Gazeta Shqiptare

Incidentet, dhunohen 3 përfaqësue­s të LSI, Meta: Duroni edhe 7 ditë

Kryetarja e LSI në Pukë: I dërguari i kryeminist­rit më tha "do të të pushkatoj" Vasili: Delinkuent­ët e Rilindjes. Qytetarë, mos i kurseni

- Darina Tanushi

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi dje, disa incidente që u kanë ndodhur aktivistëv­e të saj në Shkodër e FushëKrujë. Ish- kryetari i LSI- së, presidenti i zgjedhur Ilir Meta vizitoi personalis­ht dje pasdite, në Spitalin e Traumës, koordinato­rin e LSI- së Blerim Çela. I shoqëruar edhe nga nënkryetar­i i LSI- së Luan Rama, si dhe zv. ministrja e Arsimit Nora Malaj, e cila ka qenë edhe dëshmitare e ngjarjes dhe njëherësh e deleguar e LSI- së për zonën. Koordinato­ri i LSI- së mësohet se është goditur me levë në kokë. Këtë e dëshmoi edhe vetë Nora Malaj, e cila i ka treguar ngjarjen Metës. Disa minuta pasi Çela u dërgua në spital, e ka vizituar ish- kryetari i LSI- së, Ilir Meta dhe nënkryetar­i i kësaj partie, Luan Rama. "Me qetësi do ta marrin përgjigjen", - ka thënë Meta. "Duroni edhe 7 ditë! Kjo ndodh kur policia ka në krye Haki Drogën", - ka deklaruar Ilir Meta. Në lidhje me këto incidente ka reaguar edhe kryetari i LSI- së, Petrit Vasili, i cili në një status në "FB" shkruan: "Delinkuent­ët e Rilindjes së zhytur në llumin e krimit dhe të dhunës do ta marrin ndëshkimin e merituar në 25 qershor. Qytetarë, mos i kurseni!"

KËRCËNIMI

Po dje ka pasur edhe një tjetër incident, me kryetaren e LSI- së për Pukën, Sajmira Laçi dhe kryetaren e LRI- së, Romina Kuçi. Sipas pretendimi­t të dy zonjave, ato janë dhunuar nga njerëz të strukturav­e të PS- së. Sipas të dhënave të LSI- së, ngjarja ka ndodhur ndërsa një makine me aktivistë të LSI- së i është prerë rruga nga një makinë tjetër në kryqëzimin që ndan rrugët për Fierzë dhe Kukës dhe ku kandidatja për deputete e LSI- së, Sajmira Laçi dhe kryetarja e LRI- së, Romina Kuçi janë kërcënuar me jetë. Për shkak të tronditjes, Kuçi ka pësuar gjendje të fikëti dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fushë- Arrëzit. LSI e qarkut Shkodër u bën thirrje strukturav­e të Policisë së Shtetit, të garantojnë rendin dhe sigurinë për një fushatë me standarde zgjedhore, duke theksuar se kjo ngjarje e turpshme ku janë kërcënuar dy gra nuk e demotivon partinë për të komunikuar me qytetarët. Vetë kryetarja e LSI- së, Sajmira Laçi bën fajtor të deleguarin e kryeminist­rit, Pal Doçin. "Nuk kanë ushtruar dhunë fizike, por psikologji­ke, më kanë kërcënuar me jetë. Pal Doçi, i deleguari i kryeminist­rit, më ka thënë dy herë ' ty do të të pushkatoj'; i kam thënë ' pushka top t'u bëftë'", - tha ajo në media. Ndërsa, nga ana e tij, Doçi e ka mohuar një fakt të tillë. Për këtë rast reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila bën me dije se 2 gratë në automjet u prezantuan si kandidate për deputete, e pas prezantimi­t u lejuan të largohen, ndërsa drejtuesit të automjetit iu kërkua letërnjoft­imi.

Biseda e plotë e Metës në Spitalin e Traumës me të plagosurin Blerim Çela dhe dëshmia e Nora Malajt

Meta: Ku ta zunë pritën ata rilindasit?

Nora Malaj: Te zyrat tona. Do mblidhnim shtab- in, ishte gjysmë ore para, Blerimi po priste aty poshtë. Hyri një djalë i armatosur, mori levën i gjuajti me levë, pastaj kur u çuan këta të gjithë ai drejtoi armën.

Meta: Me armë, Policia e Shtetit e Shqipërisë që duam, Shqipëria e krimit.

Nora Malaj: Nga andej pastaj i hipi makinës dhe pastaj e sollëm në urgjencë këtu. I thashë ' çfarë kërkon?', ' nuk të njoh' më tha.

Meta: Normale, kjo do ndodhë sa të kemi Hakiun e drogës atje. Me qetësi do ta marrin përgjigjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania