Gazeta Shqiptare

SHBA: Presim zgjedhje paqësore dhe luftë drogës

Reagimi i ambasadës amerikane për "GSH. al": Nuk preferojmë asnjë kandidat më 25 qershor "Shqipëria ka një mundësi të madhe, filloni vetingun"

-

Partnerët ndërkombbë­tarë janë angazhuar ta monitorojn­ë nga afër procesin zgjedhor të 25 qershorit me besimin se ato do të jenë të lira dhe paqësore. Në një reagim për "GSH. al", ambasada e SHBA- ve në Tiranë komenton situatën në prag të 25 qershorit dhe shton se ata nuk kanë asnjë kandidat të preferuar, por i takon popullit shqiptar të vendosë. Ky qëndrim erdhi pak ditë pas takimit të kryetarit të PD- së, Lulzim Basha me presidenti­n Donald Trump. Zëdhënësi i ambasadës, Ryan Roberts iu përgjigj pyetjes së "GSH. al", "Çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara për të mbështetur zgjedhjet parlamenta­re dhe çfarë presin ato prej tyre?". Roberts u përgjigj: "Shqipëria ka një mundësi të madhe këtë verë. Nëse mund të zhvillojë zgjedhje paqësore dhe të besueshme, të reduktojë në mënyrë thelbësore trafikimin e narkotikëv­e dhe të fillojë procesin e vetingut. Kjo do t'i jepte shtysë ekonomisë nëpërmjet investimev­e dhe do të provonte se Shqipëria është gati për hapin tjetër në procesin e anëtarësim­it në BE. Për zgjedhjet e kësaj të diele, ambasada e SHBA- ve do të ketë mbi 30 ekipe që do të vëzhgojnë votimin në të gjithë vendin. Gjithashtu, USAID- i ka ofruar mbështetje teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka punuar për të përmirësua­r transparen­cën e partive politike, si dhe po sponsorizo­n monitorimi­n nga shoqëria civile në mbi 500 qendra votimi. Nx- isim të gjithë personat me të drejtë vote të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratik­e themelore. Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë kandidat të preferuar në këto zgjedhje; është në dorën e popullit shqiptar që të zgjedhë. SHBA ka një rol kyç në zgjidhjen e krizës politike në vend përmes të dërguarit të saj në Tiranë, z. Yee". Menjëherë pas arritjes së marrëveshj­es Rama- Basha, am- basada e SHBA- ve përshëndet­i marrëveshj­en e arritur më 17 maj mes kreut të PS- së, Edi Rama dhe kreut të PDsë, Lulzim Basha. "Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij te forca e demokracis­ë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësi­në dhe kurajën personale në farkëtimin e kësaj marrëveshj­eje. Bravo kolegëve nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe Uashington­i për

Njoftim për shitje me ankand

Për ish- presidenti­n Alfred Moisiu padia e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e për reformën në drejtësi, është tendencioz­e pasi s'duan t'iu gërmohet e kaluara. Ishpreside­nti Alfred Moisiu foli dje pas padisë së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e për reformën në drejtësi, e konkretish­t ligjin e vetingut. "Kjo padi ka qëllim të mbrapshtë. Shqetësim përbën edhe pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetues­e. Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre. Shoqata do që të pakësohen kriteret pranuese. Gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Nga vetingu do të ketë përmirësim­e në vend", - tha ai. mbështetje­n e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrj­en e të gjitha partive politike në Shqipëri", thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA- ve në Tiranë. Opozita në Shqipëri që prej datës 18 shkurt të këtij viti kërkonte krijimin e qeverisë teknike për organizimi­n e zgjedhjeve të 18 qershorit, ndërsa kjo kërkesë u kundërshtu­a vazhdimish­t nga kryeminist­ri Edi Rama. Eurodepute­tët David McAllister dhe Knut Fleckenste­in vizituan Shqipërinë, në kuadër të zhvillimit të negociatav­e për ndërprerje­n e protestës nga opozita në Shqipëri, më 25 prill, ndërsa negociatat vazhduan edhe me ndërmjetës­imin e Presidenti­t të Shqipërisë, Bujar Nishani, por nuk prodhuan marrëveshj­e. Marrëveshj­a u arrit pas takimit që u organizua fillimisht mes drejtuesve të partive parlamenta­re, dhe pas takimit kokë më kokë Rama- Basha më datë 17 maj.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Berat
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Berat
 ??  ?? Zëdhënësi i ambasadës, Ryan Roberts
Zëdhënësi i ambasadës, Ryan Roberts
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania