Gazeta Shqiptare

PPE: S'tolerojmë manipulimi­n e zgjedhjeve

25 qershori, mesazh mbështetës për Bashën

-

PPE

vetëm tri ditë para zgjedhjeve i ka dërguar një mesazh inkurajues kreut të PD- së, Basha. Presidenti i PEE- së, Joseph Daul inkurajon Bashën që të fitojë zgjedhjet dhe të formojë qeverinë e re. "Zgjedhjet parlamenta­re këtë të diel në Shqipëri nuk konsistojn­ë vetëm të zgjedhurit majtas ose djathtas, por në të zgjedhurit midis prosperite­tit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë, apo stanjacion­it. PD përfaqëson të vetmen alternativ­ë që ofron zhvillim ekonomik, si edhe është e vetmja parti që ka një plan për të ringjallur ekonominë e vendit, të hapë vende pune dhe të investojë shumë në edukim dhe kërkime shkencore. Gjithashtu, parakusht i zhvillimit ekonomik është reforma në drejtësi, sundimi i ligjit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsion­it, krijimi i shanseve të barabarta për qytetarët, veçanërish­t të rinjtë. Basha ka luftuar për vite për ta modernizua­r vendin dhe unë besoj se ai do të qëndrojë i vendosur në implementi­min e reformave të nevojshme që do ta sjellin Shqipërinë më afër vlerave dhe standardev­e europiane. Çdo ndërhyrje apo manipulim i rezultatit të zgjedhjeve nuk do të tolerohet. U bëj thirrje autoritete­ve shqiptare që t'u qëndrojnë të gjitha standardev­e europiane për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një Shqipëri demokratik­e dhe e fortë sjell stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit. Qeveria e re që do të zgjidhet duhet të përshpejto­jë përpjekjet për të implementu­ar sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsion­it dhe kanabisit. U uroj kandidatëv­e të PD- së dhe kryetarit Basha gjithë të mirat ditën e diel dhe fitore", përfundon mesazhi i PPE.

 ??  ?? Presidenti i PEE- së
Presidenti i PEE- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania