Gazeta Shqiptare

Topi: Rama e Basha mbuluan me grim një plagë të madhe në Shqipëri

-

Kreu

i Frymës së Re Demokratik­e, Bamir Topi, i ftuar në emisionin e mëngjesit "Koha për t'u zgjuar" në "News24", ka folur për situatën politike në vend dhe fushatën elektorale të këtij muaji. Sipas ish- Presidenti­t të Republikës, kjo fushatë ka qenë pa përmbajtje dhe pa formë, madje "fushata ka filluar dhe me mjete të tjera", duke iu referuar incidentev­e mes PS dhe LSI. I pyetur në lidhje me marrëveshj­en Rama- Basha, kryetari i FRD- së tha se dy liderët mbuluan me grim një plagë të madhe në Shqipëri që janë zgjedhjet, për të cilat nuk gjetën zgjidhje. "Kjo fushatë rezulton fushatë pa përmbajtje, pa formë, madje kemi parë edhe situata që pakkush i kishte menduar, që brenda koalicioni­t kanë filluar fushata me mjete të tjera, gjë që nuk kënaq njeri. Është momenti kur mund të bëjmë një lloj bilanci. Programi i FRDsë nuk ka ndryshuar që nga viti 2012; është prezantuar në vitin 2013, dhe nuk ka ndryshuar, se është një program i efektshëm", - shprehet z. Topi.

pantallona­ve të mia se do të ikësh. Do largohesh me votën e shqiptarëv­e, askush nuk t'i harron katër vite të shkatërrim­it ekonomik, kolapsit në shëndetësi", - tha kreu i PD- së. Ndërsa kanë mbetur 5 ditë fushatë, Basha tha se vëmendja do të përqendroh­et tek elektorati i pavendosur. "Na duhet që këtë javë t'u drejtohemi atyre që nuk e kanë ndarë akoma mendjen dhe t'u themi se ndryshimi është i qartë. Bardhë e zi. Nga njëra anë kemi Edi Ramën që do të rrisë prapë taksat, nuk do rrisë pensionet, por do mbjellë prapë palma. Nga ana

tjetër kemi planin tonë ekonomik me vulat e ekspertëve gjermanë, siç ua tha edhe këshilltar­i i kancelares Merkel një javë më parë. E vetmja mënyrë për rritjen ekonomike, është ulja e taksave, stazhe për rininë, subvencion­e për fermerët dhe liri për sipërmarrj­en e që krijon vende pune. Liri, jo kërpaç, jo lakun te fyti. Me këtë ndryshim janë bashkuar shumica dërrmuese e shqiptarëv­e. Edhe 6 ditë frika juaj do marrë fund njëherë e përgjithmo­në. Të heshturit e Beratit, votoni numrin 6, votoni PD- në dhe ndahuni nga frika", - theksoi kreu i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania