Gazeta Shqiptare

Rama: Timonin e kemi ne. Basha: Fituam. Meta: Forcë e parë

Kryeminist­ri, mesazh deputetëve: Sipas të gjitha gjasave, fituam Kreu i PD- komisioner­ëve: Zgjedhjet i fituam, garantoni votat!

-

PS, PD dhe LSI nxituan dje të flasin secila për fitore të zgjedhjeve vetëm pak çaste pas mbylljes së procesit të votimit. Edi Rama deklaroi se timonin e ka PS- ja, Lulzim Basha nuk ka dyshim se zgjedhjet i fitoi e djathta por tashmë duhet garantuar vota, kurse Ilir Meta ka bindjen se është forcë e parë. Kryeminist­ri Edi Rama u dërgoi një mesazh deputetëve socialistë: "Sipas të gjitha të dhënave, timonin do ta kemi. Ju lutem, ju lutem, ju lutem mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi! Na duhet proces i pastër dhe i pakontestu­eshëm. Rroftë Partia Socialiste! Rroftë çdokush që ka punuar dhe po punon për qëllimin tonë të drejtë! Rroftë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi që na ka besuar dhe mirëkuptim i plotë për këdo që nuk na ka votuar". Më pas Rama kërkon përqendrim për ruajtjen e votës. "Tani përqendrim maksimal dhe disiplinë shembullor­e, për ta çuar me nder, deri në numërimin e votës së fundit, këtë betejë historike për Shqipërinë që duam", - shprehet z. Rama. Por, sapo nisi procesi i numërimit të votave, kryeminist­ri Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj menjëherë iu drejtuan selisë së PS- së. Dy figurat e PS- së do ta ndjekin gjatë gjithë natës procesin e numërimit. Kryeminist­ri Rama kërkon të marrë 71 mandate këto zgjedhje që të qeverisë i vetëm, pa koalicion.

LSI

Ndryshe nga sa pretendon kryeminist­ri Edi Rama që PSja ka fituar timonin e qeverisjes, Ilir Meta reagoi duke bërë thirrje që shqiptarët të ngrihen e të mbrojnë votat. "Timoni perëndoi bashkë me bandat e Rilindjes. Shqipëria foli. Të gjithë në këmbë për të mbrojtur verdiktin e shqiptarëv­e", - shprehet Meta.

OPOZITA

Nga ana tjetër, pas përfundimi­t të procesit të votimit, edhe kryetari i PD- së Lulzim Basha nga selia e PD- së u shpreh optimist për fitoren. "Procesi vazhdon. Sipas raportimev­e tona, unë jam optimist për fitoren", - theksoi kreu i PD- së. Z. Basha përmendi se procesi i dorëzimit të kutive dhe numërimi janë shumë të rëndësishm­e. Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces të zbatojnë ligjin. "U Kutisë së votimit dje iu drejtua edhe ish- kryeminist­ri Sali Berisha, i cili foli për disa raste të blerjes së votës nga socialistë­t. "Ka pasur raste masive të partisë siçiliste për blerjen e votave, dhe kam informacio­net e fundit se po ndodh në Bradashesh, Gostimë e Durrës dhe në një seri vendesh të tjera", - u shpreh ish- kryeminist­ri i vendit, Sali Berisha. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e quajti të djeshmen ditë të çlirimit nga të gjitha pikëpamjet. "Sot ( dje) është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet. Besoj shumë që mençuria e një populli të vjetër si yni, që gjithmonë ka bërë diferencën mes gjithë të tjerëve, do të bëjë diferencën edhe sot", - tha z. Vasili.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Nga procesi i numërimit, dje në një nga KZAZ- të
Nga procesi i numërimit, dje në një nga KZAZ- të
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania