Gazeta Shqiptare

"Shkeli heshtjen zgjedhore", Task- Forca referon në polici Erion Veliajn

"Policia dështoi të tregojë numrin total të denoncimev­e"

-

Task-

Forca e ngritur me Vendimin e Këshillit të Ministrave, referuar ngjarjeve në ditën e votimit referoi dje në polici kryebashki­akun e Tiranës, Erjon Veliaj për shkelje të heshtjes zgjedhore. "Rasti i tretë është ai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, i cili në shkelje të heshtjes zgjedhore, sipas denoncimev­e të shumë qytetarëve përmes fotove dhe dëshmive ka shpërndarë fletëpalos­je nëpër shtëpi me lutjen për të votuar Partinë Socialiste me premtimin se buxheti i Bashkisë Tiranë do të përdoret për investime në favor të tyre", - thuhet në vendimin e mbledhjes së gjashtë të Task- Forcës. Ky rast është referuar në polici për verifikim dhe në vijim do të ndërmerren masa të tjera procedural­e të tjera sipas ligjit. Dje, Task- Forca u mblodh në takimin e tij të gjashtë, nën drejtimin e zv/ kryeminist­res Ledina Mandija. Sipas njoftimit për shtyp, "Zyra e kryetarit të Task- Forcës ka adresuar në polici 20 raste të denoncuara nga subjekte elektorale dhe qytetarë të ndryshëm, nga të cilat nga ana e policisë është raportuar vetëm për dy raste". "Policia ka dështuar të tregojë numrin në total të të gjitha den- oncimeve të bëra nga zyra e kryetarit të Task- Forcës, të ministrive apo titullarëv­e të tjerë të institucio­neve në lidhje me përfshirje­n e administra­tës shtetërore në shitblerje­n e votës, intimidimi­n e votueseve nga elementë kriminal apo rasteve të përfshirje­s së policisë në aktivitet të paligjshëm", thuhet nga Task- Forca.

 ??  ?? Task- Forca e ngritur me Vendimin e Këshillit të Ministrave
Task- Forca e ngritur me Vendimin e Këshillit të Ministrave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania