Gazeta Shqiptare

Erion Veliaj

-

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës u pa mbrëmë të hynte në selinë e PS afër mesnatës, kur në këtë seli sapo kishte hyrë pak minuta më parë edhe kryeminist­ri Edi Rama. Ai nuk pranoi të fliste për mediat në kamera, por sipas informacio­nit paraprak që u dha gazetarëve përpara se të hynte në selinë rozë ishte deklarata: Kjo është një fitore shumë e bukur.

bëj thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë proces të sigurojnë dhe garantojnë përmes zbatimit të ligjit që vullneti i popullit të përmbushet. Ju takon juve vëzhgues, numërues të KZAZ- ve, që të bëni gjithçka që vullneti i qytetarëve të përmbushet", - theksoi kreu i PD- së.

Lideri i Partisë Demokratik­e u ka dërguar një mesazh kryetarëve, kandidatëv­e dhe numëruesve të opozitës, ku u kërkon garantimin e votës së shqiptarëv­e. Kreu i PD- së u drejtohet demokratëv­e të tij, ku shprehet optimist ndërsa flet për votë masive dhe fitore. "Të dashur kry- etarë, kandidatë, numërues, komisioner­ë dhe vëzhgues: tani nis procesi vendimtar i numërimit të votave. Të gjitha burimet tona flasin për një votë masive të qytetarëve për PD- në dhe fitoren tonë! Tani është detyra juaj e shenjtë të garantoni numërimin e çdo vote. Unë dhe gjithë demokratët jemi në krahun tuaj për t'ju mbështetur në çdo çast. Punë të mbarë dhe fitore", thuhet në mesazhin e z. Basha. Njëherësh, Partia Demokratik­e u bëri thirrje komisioner­ëve, personelit të policisë dhe të gjitha strukturav­e përgjegjës­e për administri­min e procesit zgjedhor, të marrin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania