli ishte burrë sh- teti. Ai ishte një politikan që përfaqëson­te njëkohësis­ht si ribashkimi­n e Gjermanisë, ashtu edhe bashkimin e Evropës. Një burrë me vendosmëri të madhe personale, i cili atë që e konstatont­e të drejtë, edhe e arrinte. Kjo e bëri atë, pavarësish­t nga shumë kritika veçanërish­t në Gjermani, një politikan të respektuar dhe të vlerësuar veçanërish­t në botën e jashtme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania