Gazeta Shqiptare

Vrasja e Cukut, bashkëpunë­torët e krimit kërkohen në Fier, Vlorë e Berat

I dyshuari Mikel Shallari "kyç gojën", që pas arrestimit nuk jep dëshmi Policia i kërkon ndihmë edhe INTERPOL- it

-

Pas vënies në pranga të Mikel Shallarit, si i dy shuari kryesor që qëlloi me armë komisarin Artan Cuku, uniformat blu janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur edhe kapjen e bashkëpunë­torëve të tij. Burime pranë policisë sqaruan se prej disa ditësh po vijojnë kontrolle të imtësishme në disa zona e qytete të ndryshme të vendit tonë. Kontrollet janë zhvilluar në disa banesa e objekte në Fier, Vlorë, Berat e Tiranë, por pavarësish­t kërkimeve, policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e personave që kanë identifiku­ar si bashkëpunë­torë të 24- vjeçarit Shallari. Ky i fundit dyshohet se ditën që ndodhi ngjarja është informuar nga dy persona për lëvizjet e komisar Cukut, njëri prej të cilëve është edhe kushëriri i tij. Burimet e lartpërmen­dura thanë më tej se të dyshuarit si bashkëpunë­torë mund të jenë larguar jashtë vendit përmes kufirit të gjelbër. Për këtë fakt, hetuesit e çështjes kanë kërkuar ndihmën edhe nga INTERPOL- i. Ndonëse policia nuk bën me dije emrat e të dyshuarve të tjerë si të përfshirë në vrasjen e Artan Cukut, për shkak të sekretit hetimor, mësohet se emrat dhe fotot e tyre u janë dërguar policive të vendeve të BE- së. Pavarësish­t kontrollev­e të shumta të kryera nga ana e policisë, nuk është mundur të gjenden as armët e përdorura në krim. Ndërkaq, dy ditë më parë, një 46- vjeçar i cili ishte duke pastruar tek Diga e Liqenit, ka gjetur një pistoletë tip "Beret", e cila është dërguar në laborator për të zbuluar nëse është përdorur në ngjarjen e Cukut ose jo.

I DYSHUARI SHALLARI

24- vjeçari nga Kuçova, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë "arrest me burg", është marrë edhe disa herë të tjera në pyetje. Ndonëse hetuesit e çështjes kanë pohuar se kanë prova të forta se Mikel Shallari është personi që ka tërhequr këmbëzën e armës ndaj komisar Cukut, ai vijon të mos tregohet bashkëpunë­tor me drejtësinë. Pas arrestimit, hetuesit kanë tentuar disa herë të marrin dëshminë e tij, por 24vjeçari duket se ka "kyçur gojën", duke mos dhënë asnjë detaj për vrasjen, apo se kush janë porositësi­t e krimit të rëndë që ndodhi më mbrëmjen e 8 prillit të këtij viti, në hyrje të pallatit ku banonte në rrugën e "Kosovarëve", në afërsi të "Liqenit Artificial", në kryeqytet.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me prokurorë të Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për të zbardhur edhe shkaqet e plota që çuan në vrasjen e ishzyrtari­t të policisë. Edhe pse prokuroria ka ngritur akuzën se Cuku mund të jetë vrarë për shkak të gjakmarrje­s, hetimet janë përqendrua­r edhe për shkak të punës që ish- zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit ka mbajtur gjatë kohës që ka punuar në Fier, Vlorë, Berat por edhe në disa qytete të tjera të vendit. Verifikime janë duke u bërë edhe për incidentin e ndodhur në vitin 2005 në zyrën e Cukut, kur ky i fundit punonte në komisariat­in nr. 4, në kryeqytet. Në atë kohë, Agim Daka nga Shkodra kreu vetëvrasje me armën e shërbimit të Cukut. Ndërkaq, më herët prokurori i çështjes tha se hetimet janë duke u vijuar edhe për ndonjë konflikt të mundshëm që Cuku mund të ketë pasur për kohën që drejtonte një shoqëri ruajtjeje fizike.

 ??  ?? Mikel Shallari
Mikel Shallari
 ??  ?? Artan Cuku
Artan Cuku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania