Gazeta Shqiptare

Nga Inzagi te Roberto Karlos, konfirmime­t vijnë nga Italia

FSHF duket se e ka të vështirë seleksioni­min. Pas ish- milanistit, në skenë del edhe ish- ylli brazilian Ish- lojtari i Realit ka përballë edhe Xengën

-

Një tjetër emër i njo hur nga shkolla ital iane e futbollit del në skenë për postin vakant të trajnerit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Filipo Inzagin, ishsulmues­in e famshëm të Milanit dhe Juventusit, që aktualisht drejton skuadrën e Venecias në Serie B. Lajmi bëhet i ditur nga Xhanluka di Marxo, eksperti i "Sky", veçanërish­t i mirinformu­ar për çështjet e merkatos. Normalisht në FSHF nuk mund të përmendin emra e as bëjnë konfirmime, duke qenë në proces seleksioni­mi e tratativas­h ndërkohë që informacio­net nga Italia, aty ku janë përqendrua­r edhe sondazhet për trajnerin, por edhe postin e drejtorit teknik nuk mungojnë. Në uebsajtin e tij, Di Marxo informon se Federata Shqiptare e Futbollit po mendon për Pipo Inzagin si pasuesin e mundshëm të De Biazit. Vetë ish- sulmuesi për momentin është duke reflektuar dhe më pas do të marrë një vendim nëse është i gatshëm të lërë Serie B dhe Venecian, për të filluar një aventurë si trajner i Kombëtares shqiptare.

Në të njëjtin artikull shtohet se për rolin e drejtorit teknik të Kombëtares, i cili do të menaxhojë edhe sektorin e të rinjve janë bërë sondazhe për Xhankarlo Kamolezen, ish- trajner i skuadrave si Torino, Pro Verçeli apo Livorno, që sezonin e kaluar ka drejtuar Kiason, emri i të cilit është përmendur nga "Sky Sport" Italia edhe si trajner i mundshëm i kuqezinjve, Masimo Morxha, trajner që marsin e kaluar dhe dorëheqjen nga skuadra e Akuila Calcio në Lega Pro dhe Masimo Pisheda përgjegjës teknik i Ko- mbëtares B të Italisë. Një tjetër emër i njohur për opinionin futbollist­ik në Shqipëri, që është kandiduar për stolin e kuqezinjve është dhe ish- interisti Valter Xenga.

ROBERTO KARLOS

Pas Xhankarlo Kamolezes dhe Pipo Inzagit, një tjetër emër përflitet për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë. Mediat italiane kanë zbuluar një emër të bujshëm, që sipas tyre është ndër kandidatët për të drejtimin e kuqezinjve. "Tuttomerca­toweb". shkruan se mes kandidatëv­e tani është edhe Roberto Karlos. Mbrojtësi kampion bote me Brazilin tani ka filluar karrierën e tij si trajner dhe përflitet se mund të marrë drejtimin e Shqipërisë, pas largimit të De Biazit. Padyshim diçka e bujshme kur bëhet fjalë për një emër të tillë të futbollit botëror si Roberto Karlos, por që gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania