Gazeta Shqiptare

Shkatërroh­et banda e shpërndarë­sve shqiptarë të drogës në Bolzano

Arrestohet edhe "Bosi i madh"

-

Një

24- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, i cilësuar si "Bosi i madh" i një bande që shpërndant­e drogë në Bolzano të Italisë. Ai është Fatmir Muhaj, i cili një vit më parë ishte arrestuar pasi goditi me gotë në kokë një polic italian, por u la në arrest shtëpie. Kësaj radhe, autoritete­t kishin rënë në gjurmët e tij, si personi me marijuanë, hashash dhe kokainë tregun e Bolzanos. I riu u arrestua të martën në Bolzano së bashku me 12 narkotrafi­kantë të tjerë. Mes të arrestuarv­e janë edhe 6 shqiptarë të tjerë. Banda që ai drejtonte ishte nën hetim prej mëse një viti për trafikim dhe shpërndarj­e të lëndëve narkotike si kokainë, marijuanë e hashash. Aktiviteti­n e kryenin në Bolzano, ku kishin edhe dy pika kryesore të shpërndarj­es së drogës, një apartament dhe një dyqan indian. Drogën e shpërndani­n kryesisht pranë shkollave. Edhe pse në moshë të re, ai është identifiku­ar si drejtuesi i një bande droge në këtë zonë. Organizata krimina- Sipas policisë italiane, të martën u arrestuan 13 persona. Mes të arrestuarv­e janë 7 shtetas shqiptarë. Mediat italiane raportuan se njëri prej tyre ishte 24- vjeçari Fatmir Muhaj, i njohur ndryshe si "Bosi i madh".

le ishte e mirorganiz­uar dhe rolet ishin të përcaktuar­a. Numri dy i bandës është një tjetër shqiptar, Ilir Nurja 41 vjeç i cilësuar si "xhaxhai". Anëtarët e këtij rrjeti e grumbullon­in drogën në një apartament, që ishte në përdorim nga një tjetër shqiptar, i quajtur Ergys Dali-

pi 24 vjeç. Edhe ky i fundit është arrestuar. Autoritete­t italiane thonë gjithashtu se Fatmir Muhaj kishte përfshirë në bandën e tij edhe të dashurën italiane, Giulia Dibello, 41 vjeçe. Ndaj saj gjykata ka vendosur arrest shtëpie.

 ??  ?? Fatmir Muhaj
Fatmir Muhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania