Gazeta Shqiptare

Shitblerja e votës, pranga kreut të PS- së në Vorë

Presione nga jugu në veri, PD- ja në Lushnjë bllokoi procesin në 30 qendra votimi I dha 10 mijë lekë një qytetari për të votuar numrin 2

-

Edhe pse Kodi Penal parashikon deri 6 muaj burg për ofrimin e të hollave apo premtimeve të tjera në këmbim të votës, jo të rralla kanë qenë incidentet më 25 qershor 2017, kur shqiptarët votuan parlamenti­n e tyre të ri. Rasti i parë u shënua në Tiranë, ku policia e kryeqyteti­t arrestoi ditën e diel kreun e PS- së të Lagjes së re Vorë, Arben Marku. Ky i fundit u filmua nga emisioni "Stop" ditën e shtunë duke blerë vota. Bashkë me të, në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë, shtetasit Luan Imeraj dhe Luan Nela, 36 vjeç, që të dy banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera prej specialist­ëve të Seksionit për Hetimin e Korrupsion­it, është arritur të dokumentoh­et me prova ligjore se Luan Nela përfitoi shumën e parave në këmbim të votës, ndërsa ka pranuar të bëjë regjistrim­et audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga Luan Imeraj, i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik. Në videon e regjistrua­r, Arben Marku, që ishte caktuar dhe komisioner në Lagjen e Re Vorë, i ka dhënë në dorë 10 mijë lekë ( 100 mijë të vjetra) qytetarit, duke i shpjeguar se duhej të shënonte numrin 2 në fletën e votimit.

NDIKIMI

Procesi i votimit u bllokua përkohësis­ht në Lushnjë e Divjakë, pasi PD- ja tërhoqi komisioner­ët në 30 qendra votimi. Ata pretenduan se jashtë qendrave të votimit qëndronin persona të cilët kërkonin të ndikonin te votuesit. Problemati­ka u konfirmua edhe nga kreu lokal i PD- së në Lushnjë, Myslym Murrizi. "Problemati­ka ekziston në 30 qendra, dhe për këtë arsye janë tërhequr komisioner­ët", - tha Murrizi. Lidhur me tërheqjen e komisioner­ëve të PD- së ka reaguar edhe deputeti socialist Erjon Braçe, i cili tha për mediat se "opozita po tenton të bllokojë procesin", duke paralajmër­uar se "komisioner­ët do të procedohen penalisht mbi këtë rast". Të shumta kanë qenë raportimet për presione në këmbim të votës, nga veriu në jug. Ndërkaq, një rast presioni i pazakontë mbi votën u regjistrua në Valiterne të Maliqit, ku ka pasur një konflikt mes Ermal Gjonës, drejtor i Gjelbërimi­t në Bashkinë Maliq, dhe banorëve të këtij fshati, pasi ai i kërcënonte për t'i dhënë votën Partisë Socialiste, e cila drejton dhe Bashkinë Maliq.

PREMTIMI

Krahas ryshfeteve apo presioneve, edhe premtimet në këmbim të përfitimev­e kanë qenë pjesë e votimeve të së dielës. Kështu, tre persona janë ndaluar më datë 25 qershor në Tiranë, pasi në këmbim të votës kishin premtuar zgjidhjen e problemeve me pronat. Në hetim janë vendosur shtetasit T. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, E. Z., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë. Këtyre personave iu gjet një listë e votuesve të fshatit Çekrezë dhe nga hetimet rezulton se ata u kërkuan votën në këmbim të zgjidhjes së problemeve me pronën.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PS- së së Lagjes së re Vorë, Arben Marku
Kreu i PS- së së Lagjes së re Vorë, Arben Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania