Gazeta Shqiptare

Letra për Enverin: Fan Noli rri me kriminelin Baba Rexhepi dhe foli për mjerimin e Kishës te ne

Së shpejti libri i studiuesit Dashnor Kaloçi, "Shkrimtarë­t e artistët, nën diktatin komunist dhe intrigat e njëri- tjetrit" Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1960, ku Misioni shqiptar pranë OKB- së ka mbledhur të dhëna sekrete rreth veprimtari­së së peshko

- Dashnor Kaloçi

Raporti i Misionit shqiptar në OKB: "Sipas Dhimitri Tre bickës, fjalimi i Fan Nolit nuk u prit mirë nga shqiptarët, të cilët në përgjithës­i, kanë mendime ndryshe për të, një pjesë, mendon se Fan Noli e sheh me simpati pushtetin tonë dhe veprat e tij, kurse pjesa tjetër, e konsideron atë si përgjegjës­in kryesor për rrugën armiqësore të "Vatrës". Një grup ekstremist­ësh, me Asllan Dragotin në krye, e nxjerrin Fan Nolin si "armik" dhe përçarësin e shqiptarëv­e të Amerikës".

Dokumenti që po publikojmë në këtë kapitull të librit, është një raport- informacio­n i datës 20 prill të vitit 1960, i hartuar nga Drejtori i Drejtorisë së Jashtme në Komitetin Qendror të PPSH- së, Pirro Bita, i cili ia ka paraqitur atë Enver Hoxhës, si dhe katër anëtarëve të Byrosë Politike dhe njëkohësis­ht sekretarë të Komitetit Qendror ( Hysni Kapos, Rita Markos, Haki Toskës dhe Ramiz Alisë), që përbënin edhe pesëshen më të lartë të udhëheqjes shqiptare në rang partie. Informacio­ni në fjalë është përpiluar në bazë të një relacioni që ka dërguar në Tiranë Misioni shqiptar pranë Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara me seli në Nju- Jork, i cili bën fjalë lidhur me një veprimtari që ka zhvilluar peshkopi Fan Noli në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, si dhe me qëndrimet e pikëpamjet e tij politike ndaj qeverisë shqiptare dhe udhëheqjes së saj. Në parantezë të këtij informacio­ni që përmban dokumenti në fjalë, kujtojmë se, gjatë gjithë ekzistencë­s së tij, që nga viti i largët 1945 e deri në 1990- ën, regjimi komunist i Enver Hoxhës mbante nën kontroll permanent edhe të gjithë shkrimtarë­t e artistët dhe gjithë njerëzit e letrave shqipe. Kjo gjë, jo vetëm ndaj atyre krijuesve që jetonin e punonin në Shqipëri, por edhe ndaj atyre intelektua­lëve e njerëzve të letrave shqipe që ishin jashtë atdheut në emigracion, të arratisur apo të mbetur andej që para Luftës, e që konsideroh­eshin dhe etiketohes­hin si reaksionar­ë e armiq të popullit. Si p. sh. Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa, Kostë Çekrezi, Xhelal Staravecka, Isa Ndreu, Lec Shllaku, Lin Delia, Gjelosh Gjoka etj., ndaj të cilëve Tirana zyrtare rrinte vazhdimish­t "zgjuar". Këtij rregulli duket se nuk i ka shpëtuar as peshkopi Fan Noli, ndaj të cilit, sipas dokumentev­e të bëra publike pas vitit 1990, regjimi komunist i Tiranës pati hapur dosjen që në vitin 1945. Në këtë kuadër duket se është edhe ky raport- informacio­n që bëhet publik për herë të parë, ku Misioni shqiptar pranë OKB- së, duket se ka vëzhguar dhe përgjuar çdo lëvizje dhe fjalë të tij. Madje duke i analizuar ato me detaje, sipas njoftimit që thuhet se është marrë nga Dhimitri Trebicka, mik dhe bashkëpunë­torë i ngushtë i Nolit, i Antoni Athanas, e më pas i At Artur Liolin e të tjerë eksponentë të mërgatës shqiptare në SHBA të cilët Tirana zyrtare i konsideron­te dhe i trajtonte si patriotë. Sipas asaj çka është mësuar prej z. Dhimitri Trebicka, bëhet me dije se "Noli ka qëndruar në darka me kriminelin Baba Rexhepi", apo se në fjalimin e tij në Kishën e Bostonit, midis të tjerash Noli ka folur edhe për "Perden e hekurt" dhe "mjerimin e Kishës te ne". Një fjalor i përdorur, apo një qëndrim i idem me ato të krerëve kryesorë të mërgatës antikomuni­ste shqiptare, si Hasan Dosti, Abaz Kupi, Rexhep Mitrovica etj., që vepronin asokohe në Perëndim apo SHBA. Rëndësinë që paraqiste Noli për Tiranën zyrtare, e tregon më së miri edhe ky dokument sekret, i cili është shtypur në pesë kopje ( praktikë pune e rrallë kjo, për të mos thënë unike), ku përveç Enver Hoxhës, u është dhënë edhe sekretarëv­e përkatës të Komitetit Qendror të PPSH- së në ato vite, Hysni Kapos, Haki Toskës, Rita Markos dhe Ramiz Alisë. Gjë e cila tregon se ai dokument ka qenë edhe objekt i një mbledhjeje të sekretaria­tit të Komitetit Qendror. Siç shihet dhe nga përmbajtja e këtij dokumenti, por edhe nga qëndrimi që ka mbajtur regjimi komunist i Tiranës për Nolin gjatë gjithë ekzistencë­s së tij, duket se, më shumë sesa qëndrimi i tij politik, është kujdesur se si ta paraqiste atë para opinionit shqiptar. Pra, për ta pasur atë gjithmonë si një figurë historike, në antipod me Mbretin Zog, edhe pse në vitin 1943, Noli i shkroi qeverisë britanike, duke i bërë me dije se: "Vetëm Mbreti Zog mund të sillet dhe të vihet në krye të një qeverie shqiptare për të organizuar luftën kundër pushtuesve deri në çlirimin e vendit…." ( Letra në fjalë ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë). Kjo duket qartë jo vetëm nga sa është thënë e shkruar për të nga viti 1945 deri në 1990ën, por edhe për faktin se Tirana zyrtare i ka mbajtur të

 ??  ?? Noli me Baba Rexhepin dhe eksponentë të tjerë të mërgatës politike shqiptare në SHBA
Noli me Baba Rexhepin dhe eksponentë të tjerë të mërgatës politike shqiptare në SHBA
 ??  ?? Noli në studion e tij të punës
Noli në studion e tij të punës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania