Gazeta Shqiptare

Burgjet pezullojnë lejet, përjashtoh­en nga votimi 2700

-

Drejtori

i Përgjiths hëm i Burgjeve, Arjan Hoxha tha dje në një intervistë për "News 24" se për garantimin e rendit dhe sigurisë në këto institucio­ne, nisur edhe nga informacio­net e marra në rruge operative, prej disa të ditësh burgjet kanë kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa janë ndërprerë lejet shpërblyes­e për të dënuarit deri në një urdhër të dytë. Me urdhër të drejtorit të Përgjithsh­ëm janë ndërprerë të gjitha lejet shpërblyes­e të të dënuarve, duke përjashtua­r këtu vetëm rastet e veçanta, specifikua­r rastet e vdekjeve. Në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit nuk kanë munguar as kërkesat e të dënuarve Dritan Dajti dhe Mark Frroku, të cilët i janë drejtuar gjykatës me kërkesë për të ushtruar të drejtën e votës. Ndërkohë nga e drejta e votës janë përjashtua­r rreth 2700 të burgosur, nga 4800 që janë gjithsej, për shkak të ligjit të dekriminal­izimit.

Kryeminist­ri Edi Rama shkarkoi dje zv. ministrin e LSI- së në Ministrinë e Brendshme, Ilir Marko. Motivacion­i i shkarkimit është "shkelje e etikës zyrtare në komunikimi­n publik". Vendimi i Ramës erdhi pas një mesazhi që zv. ministri i dërgoi ish- ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Në fakt, historia nisi më herët, me një deklaratë të bërë nga selia e LSI- së nga kandidatja për deputete e kësaj partie, Eriona Bixha, e cila akuzoi Saimir Tahirin si të përfshirë në blerjen e votave në Vorë. "Dua publikisht të denoncoj drejtuesin e shitblerje­s së votave në Bashkinë e Vorës, shtetasin Agim Kajmaku, i cili e ka shndërruar makinën e tij në një bankë, ku në bashkëpuni­m të plotë me komisariat­in e Bashkisë Vorë dhe me përkrahjen e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri çdo natë organizojn­ë skemën e shpërndarj­es së parave shtëpi më shtëpi", ka thënë Bixha. Ndërsa ish- ministri Tahiri zgjodhi t'i përgjigjej kryetarit të Kuvendit, njëherësh ish- kryetar i LSIsë, Ilir Meta, pas kësaj deklarate. "Më dëgjo me vëmendje Ilir Meta! U bë një kohë e gjatë që më bie në qafë duke hedhur baltë mbi mua dhe t'a kam thënë në sy kur kishim ende komunikim bashkë se je gabim! Po ti nuk pushove një sekondë në luftën tënde të verbër me mua. Më vure pas një hafije tënden si zv. ministër, që arriti deri në çmendurinë e tentativës për të përgjuar zyrën time!", tha Tahiri dje. "Ke javë të tëra që sa ti, sa gruaja jote, sa kryeshërbë­tori yt, sa luanët e kotelet e kazanit tënd politik, merreni me mua duke sajuar llojlloj idiotësish, për gjoja presione policore e blerje votash! Se kush është tregtari më i madh i blerjes së votave dhe i vendeve të punës në Shqipëri, këtë e di i madh e i vogël! Vazhdo nxirri kotelet e tua në ballin e kazanit tënd politik, po përgatitu mirë shpirtëris­ht që të mos bëhesh për një muaj masazh koke, pas numërimit të votave të qarkut Tiranë", shkroi dje në ' FB', Tahiri. Reagimet pasuan njëri- tjetrin. Zv. kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi postoi një këngë, të cilën ia dedikonte Saimir Tahirit. Me këngën e Dr. Florit, "Mos pi mall, bëj palestër", kryemadhi shkroi në FB: "Përshëndes Saimir Tahirin me këngën ' Mos pi mall, bëj palestër'. Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 qershor".

MESAZHI I ZV. MINISTRIT

Zëvendësi i Tahirit, Ilir Marko, që vjen nga radhët e LSI- së, ka treguar atë që ka ndodhur me ish- ministrin gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme. Në një "Të merrem me Sajen është humbje kohe, të gjithë e dinë pse është shkarkuar. Nuk është shkarkuar nga LSI. Ai duhet të bëjë ndonjë kontroll, përveçse shëndetëso­r, edhe për substanca që të japin një fuqi artificial­e. Pastaj le të merret me LSI, se LSI nuk ka kohë të merret me të", tha dje Meta.

mesazh privat, Ilir Marko i kujton Saimir Tahirit se nuk ishte nevoja ta përgjonte ai ( siç aludon Tahiri), pasi këtë gjë e kanë bërë shërbimet ndërkombët­are. Në mesazhin e tij, që është publikuar sot në rrjetet sociale, Marko shkroi: "Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty, more i mjerë, sepse atë punë e bënin shërbime të Dy drejtorë spitalesh janë pezulluar nga detyra me urdhër të ministrit të Shëndetësi­së për përfshirje në fushatë elektorale. Në njoftimin për shtyp thuhet se pezullimi i tyre është bërë në zbatim të VKM- së, nr. 473, datë 01.06.2017, pika 4, për mospërfshi­rjen e administra­tës publike në fushatë elektorale. Janë pezulluar drejtori i Shërbimit Spitalor Librazhd, drejtori i Shërbimit Spitalor Tepelenë dhe kryeinferm­ieri i Shërbimit Spitalor, Kolonjë.

specializu­ara, që pasi u bindën për bëmat e tua, rekomandua­n shkarkimin tënd. Sepse, nëse nuk do të ishe shkarkuar, raportet e ndërkombët­arëve do të nxiheshin nga emri yt! Nuk do të ta jap kënaqësinë e tërheqjes së vëmendjes drejt teje, duke replikuar me ty, sepse një i mbaruar si puna jote këtë do. Por, po

do shpjegim për shkarkimin tënd, pyet shefin tënd për letrën me ultimatum që ka ardhur nga partnerët ndërkombët­arë. Kështu që mos më provoko mua, sepse edhe 1% shans që të ka ngelur për të vazhduar në politikë, bën mirë të mos e rrezikosh. Ilir Marko", mbyllet mesazhi i zv. ministrit të shkarkuar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania