Gazeta Shqiptare

Ngjarjet e mëdha

-

jet kolektive kanë rëndësi të ndryshme, në varësi të interesave, gustove apo mundësive. Zgjedhjet përfshijnë të gjithë, në një mënyrë apo një tjetër. Ashtu si me aktivitete­t sportive, janë të përfshirët: kandidatët ( apo sportistët), të apasionuar­it: mbështetës­it e partive ( ose tifozët sportivë), të pavendosur­it: elektorati gri ( dhe ata që vetëm u pëlqen të pinë me shoqërinë) dhe ata që janë kundër: “janë të gjithë njëlloj” (“ulja pak zërin atij sportit”).

Megjithatë, ndryshe nga shembulli i sportit, në zgjedhje ne kemi rastin e artë të luajmë vetë dhe të shfaqim vlerat tona në fushën e votimit. Është një ngjarje e madhe, jo për vendin, jo për shoqërinë, por për ne. Atëherë, pse të mos shënojmë?

Momentet marrin rëndësi kur ne i vendosim me veprimet tona në listën e gjërave për të cilat jemi krenarë. “Veprova siç duhej”. “Nuk u tremba”. “Nuk u tërhoqa”. “Nuk u dorëzova”. Këto janë ngjarjet e mëdha. Këto janë momentet madhështor­e, sepse na ngjajnë. Sepse ne ndryshojmë gjërat. Sepse ne marrim vendime përtej momenteve normale.

Shumë nga ne mund të vendosin të rrimë në shtëpi të bisedojmë me fqinjin. Shumë nga ne mund t’i presin rezultatet nga televizori pa dalë nga shtëpia të dielën. Por nuk do ishim pjesë. Nuk do të mund të themi unë votova… Sepse dihet, vota tregohet. Nëse nuk mendon se ke lirinë të tregosh votën nëse do kishe dëshirë ta thoshe, është një arsye më shumë për të votuar. Për të ndryshuar situatën nuk duhet shumë. Duhesh vetëm ti.

Jepi vetes një moment madhështor. Jepi vetes një ngjarje të madhe. Mos bëj hapa menjëherë, për të shkuar të votosh. Bëj një hap pas, mendohu. Por pastaj mos u tërhiq prej llogarive të së shkuarës apo të së tashmes. E vetmja llogari që ka rëndësi je ti. Ato që bëjmë janë ato që jemi, për veten dhe për të tjerët. Nuk e di se si vepronte me ngjarjet e mëdha e afërmja ime. Por nga respekti që njerëzit dukej të kishin për të, duhet të ketë pasur shumë gjëra për të qenë krenare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania