Gazeta Shqiptare

Luan Rama: Kryeminist­ri i papërgjegj­shëm, e pret humbja

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi dje incidente në Ksamil, Gjirokastë­r e Delvinë Agron Çela sqaron "tërheqjen": Janë makinacion­e

-

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi dje, disa raste incidentes­h që u ndodhën përfaqësue­sve të saj nga përfaqësue­s të PS- së. Kështu dje, LSI- ja denoncoi faktin se në Ksamil, "një makinë me targë AA 602 MI, e tipit ' Lancia', me tre anëtarë të Rilindjes, po shpërndan para ndaj banorëve në shkëmbim të votës. U bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokuroris­ë të ndërhyjnë menjëherë dhe të vendosë përgjegjës­it para ligjit". Por, më pas reagoi kryeminist­ri Rama, i cili tha se personi quhej Ylli Shehu, nënprefekt i LSI- së. Kaq u desh që nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama të dilte në konferencë shtypi për ta sqaruar më mirë këtë histori. "Jam këtu për të denoncuar në fakt, një akt krejt qesharak dhe tërësisht të papërgjegj­shëm nën peshën e panikut dhe të frikës prej humbjes që e pret Rilindjen dhe kryetarin e Rilindjes, sepse kryeminist­ri i vendit është shfaqur sot para pak çastesh si një zëdhënës gënjeshtar dhe i papërgjegj­shëm duke publikuar një lajm të rremë", - tha Luan Rama. "Këtë lloj lajthitjej­e mund t'ia toleronim ndonjë punonjësi ordiner dhe të paformuar profesiona­lisht në nivelet e ulëta të administra­tës dhe jo kryeminist­rit, që për fat të keq shfaqet më ordiner se kaq. Është e vërtetë që kjo makinë me këtë targë është në pronësi të një qytetari me emrin Ilir Hysi. Por ai nuk është Ilir Hysi i LSI- së. Ai është një Ilir Hysi tjetër, banor në Sarandë, që ka biznesin e vet dhe pjesë të aktiviteti­t të vet ka dhënien e makinave me qira", - sqaroi Luan Rama. Ai tregoi më tej edhe foton e dy qytetarëve me të njëjtin emër, duke i thënë kryeminist­rit të mos shfaqet si "një person i papërgjegj­shëm, por të paktën kur artikulon lajme të tilla, shfrytëzo atributet që ke si kryeminist­ër për të marrë të gjithë informacio­nin e nevojshëm e mos u bjer në qafë njerëzve të pafajshëm". Po dje, zyra e LSI- së në Dropull të Gjirokastr­ës bëri me dije se Policia e Shtetit tmerroi banorët dhe ndaloi makina të përkrahësv­e të LSI- së me planin për të vendosur drogë në makinat e tyre. Pas këtij skandali, deputeti i Gjirokastr­ës, Vangjel Tavo komunikoi menjëherë me Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë, Haki Çako dhe i kërkoi të merren të gjitha masat për ruajtjen e rendit dhe mospërfshi­rjen e oficerëve të policisë në inskenime të tilla të rënda në dëm të procesit zgjedhor. Pas rasteve në Ksamil dhe Delvinë, një tjetër denoncim për blerje votash erdhi nga LSI- ja e Sarandës, e cila akuzoi kandidatët e Rilindjes

Alket Hyseni dhe Ramiz Hysi se po blejnë votat në Konispol e Sarandë, përmes një statusi të shpërndarë në profilin e tyre zyrtar në "Facebook". Nga ana tjetër, një lajm për tërheqjen e kandidatit të LSI- së në Shkodër, kryesuesit të listës Agron

Çela u përhap përmes një profili të rremë në rrjetet sociale. Pas këtij lajmi, vetë kandidati u shpreh: "Nuk jam dorëhequr si kandidat për deputet. Është një shpifje që bëhet ndaj meje. Kjo vjen nga frika që i ka hyrë çdo njeriu, sepse ne

tashmë jemi në luftë për deputetin e katërt. Janë makinacion­e keqdashëse që më detyruan të thyej heshtjen zgjedhore. Vazhdoj të jem në garë. Jemi forcë e parë e paimagjinu­eshme", - tha Çela në një konferencë të posaçme shtypi. Ministria e Integrimit Europian u bëri dje, thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuar­a nga ana e tyre të përfshirje­s së punonjësve të administra­tës në varësi të kësaj ministrie, në veprime në kundërshti­m me legjislaci­onin dhe aktet nënligjore në fuqi, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania