Gazeta Shqiptare

Dëshmia e Ylvi Beqjas te Krimet e Rënda, Prokuroria gati fletarrest­et për disa persona

"Më ofruan 7 mln euro që të tërhiqesha nga dëshmia për Emiljano Shullazin" Biznesmeni zbuloi emrat e kërcënuesv­e të tjerë

-

Prokuroria për Krime të Rënda ka gati fletarres timet për disa persona të përfolur dhe përfshirë në rastin e kërcënimit të dëshmitari­t të mbrojtur Ylvi Beqja. Emrat e këtyre personave, përveçse gjatë fazës hetimore, mësohet se kanë dalë edhe në sallën e gjyqit, gjatë ballafaqim­it dhe pyetjes së biznesmeni­t Ylvi Beqja nga Emiljano Shullazi dhe avokatët e tij, raporton "ABC News". Sipas prokuroris­ë, në mesin e personave që pritet të arrestohen janë edhe individë me të kaluar kriminale, të cilët e kanë kërcënuar dëshmitari­n e mbrojtur gjatë kohës që ishte në program. Nuk jepen detaje për emrat dhe numrin e personave që pritet të arrestohen, por burimet thonë se disa prej tyre janë bërë publikë që pyetjes së dëshmitari­t të mbrojtur Beqja në sallën e gjyqit. Veç këtyre personave, emrat e të cilëve janë përmendur në sallën e gjyqit, burimet nga prokuroria thonë se priten edhe arrestime të personave të tjerë, të cilët mendohen se janë pjesë e grupit kriminal që drejtohet nga Emiljano Shullazi edhe nga ambientet e paraburgim­it. Nga ana tjetër, me kërkesë të prokuroris­ë, dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja është marrë në pyetje në sallën e gjyqit nga prokurorët, avokatët dhe vetë Emiljano Shullazi. Me këtë të fundit nuk kanë munguar edhe debatet apo fyerjet që të pandehurit i kanë drejtuar dëshmitari­t në një moment kur gjykata dhe prokurorët u larguan nga salla e gjyqit. Biznesmeni Ylvi Beqja, mes tjerash gjatë dëshmisë së dhënë para gjykatës është shprehur se edhe në kohën që ishte në mbrojtje nga policia është takuar me E. M., i cili veç ofertës prej 7 mln eurove që të tërhiqet nga dëshmia ndaj Shullazit, e ka kërcënuar atë me familje. Veprim që sipas Beqjas, e kanë kryer edhe persona të tjerë, të cilët i kanë dërguar mesazhe apo thirrje telefonike, për të cilat prokuroria po vazhdon hetimet veçmas nga dosja ku po gjykohen të pandehurit. Ndërkohë, Ylvi Beqja, në seancën e ardhshme do të vazhdojë t'u përgjigjet në sallën e gjyqit pyetjeve të Emiljano Shullazit, të pandehurve të tjerë dhe avokatëve të tyre mbrojtës.

DËSHMIA

Në seancën gjyqësore të zhvilluar pak ditë më parë, Emiljano Shullazi dhe të pandehurit e tjerë u përballën me biznesmeni­n Ylvi Beqja. Sullazi zbuloi detaje rreth një plani që ishte thurur mes tij dhe Beqjajt për të fituar tenderin për mbetjet spitalore në Ministrinë e Shëndetësi­së. Mes tyre pati tensione të larta, që në momentin kur Beqja tregoi për kërcënimet që kishte marrë edhe në momentin që ai ishte nën mbrojtjen e zyrës së dëshmitarë­ve. Ai rrëfeu edhe mënyrën se si ishte njohur me të pandehurin Emiljano Shullazi me anë të një avokati të njohur në Tiranë. Përmes replikave të ashpra, Ylvi Beqja tregoi për takimet që kishte zhvilluar me Shullazin, për kërcënimet, presionet dhe shantazhet si dhe për gjobat që ka paguar për llogari të pesë të pandehurve.

 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi
 ??  ?? Ylvi Beqja
Ylvi Beqja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania