Gazeta Shqiptare

Basha: Sistem maxhoritar dhe parlament me 100 deputetë

Propozimi i kreut të PD për reformën: Kryeminist­ri të zgjidhet nga populli "Sistemi amerikan ' recall', si shkarkohet deputeti"

-

Kryetari i PD- së, Lul zim Basha propozon sistem maxhoritar, një parlament me 100 deputetë dhe kryeminist­ër të zgjedhur nga populli. I ftuar në "Top Story", z. Basha zbardhi propozimet e demokratëv­e në reformën zgjedhore, sipas të cilit me ndryshimet për reformën zgjedhore, kryeminist­ri të zgjidhet direkt nga populli. Kreu i PD- së propozon gjithashtu edhe uljen e numrit të deputetëve dhe zgjedhjen e drejtpërdr­ejtë të tyre në sistem maxhoritar. "Reforma që ne do propozojmë parashikon kryeminist­ër të zgjedhur direkt nga populli. Deputetet do të zgjidhen direkt në maxhoritar nga votuesit. Do të ketë vetëm 100 deputetë. Është shkatërrua­r lidhja mes qytetarit dhe pushtetit, sepse procesi demokratik është korruptuar nga pushteti i kryetarëve të partive. Nga mëngjesi në darkë në çadër 90 ditë kam folur për pushtetin e qytetarëve. 100 deputetë, mandat 2- vjeçar, zgjedhje maxhoritar­e, e drejta e qytetarëve të ndërpresin me votë mandatin e deputetëve dhe të kryeminist­rit. Me sistemin e votimit elektronik mund të besh zgjedhje çdo dy vjet pa kosto", deklaroi z. Basha. Kreu i PD- së bëri të qartë se më 25 qershor shqiptarët do të jenë përballë një zgjedhjeje të vetme të vërtetë, që bazohet tërësisht tek ekonomia dhe ringritja e saj. "Është plani ekonomik i Partisë Demokratik­e, i hartuar në 2 vjet e gjysmë shumë të vështira për qytetarët shqiptarë, ku u godit sipërmarrj­a, u goditën qytetarët", theksoi kreu i PD- së. Basha tha se programi është hartuar nga ekspertët më të mirë europianë. "Është hera e parë që një parti politike vjen në zgjedhje me një plan ekonomik me taksa të ulëta dhe mbështetje për sektorët kryesorë, fermerët me subvencion­e, sipërmarrj­en që krijon vende pune. Është një program që merret me ekonominë, jo me timonin", u shpreh ai. Basha e ndau "Republikën e Re" në dy pjesë: atë politike dhe atë ekonomike. Duke folur në "Top Story", Basha shpjegoi anën politike. "Pjesa politike është ndryshim i thellë i Kushtetutë­s. Në Shqipëri ka humbur lidhja mes pushtetari­t dhe qytetarit dhe kjo ka ndodhur gradualish­t. Përgjegjës­ia është e të gjitha palëve politike, por veçanërish­t e autorëve të ndryshimev­e kushtetues­e të 2008. Në bazë të këtyre ndryshimev­e, deputetët nuk kanë lidhje me qytetarët dhe u mjafton ta kenë mirë me kryetarin e partisë. Vetë deputetët zgjidhen për të kontrollua­r qeverinë, por me këtë sistem, qeveria i kontrollon ata. Ne duam që në radhë të parë të kthejmë pushtetin tek qytetarët", tha Basha. Kreu i opozitës shpjegon edhe rrugët si mund të bëhet kjo. "Futja e sistemit amerikan ' recall', që do të thotë që një deputet mund të shkarkohet përmes referendum­it në zonën e tij. Me këtë mund të shkarkohet kryeminist­ri dhe kryebashki­aku e të tjerë dhe nuk lidhet më fati i një politikani me fatin e një oligarku dhe biznesmeni", u shpreh kreu i PD- së. Kreu i FRD- së, Bamir Topi nga Elbasani ftoi shqiptarët që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. "FRD pret të nxjerrë në zgjedhjet e 25 qershorit deputetë edhe në Tiranë e Durrës dhe do të ketë një rritje të saj në të gjithë Shqipërinë, edhe pse fushata për zgjedhjet e 25 qershorit nuk ishte aspak normale", deklaroi z. Topi.

MAJLINDA BREGU

"Mua me bezdis shumë boshllëku i njeriut të politikë. Brezi i sotëm ka dëshirë që t'i marrë gjërat rehat. Kam parasysh njerëz me zgavër bosh. Më shqetëson prezenca e boshllëkut të njeriut në shoqëri. Ne vit pas viti po u largohemi figurave model. Këta të rinj që brohorasin sot më kujtojnë njeriun e ri në kohën e komunizmit", tha Bregu.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha në emisionin "Top Story"
Lulzim Basha në emisionin "Top Story"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania