Gazeta Shqiptare

Meta: Bashkëpuno­jmë me PS, por pa Edi Ramën kryesues

Kreu i Kuvendit në "Të Paekspozua­rit": 200 mijë të rinj do garantojnë zgjedhjet "Nëse policia nuk i lidh ' zagarët' e Rilindjes, armatosim njerëzit"

-

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta njëherësh edhe ish- kryetar i LSIsë deklaroi dje në emisionin "Të Paekspozua­rit" të Ylli Rakipit, në "News 24" se bashkëpuni­mi me PS- në pas zgjedhjeve mund të bëhet vetëm pa Edi Ramën. "Së pari, LSI do të dalë forcë e parë dhe jo plotësuese. Ne e kemi bërë të qartë këtë çështje. Ne nuk e përjashtoj­më bashkëpuni­min me PS- në, por pa Edi Ramën si përfaqësue­s të tyre kryesor", u shpreh Meta. Ish- kreu i LSI ka përcjellë një mesazh për kreun e opozitës, Lulzim Basha. "Për Bashën kam këtë mesazh. Tradhtinë e duan të gjithë, por tradhtarin nuk e do asnjë. Duhet t'i afrohet më shumë kauzës së protestës për zgjedhje të lira, për luftën ndaj krimit, për përpjekjet kundër oligarkisë. Nuk ka shans dyshja Rama- Basha të marrë 71 mandate. Ka shumë demokratë e socialistë të zhgënjyer. Plus që kanë edhe shumë parti të tjera, që padyshim do të marrin mandate. I ftoj të gjithë ata qytetarë që janë të lodhur nga politika, që të zgjedhin alternativ­ën e duhur. Ata që nuk duan të votojnë LSI- në, të shkojnë për një alternativ­ë tjetër demokratik­e", tha Meta. Ai pohoi se LSI kishte reaguar sa herë kur bëhej fjalë për interesin e shqiptarëv­e, edhe gjatë kohës kur qeveriste bashkë me PDnë dhe në këto 4 vitet e fundit me PS- në. Pyetjes së analistit Andi Bushati se pse LSI bënte opozitën sa herë kur vinin zgjedhjet, Meta iu përgjigj: "LSI nuk ka kërkuar as koncesione, as pushtet. Më fal, por kur jemi në një situatë nën presionin e oligarkëve, realizuam nismë kundër kanabisit, kryeminist­ri rrezikon zgjedhjet e lira. Nuk kam asnjë kompleks". "Për kanabisin ne e kemi bërë të qartë edhe kur kemi qenë me PD. Besova se ishin avionët që ishin të shëndetësi­së. E kam menduar se ishin ' mushkonja' dhe ishin thënie të Berishës. Kur ra avioni i parë, s'e kuptova, pastaj kur ra avioni i dytë në Ishëm, kemi ngritur zërin. Pra, ashtu sikurse kemi mbajtur qëndrimin tonë për koncesione­t. Ne me PD dhe PS kemi qenë si garanci për stabilitet­in e vendit. Mund t'ju them një rast, po mos të ishte bërë me konsensus reforma në drejtësi, s'do kishim ecur. Për çështje madhore kemi mbajtur qëndrimin tonë", sqaroi kryetari i Kuvendit. Më tej ai bëri të ditur se LSI ka depozituar në parlament një projektlig­j për koncesione­t. I pyetur nga analisti Lubonja në lidhje me emrat përgjegjës, Meta tha: "Emri kryesor që duhet ndëshkuar në 25 qershor është Edi Rama. Ka bërë gjëra kundër interesit publik. Zoti Vasili nuk do bëjë asnjë shkelje me çështjet e koncesione­t. Ekzistojnë dyshime se aty janë pjesë e asaj që quhet oligarki. Nuk kam detyrim ndaj asnjë oligarku apo biznesmeni në Shqipëri", theksoi ish- kreu i LSI- së.

ARMATOSJA

Meta u pyet dje për deklaratën e tij që bëri bujë, për armatosjen e popullit. "Më duket se ka qenë shumë e qartë, në rast se policia nuk i lidh ' zagarët' e Rilindjes, pra për këta personat në kërkim që janë atje, që i di gjithë Lezha që merren me kanabisin dhe tani merren edhe me vjedhjen e blerjen e votave. Me dhunimin e militantëv­e të LSI, apo çdo force politike që nuk i pëlqen Rilindjes së tyre. Atëherë jemi të detyruar t'i armatosim njerëzit, pse? Sepse nëse policia bëhet palë me bandat, atëherë këtu nuk ka më asnjë garanci për siguri publike të njerëzve", nënvizoi Meta. "Rama kërkon të eliminojë zgjedhjet e lira. Pasi mori kreun e opozitës në errësirë, bëri marrëveshj­e si të pushtojë televizion­et, si të frikësojë qytetarët shqiptarë që të mos votojnë asnjë parti tjetër. Ngriti një task forcë që vepron në errësirë", - tha ai. "PS është viktima e parë e Rilindjes dhe mavisë. Ka shpallur zhbërjen e PS. Çfarë thotë ky, që PS s'ka as histori, as flamur, se ky thotë në 27 vjet s'është bërë asgjë", - shtoi ai. Edhe në emisionin e mëngjesit, "Koha për t'u zgjuar" të Bashkim Hoxhës, "Do të jenë rreth 200 mijë të rinj e të reja që do të garantojnë këtë proces zgjedhor. Nuk do të ketë mëshirë, nuk do të ketë tolerancë për asnjë shef policie, për asnjë polic dhe për asnjë bandit, i cili do të keqpërdore­t për të cenuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë", lajmëroi dje Meta.

Meta tha se, "garancia është se as policia nuk duhet të lejohet të dhunojë zgjedhjet, sepse do të ketë një qëndresë shumë të fortë dhe të hekurt ndaj saj. Do të jenë rreth 200 mijë të rinj e të reja që do të garantojnë këtë proces zgjedhor. Nuk do të ketë mëshirë, nuk do të ketë tolerancë për asnjë shef policie, për asnjë polic dhe për asnjë bandit, i cili do të keqpërdore­t për të cenuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë". Mitingu përmbyllës i LSI- së në Durrës pasditen e djeshme u ndoq edhe nga kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako. Ai është fotografua­r nga qytetarët duke e ndjekur mitingun nga dritarja e zyrës së tij. Por, një fakt i tillë nuk i ka shpëtuar syrit të qytetarëve durrsakë, simpatizan­të të LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania