Gazeta Shqiptare

Zbulohet një skemë mashtruese me dokumente të falsifikua­ra, 6 në pranga dhe 3 në kërkim

Falsifikua­n vulën e Drejtorisë së Tatimeve Tiranë

- Studio Permbarimo­re “SHKRELA”

Seksioni

për Krimin Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka arrestuar 6 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se me dokumente të falsifikua­ra merrnin kredi në shuma të konsiderue­shme parash. Në mesin e personave të arrestuar është edhe një femër, ndërsa dyshohet se numri i personave të përfshirë në këtë skemë mashtrimi është edhe më i lartë. Burime pranë policisë bënë me dije se të arrestuari­t janë shtetasit Albert Shirka, Ertgrent Boshti, Riselda Hoxha, Elsad Zhabjaku, Luan Dana, si dhe personi me inicialet A. S. Sipas të njëjtave burime, mësohet se dy prej tyre janë kreditorë, ndërsa 3 të tjerë sekserë. Ndërkaq, shtetasit Albert Shirka në mo- mentin e arrestimit iu gjetën në xhep edhe dy vulat e falsifikua­ra. Burimet e lartëpërme­ndura sqaruan se këta persona, kishin falsifikua­r vulën e Drejtorisë së Tatimeve Tiranë dhe në këtë mënyrë kishin krijuar një skemë mashtrimi që siguronin kredi me verifikime pune të falsifikua­ra. Këto verifikime, që mbanin vulat e Tatimeve paraqitesh­in më pas në banka dhe personat që do të merrnin kredi hiqeshin sikur punonin në kompani të ndryshme në kryeqytet, duke lehtësuar kështu edhe kushtet e mar- rjes së kredisë. Me anë të kësaj skeme, personat e lartëpërme­ndur kishin filluar të dëmtonin edhe imazhin e kompanive që ata pretendoni­n se punonin. Operacioni për kapjen e tyre u realizua ditën e djeshme, pasi ky grup kishte planifikua­r të merrte një kredi. Ndërkaq, lidhur me këtë grup janë duke u verifikuar edhe raste të tjera të mashtrimev­e, pasi dyshohet se numri i tyre mund të jetë tepër i larët. Të arrestuari­t akuzohen për mashtrim, falsifikim dokumentes­h dhe falsifikim të vulave. xhe. ko

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania