Gazeta Shqiptare

"Policët" tentojnë të marrin peng pronarin e një lokali, e shpëtojnë fqinjët

Hetuesit: Maskat do i vinin gjobë 60- vjeçarit

-

ELBASAN - Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në qarkun e Elbasanit. Persona ende të paidentifi­kuar, të cilët janë prezantuar si punonjës policie kanë tentuar të marrin peng pronarin e një lokali. Mësohet se 60vjeçari me inicialet P. S. ishte duke udhëtuar me makinën e tij për në banesë, kur është ndaluar nga një automjet tip "Benz". Personat që ndodheshin në këtë mjet kanë

DYSHIMI

Burime nga grupi hetimor pohuan se paraprakis­ht dyshohet se personat që janë prezantuar si policë kanë pasur si qëllim marrjen peng të 60- vjeçarit dhe më pas t'i kërkonin familjes së tij ndonjë gjobë të majme. Gjithashtu, dyshohet se 60- vjeçari është mbikëqyrur nga agresorët dhe në momentin që ai ka mbyllur lokalin e është nisur drejt shtëpisë, ata kanë tentuar që ta rrëmbejnë. tentuar që ta marrin forcërisht këtë shtetas. Mesa duket, 60- vjeçari e ka kuptuar që kishte rënë në kurth, ndaj menjëherë ka kërkuar ndihmë duke thirrur me zë të lartë. Menjëherë kanë dalë fqinjët e tij, ndërsa agresorët janë larguar me shpejtësi. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit dje bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 30, në fshatin Bish- qem të njësisë administra­tive Pajovë të Peqinit. Sipas hetuesve të çështjes, mbrëmjen e së mërkurës, P. S., banues në këtë fshat, ka mbyllur lokalin në pronësi të tij dhe më pas është nisur me makinë për në shtëpi. Sapo ka dalë në superstrad­ë, është ndaluar nga një mjet, në të cilin ndodheshin dy

persona të maskuar ( sipas dëshmisë së pronarit të lokalit). Dy personat kanë zbritur nga "Benz"- i dhe i janë prezantuar 60vjeçarit si efektivë policie. P. S. ka ndaluar makinën dhe në këtë moment njëri nga personat me maskë në fytyrë ka hapur derën e mjetit të tij dhe ka tentuar ta nxjerrë jashtë duke i vendosur në njërën dorë prangën. Në këtë moment 60- vjecari, i cili ka dyshuar se personat nuk ishin punonjës policie ka nisur të bërtasë me të madhe. Në çast kanë dalë fqinjët e tij, ndërsa "policët" kanë hipur në automjetin e tyre dhe janë larguar me shpejtësi drejt qytetit të Elbasanit. I terrorizua­r, pronari i lokalit ka bërë denoncim në polici, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. fa. po.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania