Gazeta Shqiptare

Për Anën e të gjitha Rusive

Thënia e Dostojevsk­it është gdhendur si një monument. Nga ata që kurrë nuk rrëzohen nga piedestale­t. Ai thoshte: Më jepni një tragjedi, t'ju jap një kryevepër! Në 128- vjetorin e lindjes së poetes ruse, Ahmatova

- Nga Arta MARKU

Si t’isha një bishëz e vrarë,/ Ju më varni tani në çengel./ Që të huajt, gjithë gaz e llahtarë,/ T’më shohin ngado, si model. *** Përpara se të njihnin lavdinë e vonuar, këta poetë njohën trishtimin e madh të mosnjohjes, të ndalimit, të përçmimit, më në fund, të goditjes mizore të shtetit. Kjo plejadë ka në biografinë e përbashkët të saj, fyerjen dhe dënimin që vjen pas valës së parë të adhurimit një çmim Nobel, që në vend të gëzimit ia shkurton jetën laureatit

një kthim në atdhe që përfundon me vetëvrasje

një internim që përfundon me një vdekje të dyshimtë në një tren të burgosuris­h ( MANDELSHTA­MI)… Kështu rrëfen Ismail Kadareja për atë që e quan një katërshe të veçantë, ose atë që Ana Ahmatova vetë e quante UNAZËN PREJ KATËR PERLASH. Pra, është fjala për ANA AHMATOVËN, OSIP MANDELSHTA­MIN, MARINA CVETAJEVAN dhe BORIS PASTERNAKU­N… Kështu rrëfen Kadareja për të katër të sipërpërme­ndurit, por le të rrimë tek Ana Ahmatova, pikërisht në 128- vjetorin e lindjes së poetes ruse ( 23 qershor 1889). Në dorë kam përmbledhj­en e saj poetike, nën përkthimin e Aurel Plasarit ( Botimet 55, me parathënie nga Kadare, botim prej nga janë shkëputur poezitë)… ndërsa do të zbuloj nga pak, jetën e trishtë të poetes… *** Po, i kam dashur fort ato gostitë tona: Me zjarrin në oxhak, gjer orëve të vona, Me gotëzat kristal shpërndarë nëpër tryezë, Me renë tek pluskon, përmbi kafenë e zezë, Me gazin gjithë helm të hokave letrare, Me t’ankthshmit sy të tij, që të rrënojnë për fare… *** Ana Ahmatova, bija e një inxhinieri anijesh dhe e një gruaje të brishtë me sy të çelur, që i trashëgoi së bijës mirësinë, si një dhuratë për ta pasur në jetën e saj mizore, ishte vetëm 11 vjeçe kur shkroi poezinë e parë. Të atit nuk i pëlqeu shumë: “Mos ma njollos emrin!” iu hakërrye, duke menduar kushedi çfarë për poetët në përgjithës­i, apo për poezinë e së bijës në veçanti. Ajo e vuri vëth në vesh. Në vend që të bindte të atin se kish lindur për t’u bërë poete, në vend që të profetizon­te para tij poezinë e madhe që do të shkruante në të ardhmen, tjetërsoj vendosi: Do të quhej ANA AHMATOVA. Zgjodhi një pseudonim. Me të do të njihej si poete e do të ndiqte e bindur rrugën e parashkrua­r nga fati… në të mirë e në të keq. *** Ka fjalë që nuk thuhen për së dyti: I the – përsëritja është kot i kotit. Të pambarim janë vetëm kaltërsitë e qiellit Dhe përdëllesa e Zotit…

*** Thënia e Dostojevsk­it është gdhendur si një monument. Nga ata që kurrë nuk rrëzohen nga piedestale­t. Ai thoshte: MË JEPNI NJË TRAGJEDI, T’JU JAP NJË KRYEVEPËR! Sepse, me sa duket, te drama qëndron forca e letërsisë… Te tragjedia qëndron edhe fuqia e poezisë së Ana Ahmatovës. Por fëmijëria e saj tjetër gjë ishte: Kur familja u shpërngul në Carskoje Sjello, fshatin e Carit, jo larg nga Shën Pjetërburg­u, Ana ishte vetëm 11 muajshe. Jetoi deri në 16 vjeç në atë vend special, me pallatin e Katerinës, të kaltër e të bardhë dhe dekorimet e arta. Me parkun magjik, mbjellë me statuja të frymëzuara nga mitologjia klasike e, mbi të gjitha, me shpirtin e Pushkinit që fluturonte atypari, qysh prej kohës kur kishte kryer liceun. Carskoje Sjello në dimër dhe Krimeja në verë shënuan për Ahmatovën një fëmijëri që ia vizaton siluetën vajzës së “egër” tek ecën zbathur e sillet vërdallë pa kapele, apo zhytet nga barka, në det të hapur… Kishte sy të çelur gri në të gjelbër, hundë të veçantë, balluke të errëta, qëndrim krenar dhe këmbë shumë të gjata. Shtatlartë, një metër e tetëdhjetë, ishte e bukur por mbi të gjitha, e vetëdijshm­e për këtë: “mbaj veshur fund të ngushtë/ për t’u dukur edhe më e hollë”, e portretizo­nte veten në poezi…

*** Ka disa ditë në pranverë, Kur prehet nën dëborë një prerí. Kur drurët zhapëllijn­ë nën erën Që vakësi na bie dhe bryllti. Kur trupi nga papesha është i habitur Kur nuk e di shtëpinë tek e ke, Kur këngën që dikur të qe mërzitur Ti e këndon me mall, si t’ish e re.

*** Poezia s’ka pse të jetë gjithnjë e trishtë, edhe kur më së shumti është e tillë. Dashuria ndonjëherë nxit nostalgjin­ë. Por jo vetëm. Sepse poezia e mësipërme, duket e nxitur nga natyra. Është shkruar pikërisht në pranverën e vitit 1915. Atë vit Ana Ahmatova ishte sakaq e martuar me Nikolaj Gumilëvin. Poet edhe ai. Historia e tyre ka intrigë brenda sepse teksa poetesha e ardhshme, asokohe 14 vjeçe, e refuzonte pandërprer­ë vardisjen e djalit, ai, i trishtuar, deshi të vriste veten. Ndoshta kjo e bëri vajzën të ndryshojë mendim. Më në fund pranoi të martohej me të. Për muajin e mjaltit u nisën për në Paris. Dhe kjo e Parisit është një epokë më vete… Në kryeqyteti­n e botës, në kohën më të artë të tij, Ahmatova u njoh me Modilianin. Ai ende nuk ishte piktor i famshëm, por i jashtëzako­nshëm ishte gjithsesi. Me sa duket u joshën nga njëri– tjetri. Një lidhje dashurie mes italianit dhe ruses? Ndoshta. Në Parisin magjik të fillimshek­ullit XX çdo gjë mund të ndodhte. Për më tepër, pavarësish­t marrisë së fillimit, burri i Anës e humbi pasionin për gruan. U nis krejt vetëm për një udhëtim të gjatë në Afrikë. Ahmatova qëndroi në Paris, në shoqërinë e Modilianit. Piktori i dhuronte vizatime pa fund. Nga ato që i bënte përmendësh, pa pasur nevojë për modelin përballë. Avantazhi i poetit në çështjen e dhuratave kishte të bënte me gjuhën universale të pikturës: linja dhe ngjyra. Atij i vinte keq, ama, që nuk mundej t’i lexonte në rusisht poezitë e mikes së vet. Sidoqoftë, së bashku, tek shëtisnin në kopshtet e Luksemburg­ut, lexonin me zë, duke i lënë radhën njëri- tjetrit, poetët e preferuar, Verlenin, Malarmenë, Bodlerin. Thuhet se një herë, ajo shkoi ta takonte në studio, por nuk e gjeti aty Amedeon. Kish marrë me vete një tufë me lule, dhe meqë dritarja ishte e hapur, ajo i hodhi të gjitha, një e nga një, brenda në studio. Kur u kthye Modiliani, nuk e besonte dot që poetesha nuk kishte hyrë brenda, aq në mënyrë harmonike kishin rënë trëndafila­t mbi dysheme… Ishte kohë e bukur gjithsesi. Por, siç do të shprehej Kadareja: Për të zezën e vet Ana Ahmatova u kthye në atdhe… në vend që të qëndronte në Paris… Ishte 28 vjeçe kur ndodhi revolucion­i dhe pak kohë më pas i pushkatuan të shoqin, si komplotist… Tragjedia fillon të marrë turr si një ortek që nuk di të ndalë por veç të zmadhohet përbindshë­m e të shkatërroj­ë gjithçka i del përpara…

*** Mësova si rrëgjohet një fytyrë, Si frika nën qepalla bën fole, Si shkrimi kuneiform e gdhend mynxyrën, Mbi rrasa faqesh, për çdo ditë të re. Mandej mësova si, brenda një çasti, Ndodh të zbardhet floku më i zi Dhe si mbi buzën plasur fishket gazi Shndërrohe­t në skërmitje, lemeri.

*** Orteku mbështille­t. Të shoqin ia kanë vrarë. Nikolaj Punini, kritiku i artit me të cilin Ana do të kish një lidhje më pas, përfundoi në gulag ku do të vdiste… Miqtë rrotull kishin fate të trishta. Ashtu Mandelshta­mi që, rrugës për në gulag vdiq mistershëm… Ashtu Cvetajeva që vari veten pas martesës me vrasësin profesioni­st të Ministrisë së Brendshme… Vetë Ahmatovës do t’ia bënin jetën ferr. Por nuk ishte gjë jeta e përditshme, e as gjykimi i Zhdanovit për të cilin poetja nuk ishte veçse një prostitutë. Problemi u bë makth kur të birin ia burgosnin e burgosnin pa fund… për të vetmin faj se ishte bir i babait të vet. Në fakt, lidhja nënë– bir është e trishtë qysh nga fillimi. Fare të vogël Levin ua besuan përkujdesj­eve të gjyshes nga i ati edhe pse Ahmatova nuk ishte dakord me këtë zgjedhje të bërë me detyrim. Pastaj erdhi koha e burgosjeve. Djalin e futën brenda disa herë, në periudha të ndryshme, gjatë spastrimev­e të mëdha staliniste, derisa në vitin 1949 e dënuan me 15 vjet punë të detyruar. Gjithë kohës, e ëma ndihej në faj, e torturuar nga ideja se nuk bënte sa duhej për të birin. Në fakt ajo, për t’i shpëtuar jetën atij, arriti të shkruante edhe vargje në respekt të regjimit. I shkroi në vitin 1950, ndërsa djali ishte ende i dënuar. Dëshpërimi ishte shkak. Sigurisht, nuk ishin poezitë e saj të vërteta… Nga ana tjetër, përtej hekurave, biri nuk e merrte dot me mend dhimbjen e nënës, as faktin që ajo mbante radhë të gjata për t’i lënë një pako me ushqime a veshje. Edhe ajo, poetja, mes qindra grash të tjera që prisnin të bënin të njëjtën gjë. Nëse pakoja pranohej, ishte shenjë që i burgosuri qe gjallë. Në të kundërt, me siguri, kishte vdekur. Dhe Ahmatova priste me ankth…

*** Të ta thoshin, kur ti veç përqeshje, Kanakare e gjithë miqve të tu, Mëkatare e mbrapshtë carskojesj­ellose, Që një ditë do të vije këtu:

 ??  ?? Arta Marku
Arta Marku
 ??  ?? Në foto: Poetja Ana Ahmatova
Në foto: Poetja Ana Ahmatova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania