Gazeta Shqiptare

Pikët e patentës, ja si t'i verifikoni ‘ online’

Kodi i ri Rrugor, ja si zbriten pikët për shkelje të semaforit dhe tejkalim të shpejtësis­ë Dokumentet dhe procedurat për të aplikuar në "e- albania"

- Ornela Manjani

Drejtuesit e mjeteve mund të mësojnë sa pikë u janë zbritur nga patenta për shkelje të semaforit ose tejkalim të shpejtësis­ë përmes portalit unik shtetëror "e- albania". Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjetev­e për t'u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejes së drejtimit. Në zbatim të nenit 120/ 1 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, "Lejedrejti­mi me pikë", duke filluar nga data 16.04.2015, DPSHTRR ka filluar vlerësimin e lejes së drejtimit me pikë. Të gjithë shtetasit, të cilët janë pajisur me lejedrejti­mi para datës 16.04.2015, që janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve, përfitojnë 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që bëhen pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën që bëhen pjesë e këtij regjistri.

HEQJA E PIKËVE

Pikët pësojnë shkurtime ( zbritje), në bazë të njoftimeve për shkelje të normave të sjelljes, parashikua­r në kapitullin V të Kodit Rrugor. Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrolloj­në nëse kanë kundërvajt­je rrugore të papaguara, nëse po, t'i paguajnë ato online ( ligji nr. 8378, datë 22.7.1998, "Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar).

GJOBAT

Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësis­ë me më shumë se 20 km/ orë, ndëshkohet me masë administra­tive gjobë nga 4 mijë deri në 12 mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administra­tive plotësuese me pezullimin e lejedrejti­mit nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejedrejti­min prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejti­mit bëhet për 3 deri 6 muaj. "Cilido që qarkullon kundërvajt­je në kthesat, në rakordimet konvekse ose në ndonjë rast tjetër me fushëpamje të kufizuar, ose që e përshkon karrexhatë­n kundërvajt­je kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta, ndëshkohet me masë administra­tive gjobë nga 2 mijë deri në 6 mijë lekë. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administra­tive gjobë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë", thuhet në nenin 41 të Kodit Rrugor.

SHPEJTËSIA

Sipas nenit 140, pika 9, cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësis­ë me më shumë se 20 km/ orë, ndëshkohet me masë administra­tive gjobë nga 4 mijë deri në 12 mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merren masa administra­tive plotësuese me pezullimin e lejedrejti­mit nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron Nuk nevojitet asnjë dokumentac­ion për përfitimin e këtij shërbimi.

HAPAT E PROCEDURËS

Për të përdorur shërbimin duhet të: 1. Regjistroh­eni si qytetar në portal. 2. Zgjidhni shërbimin "Pikët e drejtuesit të mjetit".

lejedrejti­min prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejti­mit bëhet për 3 deri në 6 muaj. Zotëruesi i lejedrejti­mit shqiptar, i cili në tri vitet e para të marrjes së lejedrejti­mit qarkullon duke i tejkaluar limitet e shpejtësis­ë së mjeteve të përcaktuar­a në këtë nen, është sub-

jekt i sanksionit administra­tiv të veçantë me gjobë në vlerën nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë. Shkelja e mësipërme, përveç masës administra­tive gjobë, ndëshkohet edhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejti­mit nga 2 deri në 8 muaj.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania