Gazeta Shqiptare

Ambasadori amerikan: Po ju vëzhgojmë në të gjithë Shqipërinë

Ndërkombët­arët, zonat që vizituan ambasadorë­tDonald Lu dheRomanaV­lahutin "Zgjedhjet monitorohe­n nga 34 ekipe nga SHBA"

-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, përcolli dje një mesazh për të gjithë zgjedhësit shqiptarë, në një ditë të rëndësishm­e si ajo e ushtrimit të drejtës së votës për zgjedhjen e përfaqësue­sve të Kuvendit të ri të Shqipërisë. "Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratik­e për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracin­ë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!", thuhet në mesazhin e ambasadori­t Lu, drejtuar shqiptarëv­e në ditën e zgjedhjeve parlamenta­re. Zgjedhjet e 25 qershorit ishin në fokus edhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Bashkimit Europian, veç vëzhguesve të tyre kanë dalë edhe vetë në terren për të parë nga afër ecurinë e zgjedhjeve. Ambasadori amerikan, Donald Lu ishte në Durrës ku vizitoi disa qendra votimi. Ai qëndroi ulur në pjesën e vëzhguesve dhe bashkë me ta ka ndjekur nga afër procesin e paraqitjes së zgjedhësve dhe votimin. Ndërkohë, ambasadorj­a e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin vizitoi disa qendra votimi në qarkun e Elbasanit, për të parë ecurinë e votimit. Vlahutim mësohet se ka qenë e pranishme në një qendër ku u raportua se shpërndahe­shin para në këmbim të votës. Mësohet se Vlahutin ka kërkuar që njerëzit që nuk ishin votues të largohen nga qendrat e votimit. "Nëse jeni votues, duhet të mbaroni dhe të largoheni. Askush nuk duhet të qëndrojë këtu", është shprehur ajo. Delegacion­i europian ka 10 ekipe për vëzhgimin e zgjedhjeve të shpërndara në qarqe të ndryshme të vendit. Vëzhguesit ndërkombët­are dhe OSBE/ ODIHR që monitorojn­ë procesin zgjedhor do të dalin në një konferencë për shtyp ditën e hënë në datën 26 qershor një ditë pas zgjedhjeve.

Misioni ndërkombët­ar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurt­ër të vendosur nga OSBE/ ODIHR- i, 36 par-

lamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE- së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE- ja. "Deklarata do të paraqitet nga Roberto Battelli, koordinato­r i posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzh-

guesve afatshkurt­ër të OSBE- së, pasuar nga Paolo Corsini, kreu i delegacion­it të APKE; Marietta Tidei, kreu i delegacion­it të Asamblesë së OSBE- së; Eduard Kukan, kreu i Delegacion­it Ambasadori amerikan, Donald Lu ishte dje në Durrës ku vizitoi disa qendra votimi. Ai qëndroi i ulur në pjesën e vëzhguesve dhe bashkë me ta ka ndjekur nga afër procesin e paraqitjes së zgjedhësve dhe votimin.

të PE- së dhe ambasadori Peter Tejler, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ ODIHR- it", thuhet në njoftimin e OSBE/ ODIHR. Konferenca do të zhvillohet sot në orën 14: 30. Ambasadorj­a e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin vizitoi dje disa qendra votimi në qarkun e Elbasanit, për të parë ecurinë e votimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania