Gazeta Shqiptare

Vrasja në Vlorë, dyshohet se tropojani spiunoi një parcelë me kanabis

Familjarët e viktimës: S'është e vërtetë, të zbardhet sa më shpejt ngjarja Policia: Sipërfaqja me drogë u zbulua para një viti

-

Ekzekutimi me 4 plum ba i 40- vjeçarit Fatjon Sinani brenda në banesën e tij ka alarmuar policinë e Vlorës, e cila po heton intensivis­ht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Dy ditë pas vrasjes së tropojanit në lagjen "Partizani" të qytetit bregdetar, grupi hetimor po heton edhe në një pistë tjetër. Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se viktima u qëllua për vdekje për çështje droge. Burime nga policia dje pohuan për "Gazeta Shqiptare" se Sinani u "hoq qafe" për një parcelë me kanabis. Konkretish­t, dyshohet se 40vjeçari ka punuar në një parcelë me hashash, që u zbulua vitin e kaluar në një fshat të Vlorës dhe ka spiunuar për parcelën. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të hedhin dritë mbi motivin e vrasjes së Fatjon Sinanit. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga si autor i dyshuar 42vjeçari Neritan Qejvani, por gjatë marrjes në pyetje, ky i fundit ka mohuar të ketë gisht në ekzekutimi­n e tropojanit. Fillimisht, policia deklaroi se po hetohej në dy pista. Sipas Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: bluve, ngjarja e rëndë që tronditi banorët e qytetit të Vlorës mbrëmjen e së martës mund të ketë ndodhur për motive gjakmarrje­je. Kjo nisur nga fakti se 40- vjeçari me nga fshati Gri i Tropojës kishte 4 vite që jetonte në Vlorë. Gjithashtu, policia deklaroi se nuk përjashtoh­et mundësia që vrasja e Fatjon Sinanit mund të ketë marrë shkas nga ndonjë konflikt i mundshëm me persona të tjerë në Vlorë. Nga ana tjetër, burime nga policia e Tropojës deklaruan dy ditë më parë për "GSH" se Fatjon Sinani nuk kishte probleme hasmërie, duke hedhur poshtë dyshimet e ngritura nga blutë e Vlorës. Të njëjtën gjë deklaruan edhe banorë të fshatit Gri të njësisë administra­tive Bujan. Ndërsa, dje u bë me dije nga policia, pista e re ( e drogës), në të cilën po hetohet. Por, menjëherë kanë reaguar familjarët e viktimës, të cilët mohojnë që vrasja të ketë ndodhur për çështje droge. Ata u shprehën se nëse do të merreshin me këtë gjë, nuk do të jetonin në kushte të vështira ekonomike dhe do të ruheshin. Ndërsa, kërkuan që Policia të zbardhë sa më shpejt ngjarjen.

Mbrëmjen e së martës, rreth orës 22: 10 u qëllua për vdekje brenda në banesën e tij, 40- vjeçari Fatjon Sinani. Menjëherë pas vrasjes në lagjen "Partizani", policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe vetëm pak minuta më vonë bëri të mundur arrestimin e autorit të krimit. Blutë pohuan se i ndaluari është shtetasi Neritan Qejvani. Në vendin e ngjarjes, policia sekuestroi edhe armën me të cilën u qëllua viktima, një pistoletë tip "Berette". Ndërkaq, nga kontrollet e kryera nga policia në terren, rreth orës 22: 50, në lagjen "28 Nëntori", pranë vendit të quajtur "Shtëpia e Oficerëve" u gjet i braktisur një automjet tip "Benz 2500" me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri. Sipas policisë, ky mjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Fatjon Sinanit. Mjeti në fjalë u bllokua në cilësinë e provës materiale. Pas ngjarjes, policia mori në pyetje bashkëshor­ten e Fatjon Sinanit, e cila në gjendje të rëndë psikologji­ke ka deklaruar se në momentin që një person u trokiti në derë, burri i saj shkoi ta hapë. Pas saj ka shkuar edhe ajo vetë dhe në atë moment ka parë dy persona të panjohur para derës me armë në dorë. "Ata qëlluan me armë burrin tim. Kur Fatjoni ra në tokë, u shokova. Nuk di se ç'ndodhi më tej", ka thënë gruaja e 40vjeçarit, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 ??  ?? Pallati ku ndodhi vrasja e 40- vjeçarit
Pallati ku ndodhi vrasja e 40- vjeçarit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania