Gazeta Shqiptare

Ndëshkohen doganierët dhe punonjësit e Tatimeve

Vukaj: Masa disiplinor­e për 44 punonjës

-

Ministrja

e Financave, Helga Vukaj ka propozuar të merren masa disiplinor­e për 44 punonjës të Tatimeve e Doganave, që janë gjetur me shkelje. "Ministrja e Financave, Helga Vukaj u ka kërkuar institucio­neve të varësisë marrjen e masave të menjëhersh­me për procedimin disiplinor të 44 punonjësve të administra­tës për shkak të thyerjes së urdhrit të monitorimi­t dhe VKM 473, duke cenuar kështu standardin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administra­tës nga keqpërdori­mi politik. Dokumentac­ioni u është përcjellë sot institucio­neve përkatëse, e më konkretish­t: Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave, Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpague­sve, Shtypshkro­njës së Letrave me Vlerë si dhe FAF sh. a", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. Kërkesa e Ministrisë së Financave për procedimin disiplinor të këtyre punonjësve, erdhi pas inspektime­ve intensive të grupeve të punës, të cilat konstatuan se personat në fjalë nuk kanë qenë prezentë në punë, mungesë e cila, gjatë monitorimi­t, nuk është përligjur me asnjë akt shkresor apo dokumentac­ion justifikue­s. Këto raste u përkasin inspektime­ve të kryera që nga momenti i hyrjes në fuqi të VKM- së 473, dt. 01.06.2017, deri më datë 21.06.2017. Konstatime­t e mësipërme janë raportuar nominalish­t edhe pranë TaskForcës. Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve dhe punonjësve të institucio­neve në varësi që të zbatojnë me korrektësi udhëzimet e VKM- së nr. 473, në të kundërt do të përballen me përgjegjës­i ligjore.

 ??  ?? Helga Vukaj
Helga Vukaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania