Gazeta Shqiptare

Italiani i "Exit Poll- it" e shpall: Rama fiton mbi 71 mandate

Rezultatet e sondazheve të para pas mbylljes së kutive

-

Presidenti

i "IPR Marketing", Antonio Notto dek laroi dje në studion e "Ora News" se Partia Socialiste mund të marrë më shumë 71 mandate. Ai tha se kjo nuk është e bazuar në statistikë, por se vlerësimi do të konfirmohe­t në orët e ardhshme. "Kemi bërë një vlerësim për mandatet e mundshme të Partisë Socialiste për të verifikuar nëse PS- ja do të kapërcejë minimumin e 71 mandateve. Sipas këtij vlerësimi që do të përditësoh­et në orët e ardhshme do të shohim edhe partitë e tjera se sa mandate do të marrin. Sipas këtij vlerësimi, Partia Socialiste mund të ketë arritur më shumë se 71 mandate. Është një vlerësim që do t'ua konfirmojm­ë në orët e ardhshme. Sigurisht, ne kemi zhvilluar një ' Exit Poll' në rang kombëtar dhe që ka një marzh gabimi edhe më të lartë", tha Notto. Në rang kombëtar, sipas ' Exit Poll'- it të "Ora News" dhe "IPR Marketing" Partia Socialiste merr 45- 49% të votave, Partia Demokratik­e merr 30- 34 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 11- 15%, LIBRA 1- 3%, PDIU 3- 5%. Sipas "Exit Poll"- it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17- 19 mandate, Partia Demokratik­e 11- 13 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nga 2- 4 mandate. Kemi zhvilluar një ' Exit Poll' në rang kombëtar dhe që ka një marzh gabimi edhe më të lartë", tha Notto. Në rang kombëtar, sipas ' Exit Poll'- it të "Ora News" dhe "IPR Marketing" Partia Socialiste merr 45- 49% të votave, Partia Demokratik­e merr 30- 34 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 11- 15%, LIBRA 1- 3%, PDIU 3- 5%.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania