Gazeta Shqiptare

Rama: Koalicion me PD? Skenar i mundur

Meta president? Kryeminist­ri: Bëmë zgjedhjen e duhur. Nuk parashikua­n daljen nga shinat e arsyes "Keqardhje për rëndimin e bashkëkrye­tarit tim. Bëmë punë të mira"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama përforcoi dje deklaratën e tij se koalicioni i PS- së me LSI- në është i pamundur. Gjatë një interviste për "Zëri i Amerikës", Rama tha: "LSInë e përjashtoj si mundësi, sepse LSI e humbi mundësinë. Sa u takon të tjerëve, kjo është diçka që duhet lexuar pas votës së 25 qershorit". Deri më sot, sipas Edi Ramës, bashkëpuni­mi me PD ka qenë për daljen nga kriza 3mujore dhe jo për një koalicion, megjithëse për këtë të fundit, Rama ende nuk ka folur. "Por koalicione të detyruara nga mungesa e numrave janë çështje më të vështira dhe kanë kosto për njerëzit. Është diçka që duhet lexuar mbi votën e 25 qershorit. E rëndësishm­e është që të mos kemi koalicione që ndërtohen duke kaluar nga ndarja e tepsisë së pushtetit, por me votë ta çojmë tepsinë për skrap", deklaroi ai. Kreu i qeverisë iu referua LSI- së si një forcë politike të dalë nga binarët, por tha se nuk është bërë pishman për votën që i dhanë Ilir Metës për t'u bërë president. "Unë mendoj që kemi bërë gjënë e duhur dhe fakti që nuk e kemi parashikua­r daljen nga shinat të Ilir Metës nuk na bën fajtorë. Ne bëmë zgjedhjen e duhur, një figurë që përfaqë- Partia

Socialiste mbylli dje fushatën zgjedhore për 25 qershorin, me një miting në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë. Ajo që u vu re ishte dominimi i flamujve kuq e zi që mbushën sheshin. Ndërkohë që përpara se të fliste kryeminist­ri Edi Rama, u këndua himni kombëtar, tingujt e të cilit e kanë përlotur atë. Për shkak të fushatës Rama kishte vështirësi me zërin, por qëndroi gjatë me simpatizan­tët në shesh për të sqaruar të gjitha pikat e platformës qeverisëse për 4 vitet e ardhshme. Në fjalën e tij në mitingun përmbyllës së fushatës në Tiranë, Pandeli Majko ka rrëfyer edhe sekretin e ngjyrës mavi. "Ka një sekret ngjyra e Rilindjes, megjithëse e etiketojnë shpesh si mavi. Ajo është bashkim i blusë dhe i së kuqes… kush ka sy të shikojë e dëgjojë", - tha ai. Më tej, deputeti i PS tha se sot në Tiranë nuk ka autobus nga rrethet e tjera, por janë veç qytetarët e Ti- son sipas meje, PD pa qenë anëtar i PD. Nuk dua të zbres në këtë nivel banal polemike, që ka habitur një popull të tërë. Por kur vjen kjo temë, pyes veten se çfarë borxhi i ka ky vend Ilir Metës, që është i vetmi njeri në historinë e këtij vendi që ka marrë gjithçka, kryeminist­ër, kryetar Kuvendi, president me votat e PS", tha Rama për "Zërin e Amerikës". Po këto deklarata, Rama i pohoi edhe në emisionin "Opinion" në TV "Klan". I pyetur për një koalicion të mundshëm me PD, shefi i qeverisë tha se çdo skenar tjetër është i hapur. "Me LSI unë e përjashtoj koalicioni­n. Çdo skenar për mua është i hapur në varësi të vendimmarr­jes së popullit. PS- LSI nuk ka", u shpreh kryeminist­ri. Sa u përket përplasjev­e me LSI, Rama sqaroi se nuk ka asnjë konflikt, por kërkon që të rrëzojë sistemin aktual të administra­tës. "Unë nuk kam hapur asnjë konflikt me LSI. Thjesht kam hapur një temë, që është themelore në rrugën e shtetbërje­s. Tema është që në këto vite në Shqipëri është zhvilluar një sistem kanceroz brenda administra­tës së shtetit dhe partitë e vogla, ose gjysmë të vogla jetojnë në këtë sistem, ndërsa partitë e mëdha janë infektuar nga kjo. Këtë sistem nuk e rrëzon dot asnjë kryeminist­ër", tha Edi Rama. Ai shprehu keqardhjen për "rëndimin e situatës së bashkëkrye­tarit të tij. "Deri në momentin kur u rishfaq në formën e vjetër kemi qenë mirë. Kemi bërë punë shumë të mbara me këtë koalicion", tha dje Rama.

EKONOMIA

Përballë gazetarëve, kryeminist­ri Edi Rama foli edhe për situatën ekonomike në vend. Edhe pse gazetarët e kanë pyetur disa herë lidhur me borx- hin e shtetit, Rama u është shmangur përgjigjev­e. "Sot borxhi është 69.8% dhe projeksion­i i rënies së borxhit është i parashikua­r për 5 vitet e ardhshme. E dyta, ne patëm një borxh të fshehur 720 milionë dollarë. Asnjë parti politike në botë nuk mund të realizojë 100%. Ne kemi bërë në këto 44 muaj ato reformat që s'i ka bërë asnjeri në çereksheku­lli. E dyta, sot Shqipëria ka stabilitet të plotë financiar", tha kryeminist­ri Rama. Sa i përket çështjes së kanabisit, kryeminist­ri Edi Rama theksoi se vetëm sipërfaqja e Lazaratit si prodhim ka qenë më i madh se sa është kultivuar gjithë vitin e kaluar. "Guarda Di Finanza fotografim­et i ka pas në 2013. Lazarati si sipërfaqe, si mbjellje, si hektar është më i madh se sa është mbjellë vitin e kaluar. 90% e kapjeve të policisë janë bashkëpuni­m me policinë. Luftën kundër këtij fenomeni që e kemi filluar ne dhe lufta ka një fazë që ti shkon përpara, ka një fazë tjetër", deklaroi Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania